Lajme nga rajoni
Në Lundër të Tiranës, donin të vrisnin gruan e Roan Brahimit/ Policia: Makina me targa të ngjashme, autorët ngatërruan objektivin

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur për atentatin e mbrëmjes së të enjtes në Lundër të Tiranës, ku katër persona mbetën të plagosur.
Paraprakisht, ka dyshime të forta se ky rast ka fije lidhëse me atentatin e Lezhës ku u vra me breshëri plumbash Gjovalin Prendi, babi i Roan Brahimit, edhe ky i vrarë në Greqi dhe i njohur si rival i Ervis Martinajt.
Burime sqarojnë se gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas ngjarjes në Lezhë.
Mësohet se gruaja e Brahimit ka edhe shtëpinë afër me familjen Demiraj.
Burime thonë se ka dyshime të forta që shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roanit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.
Të plagosur në atentatin në Lundër mbetën Arenc Sefa 34 vjeç, Klan Mullahi 19 vjeç, dhe dy të miturit B.D., 11 vjeç dhe M.D., 17 vjeç.
Lajme nga rajoni
Hapja e kalimit mbi Ibër, Kurti nuk vendos dot vetëm

Hapja për qarkullimin e automjeteve në urën kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, po konsiderohet domosdoshmëri, veçanërisht pas testimeve të bëra nga Bashkimi Europian. Sipas qeverisë në detyrë, pavarësisht kësaj, plani për ndërtimin e dy urave të tjera mbi lumin Ibër, do të vazhdojë. Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, njëherësh deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ka mirëpritur testimin e urës së Ibrit nga BE, theksoi nevojën që tani Bashkimi Evropian të pajtohet për hapjen e saj. Hapja për qarkullim e urës kryesore mbi lumin Ibër ishte parashikuar në vitin 2017, në kuadër të dialogut të Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve
Lajme nga rajoni
Tmerr në Greqi/ Djali vret prindërit me gërshërë, vihet në pranga

GRQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Messinias, në Kalamata të Greqisë. Mësohet se një 61-vjeçar ka vrarë prindërit e tij, babanë 96-vjeçar dhe nënën 93-vjeçare. Dyshohet se të moshuarit janë vrarë me gërshërë brenda banesës së tyre këtë të diel.
Sipas mediave greke autori vuan nga probleme psikologjike. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe kanë qenë fqinjët ata që telefonuan policinë, pasi dëgjuan britma nga banesa e çiftit të moshuarve. Me të mbërritur policia në vendngjarje gjeti dy të moshuarit përtokë mes gjakut dhe djalin e tyre, i cili u arrestua.
Lajme nga rajoni
Gjarpri futet në Parlament, deputetët ia mbathin nga salla

Parlamenti në Bosnje dhe Hercegovinë është mbyllur për një arsye krejt të pazakontë. Sipas mediave atje, një gjarpër i vogël çoi në ndërprerjen e seancës së Dhomës së Popullit të Federatës së parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Përpara se të fillonte seanca, deputetët vunë re një gjarpër të vogël që zvarritej në dyshemenë e sallës.
Përfaqësuesit u larguan nga salla dhe problemi u zgjidh nga një nga punonjësit e shërbimit teknik, i cili e kapi gjarprin me një leckë të zakonshme dhe e nxori jashtë.
Më vonë doli se ishte një gjarpër lumi jo-helmues që ndoshta kishte hyrë përmes vrimave të ventilimit, sepse salla është në nivel me shtratin e lumit Miljacka, i cili është habitati i këtyre zvarranikëve.
Megjithatë, Tomislav Martinović, Kryetar i Parlamentit, vendosi ta shtyjë seancën derisa ambientet të inspektoheshin plotësisht dhe ‘të siguroheshin kushtet për punën e sigurt dhe të papenguar të degës legjislative’.
Ai kërkoi gjithashtu që Ministria e Brendshme e Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës të kryejë një hetim. Ministri i Punëve të Brendshme të Entit, Ramo Isak, e quajti gjithçka një farsë para gazetarëve.
‘Një gjarpër i vogël për të penguar seancën, kjo është qesharake. Le të mos jemi mendjelehtë’, tha ai.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve