Connect with us

Lajme nga vendi

TETOVA NIKOQIRE E KAMIONATIT BALLKANIK TË VOLEJBOLLIT NË RËRË

Published

on

Në  organizim të Komunës së Tetovës dhe në bashkëpunim me  federatën e Volejbollit të Maqedonisë  së Veriut  për  tre  ditë  me radhë në sheshin ‘’Iliria’’ do të mbahet  kampionati Ballkanik i volejbollit në rërë. 

 Qyteti i Tetovës nga data 25-27 qershor, është nikoqire e kampionatit  Ballkanik të volejbollit  në rërë , ku do të marrin pjesë reprezentacionet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Turqisë, Rumanisë dhe Moldavisë. Të  gjitha  ekipet  pjesëmarrëse  do të krahas  ekipet të meshkujve  do të prezantohen edhe me ekipin e  vajzave . Ndeshjet finale janë para pa të  zhvillohen të premten. Këtë për  televizionin Koha e deklaroi  zëdhënësi i komunës Albion Halili 

 ‘’Duke  filluar  nga nesër nga data  25 deri më 27 qershor do të zhvillohet Kampionati Ballkanik  i volejbollit në rërë. Janë  diku  gjashtë shtete Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Turqia dhe  Rumania. Ndeshjet  do të jenë  duke  filluar  nga  ora  9:00 e mëngjesit  deri  në 12:00 të drekës. Pastaj shkaku i temperaturave  të larta ndeshjet  do të postohen nga  ora  17:00 deri në ora 22:00’‘  deklaroi Albion Halili.

 Të gjitha vendet pjesëmarrëse do të prezantohen në dy kategori at të meshkujve  dhe  femrave

 ‘’Ndeshjet  do të jenë në kategorinë e vajzave  dhe  djemve, ndërsa  ditën e  premte  do të jetë edhe  finalja e madhe e kampionatit ballkanik’ tha zëdhënsi Halili

Advertisement

 Komuna e Tetovës si nikoqire së bashku me Federatën e volejbollit të Maqedonisë së Veriut  janë duke i bërë  përgatitjet  përfundimtare  në sheshin ‘’Ilirija’’ aty ku edhe  do të zhvillohen ndeshjet e Kampionatit Ballkanik , ku  pritet të ndiqet nga numër i madh i adhuruesve  të volejbollit  në rërë pasi  është hera e parë që një kampionat  ballkanik të organizohet në qytetin e  Tetovës. Hapja  zyrtare  e  Kampionatit Ballkanik të volejbollit në rërë do të bëhet të mërkurën  në 20:00 nga  ana e kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasami . Ndeshja e parë e  kampionatit Ballkanik do të luhet të mërkurën me  fillim në ora 9:00.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat