Lajme nga vendi
KASAMI: JEMI NË PËRPJEKJE TË VAZHDUESHME PËR LIRIMIN E HAPËSIRAVE PUBLIKE
Bizneset private vazhdojnë të uzurpojnë hapësirat publike në qytetin e Tetovës, duke penguar qarkullimin e lirshëm të qytetarëve dhe duke krijuar kaos në qytet. Për kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami, komuna në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente është vazhdimisht në luftë me këta biznese që shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike. Ai thotë se do të vazhdojnë edhe më tutje me masat për konfiskimin e tezgave.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës
“Në shumë raste, kemi intervenuar në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, me policinë, inspektoratin e tregut, edhe me drejtorinë e të hyrave publike dhe ka pasur raste që këto tavolina janë konfiskuar, janë marrë, sepse është fakt që ka pasur kështu situata, janë marrë nga Inspektorati, janë larguar dhe janë kthyer prapë. Por përsëri po them që është një luftë permanente për shkak të tendencës permanente nga disa biznese private që të shfrytëzojnë jashtë ligjith hapësirat publike. Lufta jonë është e përditshme dhe gati në përditshmëri apo c’do javë kemi aksion të Inspektoratit. Por, nëse nuk kanë efekt vetëm aksionet e Inspektoratit do I përsërisim aksionet e kordinuara edhe me organet e tjera për konfiskim të këtyre tavolinave.”
Kasami thotë se megjithatë, në trotuaret ku ka hapësirë prej më shumë se një metër e gjysmë janë dhënë leje për të zhvilluar këta biznese.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës
“Ne e dimë si ka qenë situata më herët dhe si është sot. Lokacionet janë rreth lumit, në pjesën tjetër nuk e di se ku pengohet drejtë për së drejti lëvizja e qytetarëve. Në një pjesë janë me leje, aty ku I plotësojnë kushtet, ku nuk pengohet lëvizja e qytetarëve. Edhe në trotuare aty ku ka hapësirë janë me leje si tavolina apo tarraca të hapura. Por pjesa më e madhe, ku pengohet lëvizja e qytetarëve dhe situata nuk është ashtu sic ka qenë. Edhe në trotuara ku ka hapësirë më shumë se 1 metër e gjysmë, edhe në ato pjesë ku ka kushte jepet leje për tavolina sin ë shumicën e vendeve evropiane.”
Edhe qytetarët e anketuar nga TV Koha, deklarohen të revoltuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe trotuareve.
Organet kompetente apelojnë deri tek të gjithë ata që kanë uzurpuar vendet publike dhe zhvillojnë veprimtari tregtare, t’i lirojnë këto hapësira sepse të njëjtat u takojnë të gjithë qytetarëve.Në të kundërtën, sic theksojnë do të vijojë marrja e masave më të rrepta.
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

