Connect with us

Lajme nga vendi

Promovohen investimet në Qendrën për Arsim Profesinal “Mosha Pijade”- Tetovë

Published

on

Lajme nga vendi

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka pasur të shtëna në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, ku një person ka mbetur i plagosur, përcjell TV21.

“Sipas denoncimit të bërë më 29.05.2025, në ora 12:53 në SPB Shkup, në fshatin Matkë e Epërme, komuna Saraj, Sh.I. (36) nga fshati Gërçec, rajoni i Shkupit, është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit. Sipas raportit, derisa ai po ecte në këmbë, dy persona të panjohur kanë shtënë ndaj tij dhe më pas janë arratisur. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Imerlije Saliu: Mërgata nuk fshihet nga listat e votimit– mërgata është ZEMRA JONË!

Published

on

Deputetja e Alternativës dhe e koalicionit VLEN, Imerlije Saliu, ka deklaruar se mërgata nuk fshihet nga listat e votimit, duke shtuar se populli është lodhur nga dramat e sajuara për interesa të politikave ditore.

“Mërgata nuk fshihet nga listat e votimit– mërgata është ZEMRA JONË!

Populli është lodhur nga manipulimet dhe dramat e sajuara për interesa të politikave ditore.

Nga regjistrimi i popullsisë më 2021, rezultatet janë alarmante për vendbanimet shqiptare. Plot 85.003 shqiptarë më pak në këto komuna në krahasim me vitin 2001!

Kjo nuk është thjesht statistikë – është pasojë e drejtpërdrejtë e 22 viteve qeverisje të BDI-së, që në vend se t’u sigurojë shqiptarëve kushte për jetë dinjitoze në vendin e tyre, ua tregoi valixhet dhe i shtyu drejt emigrimit për kafshatën e gojës dhe për kushte më të mira.

Advertisement

Ju i detyruat të rinjët pjesën më të vyeshme të shoqëris ta braktisin vendin të boshatisin shtëpitë e tyre duke i lënë prindërit dhe të moshuarit të vetëm nëpër shtëpi, sot pa fije turpi në foltore bëni aktorët e teatrove politike.
Ja të dhënat Statistikore per vendbanimet shqiptare nga regjistrimi I popullesis në vitin 2001 dhe 2021
2001 2021
Gostivari: 81.042 në 59.770 -21.272 banorë
Kërçova: 56.734 në 39.669 -17.065 banorë
Struga: 63.376 në 50.980 -12.396 banorë
Kumanov: 105.484 në 98.014 -7.470 banorë
Vrapçishti: 25.399 në 19.842 -5.557 banorë
Zhelina: 24.390 në 18.988 -5.402 banorë
Tearca: 22.454 në 17.694 -4.760 banorë
Likova: 27.058 në 22.308 -4.750 banorë
Dibra: 19.542 në 15.412 -4.130 banorë
Bërvenica: 15.855 në 13.654 -2.201 banorë
Kur e shkaktuat ktë MURTAJ TË BARDHË ndaj popullit shqiptare, me dorën tuaj e kishit votuar edhe drejtorin e më e keqja zëvendës drejtorin e Entit Shtetëror Statistikor i cili ishte shqiptare. Pse nuk reaguat kur i etiketuat shqiptarët ne REZIDENT DHE JOREZIDENT.
Mërgata jonë u largua– jo sepse donin, por sepse JU i detyruat”, ka shkruar Saliu.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjatë bastisjeve në burgun e Idrizovës u gjetën 37 telefona dhe 50 gramë marihuanë

Published

on

Nga Drejtoria për Zbatimin e Sanksionev njoftojnë se në burgun e “Idrizovë” është kryer një kontroll në repartin e hapur, gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e gjësendeve të ndaluara.

“Gjatë aksionit janë sekuestruar: 50 gramë marihuanë, 48 karikues telefoni, 37 telefona celularë, 3 USB, 5 kufje me bluetooth, 3 bateri për telefona celularë dhe tableta metadon”, njoftojnë nga DZS.

Continue Reading

Më të lexuarat