Lajme nga vendi
7 VENDE KANË SIGURUAR KUALIFIKIM NË KUPËN E BOTËS 2026
Kupa e Botës 2026 e cila zhvillohet në ShBA, Meksikë dhe Kanada nga data 11 qershor deri më 19 korrik do të pres 48 vendet botërore që do të sigurojnë kualifikim në këtë festë të futbollit botërorë prej të cilave 16 vende nga Evropa.
SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë tre kombëtaret e para që si organizatore të turneut, janë të kualifikuara në Kupën e Botës.
Argjentina ditë më parë u bë kombëtarja e fundit e cila ka siguruar pjesëmarrjen, duke qenë liderë e tabelës nga kualifikimet e kombëtareve të Amerikës së Jugut.
Japonia dhe Irani janë dy kombëtaret të cilat janë kualifikuar nga kualifikueset e Azisë.
Ndërsa e kombëtarja e shtatë, e cila ka siguruar një vend në Kupën e Botës, është Zelanda e Re, duke u kualifikuar si kampionia e Oqeanisë.
Kujtojmë që në Kampionatin Botëror të vitit 2026, për herë të parë do të jenë 48 kombëtare pjesëmarrëse, nga 32 sa ishin më parë. Ndërsa ndeshja finale do të zhvillohet me 19 korrik në ‘’MetLajf’ stadium ‘’ në Nju Jorkut të Nju Xhersit, në të cilin stadium edhe tetë ndeshje tjera të Kupës së Botës.
Shaban Sinani – TV Koha
Lajme nga vendi
Kasami inspekton asfaltimin e rrugës drejt Sellcës: Çdo premtim po e kthejmë në realitet
“Po punojmë me përkushtim që çdo projekt të realizohet me cilësi dhe në afat, në shërbim të qytetarëve. Çdo premtim e kthejmë në realitet. Çdo vendbanim është i rëndësishëm për ne”, ka shkruar Kasami në një postim publik.
Asfaltimi i kësaj rruge pritet të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin dhe lidhjen e zonës me Tetovën, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe zhvillimin lokal. Komuna e Tetovës ka paralajmëruar vazhdimin e investimeve infrastrukturore edhe në vendbanime të tjera rurale./zyrtare.net/
Lajme nga vendi
48 orë paraburgim për dy persona nga Maqedonia: Dyshohen për lidhje me 5 tonë marihuanë të sekuestruar në Serbi
Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit u ka caktuar masën e paraburgimit afatshkurtër prej 48 orësh dy personave të dyshuar. Pas analizës së provave të grumbulluara, autoritetet kanë ngritur dyshime se këta individë kanë ndërmarrë aktivitete konkrete lidhur me sasinë prej 5 tonë marihuanë që u sekuestrua së fundmi në Republikën e Serbisë.
Masa e paraburgimit është vendosur me qëllim që t’i mundësohet prokurorisë kohë e mjaftueshme për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme procesuale dhe për të siguruar praninë e të dyshuarve. Prokuroria sqaron se kjo masë është e justifikuar për shkak të kompleksitetit të rastit dhe karakterit të tij ndërkombëtar, ku afatet kohore për veprim janë shpesh të kufizuara. Institucionet po vijojnë me intensitet punën për zbardhjen e plotë të lëndës dhe kanë paralajmëruar se publiku do të informohet në kohë për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Lajme nga vendi
PROTESTA E PESTË NË TETOVË KUNDËR TATIMEVE RETROAKTIVE
Protesta e pestë me rradhë. Qytetarët sot protestuan përsëri para Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Tetovë për tatimet të cilat u kërkohen të paguhen gjatë kohës që ata kanë punuar jashtë vendit, ata thonë se kjo është e jashtëligjshme. Qytetarët të cilët kanë punuar kryesisht në Irak dhe Afganistan theksojnë se nuk janë kundër tatimeve, por kundërshtojnë ngarkesën e padrejtë dhe retroaktive.
Semi Beqiri – Protestues
Protestuesit kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet e marra me efekt retroaktiv. Besir Abdullahi thotë se protestat janë apolitike dhe kanë për qëllim mbrojtjen e qytetarëve, megjithatë u bën thirrje kryetarëve të partive që t’i mbështesin në këtë mision.
Semi Beqiri – Protestues
Qytetarët paralajmëruan se do të vazhdojnë me protestën derisa të dëgjohet zëri i tyre, ndërsa thonë se protestat do të dislokohen edhe në Shkup nëse nuk gjindet zgjidhje. Ata thonë se tash më janë në kontakt të vazhdueshëm edhe me partitë opozitare dhe se çështja e tyre do të adresohet edhe në parlament së shpejti.
Semi Beqiri – Protestues
Më 13 dhjetor 2025, qytetarët u befasuan nga vendimi i Drejtorisë së të Ardhurave Publike për mbledhjen e taksës mbi të ardhurat e padeklaruara nga jashtë Maqedonisë. Disa prej tyre thanë se nuk janë të informuar mjaftueshëm për detyrimin e deklarimit të rregullt të këtyre të ardhura, ndërsa të tjerë kishin theksuar se njoftimet nga DAP-i u kishin ardhur me vonesë, për të ardhura të realizuara vite më parë.

