Sports
BOTËRORI I KLUBEVE: BOTAFOGO MUNDI PSG, INTER MIAMI MUNDI PORTON

Botërori i klubeve që mbahet në SHBA, vazhdon sipas orarit të paraparë, ndërsa befasia më e madhe deri tash në ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.
Kampioni në aktual i Evropës Paris Saint-Germain, u mposht befasisht nga ekipi brazilian, Botafogo, me rezultatin 0-1,në ndeshjen e zhvilluar stadiumin “Rose Boël”,
Autor i golit të vetë ishte Igor Jesus në minutën e 36-të të ndeshjes, pas asistit nga Savarino.
Me këtë fitore, Botafogo tani shkon në 6 pikë në vendin e parë, tri më shumë se PSG dhe Atletico Madrid që ndajnë pozitën e dytë ,
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Inter Miami-t ndaj ekipit portugez Porto me rezultatin 1-0 me golin që e realizoi Lionel Messi nga goditja e lirë. Kapiteni argjentinas u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes, duke treguar përsëri klasën në momentet kyçe.
Shaban Sinani – TV Koha
Sports
REPREZENTACIONI VIJON PËRGATITJET TAKITKE KUNDËR BELGJIKËS

Me një atmosferë të nivelit të lartë reprezentacioni ynë vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese në Grupin J, kundër Belgjikës dhe Kazakistanit. Futbollisti Trapanovski thotë se nuk duhet harxhuar fjalë për cilësitë individuale të Belgjikës.
Përfaqësuesen e Maqedonisë në futboll vetëm pas pesë ditëve e pretë një ndeshje shumë e vështirë pasi në arenën “Todor Proeski” në Shkup , përballemi me Belgjikën në kuadër të grupit J, për kualifikim për Botërorin e vitit 2026 që do të mbahet SHBA, Kanada dhe Meksikë. Pas një jave përgatitje në kampin stërvitor të FFM-së atmosfera në grup është në nivelin më të lartë, këtë e deklaron edhe futbollisti Kristjan Trapanovski nga i cili pritet të japi më të mirën nëse seleksionuesi Milevski do ti besonte një vend në formacionin e parë, thot; se Belgjika ka top lojtar për të cilët nuk duhet harxhuar falë për cilësinë e tyre individuale
“Mendoj se jemi të përgatitur dhe të gatshëm . Kemi respekt ndaj çdo kujt por motivimi është nivelin e lartë dhe shpresojë se do të japim më të mirë së pari kundër Belgjikës dhe më pas edhe kundër Kazakistanit. Realisht dhe sinqerisht t’ju them se ata kanë individualisht; kanë top lojtar, por jam i mendimit se faktikisht jemi mirë të përgatitur dhe mund t’ju bëjmë ballë. Mendoj se pjesa taktike do të jetë më e rëndësishme ndërsa nuk duhet të harxhojmë fjalë për cilësinë e tyre individuale” deklaroi Trapanovski
Kujtojmë se Maqedonia e veriut në grupin J, është së bashku me Belgjikë, Uellsin , Kazakistanin dhe Lihtenshtajnin. Pas dy xhirove të zhvilluara kryeson Maqedonia me 4 pikë, para Uellsit që gjithashtu ka 4 pikë, Kazakistanit me 3 pikë, ndërsa Belgjika e cila nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje dhe Lihtenshtajni nuk kanë asnjë pike. Më 6 qershor takohen: Maqedonia – Belgjika dhe Lihtenshtajni – Kazakistani,
SHABAN SINANI – TV KOHA
Lajme nga bota
LIGA EVROPA: SOT ZHVILLOHEN 8-të TAKIMET E PARA TË PLAY OFF-it

