Lajme nga vendi
VLEN: Taravari u vodhi pesë mandate qytetarëve në emër të ndryshimit, tani tenton t’i dërgojë në kazanin e BDI-së
Koalicioni VLEN e ka akuzuar Arben Taravarin për “kontrabandim” të deputetëve, për të cilët thonë se i fitoi në emër të ndryshimit. Nga VLEN thonë se Taravari dëshiron të shkojë në “kazanin e BDI-së ku vlon krimi dhe korrupsioni”.
“Nuk është kohë e gjatë vetëm një vit më herët, në po këtë muaj të vitit që lamë pas derë më derë kandidatët për deputetë atëkohë e sot deputetë të ASH-së, të mbështjellur nën logon e VLEN-it, u thonin qytetarëve “ne jemi ndryshimi”, ne nuk shkuam me BDI-në. Ziadini është tradhtari se ai po tenton t’ia zgjat pushtetin BDI-së. Qytetarët e thanë fjalën e tyre, votuan për ndryshimin. Ndryshimi erdhi. Taravari dezertoi, por për një dezertor i ligë nuk duhet të rreshtohet gabimisht e tërë ushtria. Dezertori jo vigjilent nuk duhet të determinojë orientimin e një ushtrie të denjë, të pastër, me qëllim konkret. Tani është koha për reflektim, të gjithë deputetët, anëtarët, aktivistët të pozicionohen në anën e duhur aty ku ishin. Nëse Selën e braktisët për këtë shkak, ose siç preferoni ju ta quani se krahu i Selës u larguan, vetëm që ky i fundit shkoi me BDI-në. Ku është tani logjika që të qëndroni krahë Taravarit, i cili po u kthen edhe te Sela edhe te Ahmeti. Ne besojmë në vigjilencën e aktivistëve të sinqertë, punëtorëve të zellshëm që ndryshimi vetëm ka nisë, por duhet të vazhdojë. Taravari është lodhur shumë, mbase për shkak se nuk ka ecur maleve sikurse Ahmeti nuk ka kondicion më shumë. Taravari po punon që të shkojë në pension të parakohshëm politik. VLEN është dhe do të jetë mburoja e shqiptarëve, rreshtohuni tani në anën e duhur, tani është koha”, thuhet në komunikatën e VLEN-it.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

