Lajme nga vendi
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hetimit që po zhvillohet për tragjedinë në objektin Puls në Koçani
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hetimit që po zhvillohet për tragjedinë në objektin Puls në Koçani, ku humbën jetën 59 persona. Partia akuzon institucionet përgjegjëse për mosveprim dhe fshehjen e të vërtetës, duke theksuar se ato ishin të informuara për shkeljet dhe kushtet e rrezikshme në këtë objekt.“Faktet janë gjithnjë e më të qarta: disa profesionistë brenda policisë së Koçanit nuk mund të heshtnin përballë shkeljeve të hapura dhe kishin dërguar informacione të shkruara për problemet në objektin PULS. Këto dokumente janë problemi më i madh për Qeverinë dhe strukturat e saj policore, sepse nuk mund të injorohen. Pikërisht për këtë arsye, këto struktura, me mbështetjen e Qeverisë, po punojnë ditë e natë për të zbatuar planin e tyre monstruoz për të zhvendosur fajin kudo tjetër, përveçse aty ku është me të vërtetë. Është e qartë se gjithë zinxhiri komandues i policisë ishte në dijeni për të miturit që festonin pas mesnate, për përleshjet e vazhdueshme, për shpërndarjen e rregullt të drogës, për shkeljet e sigurisë, për kushtet e mjerueshme në të cilat operonte objekti dhe madje edhe për kaosin me parkimin.”Ata thonë se, me cinizëm të skajshëm, po bëhet përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe mbrojtjen e fajtorëve, duke fajësuar padrejtësisht ish-zyrtarë dhe opozitën. Qeveria nuk kërkon drejtësi, por alibi. “Strukturat policore, me ndihmën e Qeverisë, po krijojnë një histori të re ku asnjë drejtues policor, asnjë shef, asnjë komandant nuk është fajtor. Përkundrazi, akuzohet një ish-ministër i ekonomisë, një person që nuk ka shkelur kurrë në Koçan dhe që nuk ka pasur asnjë kompetencë për inspektimin e objekteve apo për kontrollin e lokaleve. Këtu shfaqet monstruoziteti i këtij plani.”Në reagimin e saj, BDI kërkon hetime të pavarura dhe transparente mbi përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë dhe të gjitha palëve që kanë pasur dijeni për shkeljet në objektin Puls. Ata kërkojnë që të bëhet një proces i ri hetimor, që të hetohen personat që mund të jenë përpjekur për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar rezultatet e hetimeve.BDI akuzon institucionet për fshehjen e të vërtetës
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