Sonte në program janë tet; ndeshjet e fazës së play off-it në kompetiocionin e dytë për nga rëndësia që organizohet nga UEFA, pra zhvillohen ndeshjet e plaz off-it në Liga Evropa. Ndeshje më interesante padyshim se është dueli që zhvillohet në stadiumin ‘’Estádio do Dragão’’ të Portos në Portugali mes ekipeve Porto dhe Roma .
Fenerbaheçe e Zhoze Murinjos do të presë Anderlehtin, ndërsa Gallatasaraj do të udhëtojë drejt Holandës, ku do të përballet me AZ Alkmar. Katër takime do të zhvillohen në orën 18.45 minuta, ndërsa katër të tjerat, janë planifikuar për orën 21.00.
Liga Evropa – Play Off. Takohen:
Fenerbahçe –Anderleht 18:45
Ferencvarosh-Vik. Plzen 18:45
Midtjiland -R. Sosiedad 18:45
Union SG –Ajaks 18:45
Tuente – Bodo/Glimt 21:00
PAOK –FSB 21:00
Az Alkmar–Gallatasaraj 21:00
Porto – Roma 21:00
Shaban Sinani – TV Koha
Lajme nga vendi
VOLEJBOLL: SHKËNDIJA FITON DERBIN E QYTETIT ME UT

Gjatë fundjavë janë zhvilluar ndeshjet e raundit të shtatë në Ligën e parë të Volejbollit në kategorinë e meshkujve. Shkëndija doli fituese në derbin e qytetit kundër Universitetit të Tetovë, ndërsa Liria fiton në Strumicë kundër Makedonija Xhio
Derbi i shumë pritur i dy skuadrave tetovare mes dy ekipeve pretendente për pjesën e epërme të tabelës Shkëndija – Universiteti i Tetovës përfundoi me fitoren e sigurt të ekipit kuqezi 3-0 në sete 25-19, 25-19 dhe 26-24.
Trajneri Durim Luma pas përfundimit të kësaj sfide tha se ka besim tek këta volejbollist që po dëshmojnë se vinë koha e tyre prandaj pret edhe suksese tjera.
“Unë jam plotësisht i kënaqur me angazhimin e lojtarëve të mijë. Unë u besoj atyre pa marrë para sysh se ndeshjen e kaluar i humbëm dy sete në Sushevë. Ne jemi ekip më cilësore se Universiteti i Tetovës. Jemi ekip më i ri më agresiv dhe po që se vazhdojmë me ketë ritëm ne do të bëjmë edhe fitore të tjera të radhës” deklaroi trajneri Durim Luma.
Fitorja kundër Universitetit të Tetovës në fakt ekipit ia ka siguruar pjesëmarrjen ekipit të Shkëndijë në fazën e plaj off , at çka e preferonin para fillimit të sezonit.
“Me këtë fitore unë besoj se ne e siguruam plaj off-in por megjithatë ne duhet ti bëjmë edhe ndeshje tjera dhe tjerat ti fitojmë kështu siç luajtëm në këtë ndeshje”
Nga ana tjetër edhe ekipit i Unioveristetit të Tetovë kishte momente të mira por megjithate nuk mundi ti bënë ball lojës së vendasve
“ Meqenëse vet kjo ndeshje mbante epitetin derbi i qytetit, ndeshja ishte shumë e mirë ndeshje e shumë pritur për të dyja skuadrat, po ashtu njëherit edhe për publikun. Ekipi i Shkëndijës tregoi kapacitet të mirë sonte dhe korri fitore. Ne mundeshim të luajmë edhe më mirë por ja që ndonjëherë mungon edhe fati: tha kapiteni Hamza Veseli
Fitore dhe atë në transfertë ka regjistruar edhe ekipi Liria e Zherovjanit kundër ekipit Makedonija Xhio në Strumicë 3-1 në sete, ndërsa në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Boreci – Strumica 0-3, Skopje – Janta Volej 3-1, Vesna Probishtip – Vardari 2-3 dhe Susheva – Rabotniçki 1-3. Tabelën e kryeson Strumica me pikë maksimale.
Rezultatet e xhiros së 6-të në Ligën e parë të volejbollit
Shkëndija – Universiteti Tetovës 3-0
Makedonia Xhio – Liria 1-3
Boreci – Strumica 0-3
Skopje – Janta Volej 3-1
Vesna Probishtip – Vardari 2-3
Susheva – Rabotniçki 1-3
UGD Shtipi ishte i lirë

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve