Connect with us

Sport

CHAMPIONSI: INTER KUALIFIKOHET NË FINALE

Published

on

Interi në ndeshjen  kthyese të  gjysmëfinales  të Ligës së  Kampionëve në ‘’San Siro’’ mundi  Barcelonën 4-3 dhe kualifikohet në  finalen e madhe që do të zhvillohet më 31 maj në Munih. Finalisti i  dytë do të mësohet sonte   pas  ndeshjes PSZH – ARSENAL

 Interi është ekipi i parë finalist i këtij sezoni të Ligës së Kampionëve pasi  mbrëmë në një ndeshje spektakolare që zgjati mbi 120 minuta  mundi  Barcelonën me rezultatin 4-3 dhe  me  rezultatin e përgjithshëm nga të dyja  takimet 7 me 6 kualifikohet për finalen e 31 majit që  do të luhet në “Allianz Arena” në Munih

Pas spektaklit në ndeshjen e parë në Katalonjë, ku rezultati përfundimtar shënoi 3-3, edhe mbrëmë në “San Siro” pamë një ndeshje spektakolare që nga minuta e parë e deri në fund, e cila po ashtu regjistroi shifrat 3-3 gjatë kohës së rregullt. Në kohën shtesë prej 30 minutash, Interi shënoi golin e katërt që vulosi kualifikimin për në finale.

Autor të golave për Interin ishin Lautaro Martinez, Hakan Çalhanoglu nga penaltia, Akerbi dhe Davide Frattesi, ndërsa për Barcelonën shënuan Eric Garcia, Dani Olmo dhe Rafinja.

Interi në  finale  do të përballet me fituesin nga ndeshja e sontme mes PSZH dhe Arsenal, që fillon në ora 21:00.Kujtojmë se  në ndeshjen e parë në Londër fituese doli kampioni francez me rezultatin 1-0

Advertisement

Sport

VOLEJBOLL: DISFATA E KATËRT RADHAZI E KV UNIVERSITETI I TETOVËS

Published

on

Java e katër e kampionatit  në ligën e parë të volejbollit  për meshkuj në  fazën e play off-it është kompletuar  mbrëmë me ndeshjen  Susheva – Univeristeti i Tetovës që  ka përfunduar  me  fitore të vendasve  3-2  në sete.

 Java e  katërt e pjesës së dytë kampionatit  në  ligën e parë të volejbollit   në kategorinë e meshkujve   nuk  solli  asnjë  befasi , pra  skuadrat  favorite  nuk  lëshojnë  pozitat  edhe  pretendimet e tyre. Në ndeshjen e fundi  të  raundit  të katërt  në  fazën  play off  Susheva mundi ekipin Universitetit të Tetovës  me rezultatin  3-2  në sete. Për  ekipin e  Universitetit të Tetovës  ishte  kjo   disfata e katërt  me  radhë  në  pjesën  e dytë të  kampionatit

Në dy  ndeshjet  tjera  që u zhvilluan  në fundjavë  u  shënuan  këto rezultatet UGD Shtipi –Boreci  3-1  në  sete  dhe  Strumica – Rabotniçki  3-0,  Pas  15  ndeshjeve  të zhvilluara tabelën e  fazës së play off-it  e kryeson UGD Shtipi me  43  e ndjekur  nga Boreci i Velist  që ka  38 pikë, , kampioni në fuqi Strumica  tani me  37 pikë mbanë pozitën e tretë

Në fazën e play out ekipi i Shkëndijës  me fitoren në Strumicë  kundër  Makedonija  Xhio  3-0 në sete ka  regjistruar  fitoren e  katërt  radhazi,  ndërsa Liria e  Zherovjani  me  rezultatin  3-0  në sete  mundi  Vesna Probishtipin,  Fitore   në  cilësinë e  mysafirit  ka regjistruar edhe  klubi i volejbollit Skopje kundër  Janta  Volej.  Në fazën e play out kryeson Shkëndija me  26 pikë para  ekipit Liria të Zherovjanit me  23 pikë.

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV KOha

Continue Reading

Sport

SONTE NIS SPEKTAKLI I PLAY-OFF-IT NË LIGËN E KAMPIONËVE

Published

on

Continue Reading

Sport

MILANO-CORTINA:  AUSTRIA FITON TË ARTËN NË GARËN KËRCIME ME SKI

Published

on

Në garën e re  kërcime  me  ski  në kushte tejet të papërshtatshme  atmosferike,  Austria  arrin të  fiton medaljen e  art, para Polonisë; dhe Norvegjisë.

 Austria ka fituar medaljen e artë në garën e re olimpike në kërcime me ski në Lojërat Olimpike Dimërore Milan–Cortina 2026. 

Dy sportistët austriakë, Stephan Embacher dhe Jan Hoerl, i kanë siguruar vendit medaljen e artë në këtë disiplinë.

Në një mbrëmje dramatike në Predazzo, gara nuk ka arritur të përfundojë plotësisht, pasi raundi i tretë është anuluar për shkak të kushteve të rënda atmosferike. Si pasojë, rezultatet e raundit të dytë janë shpallur përfundimtare.

Medalja e argjendtë ka shkuar për Poloninë, ndërsa e bronzta për Norvegjinë.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat