Sport
BOTËRORI 2026: KOMBËTARJA VIJON PUNËN NËN URDHËRAT E SiLVINJOS

Në prag të ndeshjes kualifikues për Kupën e Botë 2026, kundër Serbisë dhe Letonisë Kombëtarja Shqiptare vijon përgatitjet sipas programit të hartuar nga trajneri Silvinjo.
Kombëtarja shqiptare vijon stërvitjet e rregullta në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Serbisë të shtunën dhe Letonisë të martën.
Të gjithë lojtarët i janë bashkuar ekipit në grumbullim. Në stërvitjen e sotme nuk mori pjesë vetëm Rey Manaj, i cili po kalon një gjendje gripale dhe po mbahet në monitorim nga stafi mjekësor i Kombëtares.
Stafi teknik i drejtuar nga trajneri Silvinjo zhvilloi stërvitje tekniko-taktike me lojtarët.
Ditën e nesërme, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e radhës, e cila do të jetë e hapur për mediet në 15 minutat e para.
Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvillohet të shtunën me fillim në ora 20 e 45 në stadiumin kombëtar ‘AIR ALBANIA’ në Tiranë
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
FUTBOLL: SHKËNDIJA – SHKUPI HAPIN SIPARIN E KAMPIONATIT TË RI

Sezoni i ri 2025/2026 në elitën e futbollit të Maqedonisë fillon më 8 gusht me dy ndeshje interesante në Tetovë dhe Shkup. Në Tetovë përballen Shkëndija – Shkupi, ndërsa në Shkup takohen Vardari – Pelisteri .
Sezoni i ri 2025/2026 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë fillon të premten,më 8 gusht, ndërsa sipari i sezonit të ri do të hapet me dy ndeshje derbi si ajo në stadiumin e qytetit në Tetovë ku do të përballen kampioni në fuqi klubi i futbollit Shkëndija me ekipin FC Shkupi nga Çairi ashtu e dhe ndeshja në arenën “Todor Proeski” mes Vardarit dhe Pelisterit
Përballja në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës dhe Shkupit, ndeshje me të cilën edhe zyrtarisht nis sezoni i ri zhvillohet të premten me fillim në ora 17:00 .
Ndërkaq ndeshja tjetër që gjithashtu luhet të premten por me fillim në ora 20:00 në arenën“Todor Proeski” luajnë Vardari dhe Pelisteri nga Manastirit dy rival të vjetër në fushën e gjelbër .
Dy ndeshje të javës së pare të kampionatit të ri do të zhvillohen të shtunën me fillim në ora 17:30 dhe atë në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë aty ku do të përballen Bashkimi dhe debutuesi në Ligën e pare të futbollit vendor klubi i futbollit Arsimi i Çegranit. Të shtunën gjithashtu zhvillohet edhe një ndeshje interesante me që në stadiumin e qytetit në Strugë, takohen Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P. Java e pare e kampionatit vazhdon edhe të dielën dhe të hënën. Të dielën takohen Tikveshi –Rabotniçki, ndërsa java e parë mbyllet të hënën me ndeshjen Sileksi – AP Brera, ndeshjet që luhen të shtunën, të dielën dhe të hënën fillojnë në ora 17:30.
Kujtojmë se me vendimin e Federatës së futbollit të Maqedonisë në gjitha ndeshjet e kampionatit të ri duke filluar nga java e parë deri tek ajo e fundit do të implementohet edhe sistemi WAR.
Lajme nga vendi
SONTE FILLON MANIFESTIMI SPORTIV ‘’BASKETBOLLI N’SHESHË’’

Me dy aktivitet sportive ‘’Basketbolli n’sheshë’’ dhe turi me biçikleta do të mbyllet Vera Kulturore Tetovare 2025
Në kuadër të verës kulturore tetovar 2025 ‘’Tetova n’festë’’ në dy netët e fundit do të mbahet manifestimi sportiv ‘’Basketbolli n’sheshë’’ ku pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar tetë ekipe nga Tetova, Shkupi, Gostivari dhe Struga, ndërkaq para fillimit të garave do të performojnë nxënësit e klubit së basketbollit Tetova Bulls . Garat Basketbollit në rrugë që do të mbahen në sheshin ‘’Iliria’’ në Tetovë do të zhvillohen sipas rregullave striktë të Asociacionit Street Basketball. Për këtë aktivitet dhe aktivitetin me biçikleta që mbahen gjatë ditës së nesërme zëdhënësi i Komunës Albion Halili tha se gjithsejtë janë mbajtur 7 aktivitet sportive në kuadër të manifestimit vera Kulturore tetovare
‘’Në vazhdën e aktiviteteve të verës tetovare ‘’Tetova n’festë’’ sonte ekmi basketbollin në rrugë ku marrin pjesë 8 ekipe . 3 ekipe nga Tetova, 3 ekipe nga Shkupi, 1 ekip nga Gostivar dhe 1 nga Struga. Sigurisht për vendet fituese do të ketë edhe shpërblime. Ndërsa në kuadër të verës kulturore tetovare gjithashtu nesër do të kemi edhe çiklizmin ku garues të ndryshëm do të bëjnë rutën nga qendra e qytetit deri në Kodrën e Diellit. Po ashtu edhe për ata ka mjete apo vende shpërblyese. Gjithsejtë kemi pasur nëse nuk gaboj mbi 6 apo 7 aktivitete sportiven kuadër të verës tetovare‘’ deklaroi zëdhënsi Albion Alili
Komuna e Tetovës për ekipet fituese të këtyre aktivitete sportive me çka do të mbyllet ky edicion i Verës Kulturore tetovare do të ndanë shpërblime si Kupa dhe medalje
Sport
VARDARI TURPËROHET NË UEFA LIGËN E KONFERENCAVE

Me disfatën e turpshme 5-0 nga Lozana, ekipi i Vardarit përfundon aventurën e vetë në garat europiane. Shkëndija e Tetovës mbetet skuadra vetme që mbron nderin e futbollit të Maqedonisë në garat europiane
Përfaqësuesi Maqedonisë së Veriut, skuadra e Vardarit e përfundoi rrugëtimin e vetë në garat e UEFA Konferencë Ligën pasi në ndeshjen kthyese pësoi humbje të thellë 5-0 duke e përmbysur epërsinë e Vardarit nga ndeshja e parë në Shkup humbën 2-1.
Skuadra vendase dëshmoi cilësi dhe ishte e vendosur të anulonte avantazhin e Vardarit që në fillim të duelit kur mori epërsinë 1:0 me një gol të Noah Disene në minutën e 16-të. Në fund të pjesës së parë, Lozana shënoi dy gola të tjerë, që i realizuan Kali Sene në minutën e 33-të dhe në minutën e 45+2. Në pjesën e dytë për vendasit shënoi Alban Ajdini në minutën e 55-të për epërsinë 4:0 dhe Seydou Traore me golin e pestë në minutën e 84-të shënoi për vulosi fatin e Vardarit.
Vardari në Lozanë nuk ishte e vetmuar pasi në tribunat e stadiumit kishte në numër të konsideruar të tifo grupit të tyre por që ishte kotë pasi ekipi nuk ishte në nivelin për të bërë ballë zviceranëve. Kështu pas eliminimit të Sileksit dhe Rabotniçkit që raundin e parë, të Konferencë Ligës, në raundin e dytë u eliminua edhe Vardari. Pra Shkëndija është skuadra e vetme nga Maqedonia e Veriut që vazhdon garat në fazën eliminatore të UEFA Liga e Kampionëve. Shkëndija tani për tani ka të sigurta edhe 10 ndeshje evropiane gjatë këtij sezoni
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve