Lajme nga vendi
Visar Ganiu tregon projektet infrastrukturore për vitin 2025 kap shifrën prej rreth 8.7 milionë euro
Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, në një paraqitje për media ka treguar projektet për vitin 2025, që siç tha, do të fokusohen në zhvillimin e infrastrukturës modern, ndërtimin e çerdheve, përmirësimin e shërbimeve publikeve dhe krijimin e hapësirave të reja për komunitetin. Ganiu tha se investimet do të jenë në vlerë prej rreth 8,7 milionë euro.
Sot, në ambientet e Komunës së Çairit u mbajt konferenca për shtyp, ku u prezantua programi i projekteve infrastrukturore të planifikuara për vitin 2025, të cilat janë pjesë e mbështetjes financiare të ndarë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Gjatë konferencës, përfaqësuesit e Komunës, të kryesuar nga Kryetari i Komunës së Çairit dhe ekipi i tij, prezantuan në mënyrë të strukturuar dhe të detajuar investimet strategjike që synojnë zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës publike dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët.
U bë e ditur se vlera e përgjithshme e projekteve infrastrukturore për vitin 2025 kap shifrën prej rreth 8.7 milionë euro, ndërsa projektet që tashmë janë në proces realizimi në lagjet Dizhon, Sahat Kullë dhe Seravë arrijnë një vlerë prej mbi 2.7 milionë euro.
Përmes një materiali vizual të dedikuar, të pranishmit patën mundësinë të ndjekin nga afër projektet konkrete të cilat përfshijnë modernizimin e rrjeteve nëntokësore, rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e objekteve edukative si çerdhe për fëmijë, si dhe krijimin e hapësirave të reja publike në të gjitha lagjet e komunës.
Komuna e Çairit riafirmon angazhimin e saj për të vijuar me realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të territorit komunal, duke vlerësuar mbështetjen e Qeverisë në përkrahje të komunave përmes fondeve të dedikuara për projekte infrastrukturore.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

