Connect with us

Lajme nga rajoni

“Tik-Tok rihapet kur të ofrojë siguri”, Rama: Shfaqni në shkolla filmin “Adolescence”

Published

on

Kryeministri shqiptar, Edi Rama këshilloi mësuesit që të shfaqin në shkolla serialin “Adoleshenca” për të kuptuar realitetin e ri ku rriten fëmijët e sotëm dhe rreziqet që ju kanosen.

“Do t’ju sugjeroja që të shikon një film që ka dalë së fundmi që quhet “Adoleshenca”, ta ndanit me të tjerë dhe të bënim shfaqje filmi me nxënësit. Është një film që ka tronditur botën dhe flet për sfidat dhe sa larg jemi ne dhe sa pak kuptojmë ne kur na duket se kuptojmë shumë nga fëmijët tanë”.

Ai përsëriti se “Tik Tok” do të rihapet vetëm pasi kompania të ofrojë siguri për përdoruesit e mitur.

“Më vjen mirë që sot TikTok është mbyllur dhe që fëmijëve, nxënësve iu kemi siguruar një mbrojtje nga një influencë shumë negative që i qëndronte mbi kokë 24/24. Përfitoj nga rasti ta përsëris për të gjithë dhe mirë është që mësuesit t’ia thonë prindërve, por edhe nxënësve që përpjekja për të instaluar TikTok, duke përdorur të ashtuquajtura VPN të lira që gjenden në internet është shumë e rrezikshme, sepse ato praktikisht e bëjnë telefonin të grabitshëm me të gjitha të dhënat që ka brenda, kështu që prindërit duhet të jenë të vëmendshëm në këtë aspekt.

Ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë nëpërmjet AKSH dhe Ministrisë së Arsimit dhe kemi kërkuar nëse do të ketë akses në Shqipëri duhet që të na paraqesë një propozim të besueshëm për një numër të caktuar filtrash sigurie për fëmijët tanë dhe një program për të stimuluar mësimin për shkencën dhe matematikën që TikTok i ka në gamën e vet të shërbimeve. Duhet që të na garantojnë që fëmijët janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme dhe kompania na ka premtuar se do të na e paraqes këtë propozim dhe çfarë ajo do na afrojë do të duhet që të ndahet edhe me mësuesit dhe me prindërit. Besoj se në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë në Shqipëri”, tha ai, raporton A2Cnn.

Advertisement

Lajme nga rajoni

Policia pengon serbët të hyjnë me flamuj në Gazimestan

Published

on

Serbët që do të marrin pjesë në festën e Vidovdanit, janë penguar të futen brenda rrethojave pranë monumentit të Gazimestanit me flamujt serbë. Ndërkohë, Policia e Kosovës bën thirrje për manifestim të qetë dhe apelon për shmangie të provokimeve. “Përmes këtij njoftimi zyrtar, Policia e Kosovës APELON te të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit që të manifestojnë në mënyrë të qetë, të shmangun çdo provokim të mundshëm, të respektojnë ligjet dhe udhëzimet e Policisë së Kosovës, e cila do të jetë prezentë me njësitë e saja për ofrim të sigurisë dhe parandalim të çdo veprimi të kundërligjshëm”. Një ditë më parë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti hodhi pretendimin se për të zhvendosur vëmendjen nga protestat në Beograd, Serbia ka në plan të nxisë incidente në Gazimestan. “Sipas vlerësimeve të institucioneve tona të sigurisë dhe inteligjencës, ka përpjekje që tubimi në Gazimestan të jetë sa më masiv. Prandaj janë organizuar grupe serbësh nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina që të vijnë në Kosovë nesër. Tradicionalisht, grupet e tilla kanë qenë provokuese, duke bartur simbole nacionaliste serbe e ruse, që bien në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe janë gjithashtu edhe kundër vlerave demokratike e evropiane” tha Kurti.Çdo 28 qershor, serbët festojnë Vidovdanin, atë që e quajnë Beteja e Kosovës. Festa fillon me një meshë në Manastirin e Graçanicës, për t’u zhvendosur në Gazimestan, pak kilometra larg Prishtinës.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Pas 249-vjetorit të Pavarësisë, Ambasada e SHBA në Tiranë feston edhe 250-vjetorin e Forcave të Armatosura: Ushtria më e madhe që bota ka njohur ndonjëherë

Published

on

Në një atmosferë festive dhe plot simbolikë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri organizoi një ceremoni madhështore për të shënuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës. Ngjarja u zhvillua në praninë e aleatëve, partnerëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, të cilët iu bashkuan festimeve për të nderuar historinë, vlerat dhe miqësinë e ngushtë SHBA–Shqipëri.

Përveç përkujtimit të Ditës së Pavarësisë, ceremonia shënoi edhe një tjetër jubile të rëndësishëm — 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të SHBA, degët e para të ushtrisë amerikane, e cilësuar si më e fuqishmja në historinë botërore.

foto galeri

    • foto galeri
    • foto galeri
  • foto galeri

Ambasada shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë të ftuarit që ndanë këtë moment domethënës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë në rajon për mbrojtjen e lirisë dhe vlerave demokratike.

Ambasada e SHBA festoi me krenari 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës së bashku me Aleatët dhe partnerët tanë në Shqipëri. Duke nderuar liritë tona dhe heronjtë që luftojnë për to, festuam gjithashtu 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara — degët e para të ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë. Falënderime të përzemërta për të ftuarit tanë që na u bashkuan për të shënuar këtë ditë!
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Hapja e kalimit mbi Ibër, Kurti nuk vendos dot vetëm

Published

on

Hapja për qarkullimin e automjeteve në urën kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, po konsiderohet domosdoshmëri, veçanërisht pas testimeve të bëra nga Bashkimi Europian. Sipas qeverisë në detyrë, pavarësisht kësaj, plani për ndërtimin e dy urave të tjera mbi lumin Ibër, do të vazhdojë. Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ka mirëpritur testimin e urës së Ibrit nga BE, theksoi nevojën që tani Bashkimi Evropian të pajtohet për hapjen e saj. Hapja për qarkullim e urës kryesore mbi lumin Ibër ishte parashikuar në vitin 2017, në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve

Continue Reading

Më të lexuarat