Connect with us

Lajme nga vendi

NË TETOVË ZYRTARISHT NISI KAMPIONATI BALLKANIK I VOLEJBOLLIT NË RËRË

Published

on

Me  katër ndeshje para që u zhvilluan  në  para ditën e sotme  zyrtarisht  filloi Kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë  që mbahet  në sheshin ‘Ilirija ‘   në Tetovë

 Me ndeshjen mes  reprezentacionit të Turqisë  dhe  atij të Shqipërisë, sot në sheshin “Ilirija” në Tetovë filloi Kampionati Ballkanik  i volejbollit në rërë, për  kategoritë nën 22 vjeç, ku marrin pjesë ekipe nga gjashtë vende të rajonit si Shqipëria, Kosova, Rumunia, Moldavia, Turqia dhe vendi nikoqir Maqedonia e Veriut.  Shqipëria në këtë kampionat  prezantohet  me ekip të re  si në kategorinë e  djemve  ashtu edhe në at të vajzave që pritet të jenë e ardhmja e ardhmja e   vendit. Këtë për  televizionin Koha e deklaroi  trajneri i reprezentacionit  Emiljan Xhebrahimi  pas  ndeshjes ku  pësuan  disfatë kundër  Turqisë

 ‘ Humbëm kundër  një  ekipi  që është shumë më lartë  se neve normalisht janë , Neve  i kemi të dy grupmoshat shumë të  ri po  mendojmë për perspektivën , për të vazhduar më tej. E kemi nisur me këto që përherë të parë e  përfaqësojnë Shqipërinë  deh janë të gjithë nën 20 vjeç. Këtu janë të katërt përveç njërit që është pak më i madh, tre të tjerët janë nën 20 vjeç.. Duam  të nisim një projekt me  këtë grupmoshë , në Shqipëri kemi  edhe  dy  grupmosha  tjera që do mundohemi të vazhdojmë këtë punë, prandaj edhe  rezultati ishte  i atill ‘ deklaroi trajneri Emiljan Xhebrahimi

Sa  i përket pritjes  dhe  përkrahjes nga  tetovarët trajneri Xhebrahimi tha  se kjo është kënaqësia më e madhe

 ‘Normalisht kjo ishte kënaqësia më e madhe, vijmë këtu  si shqiptarë  që të mblidhemi të gjithë së bashku këtu  dhe të përfaqësojmë  denjësisht   duke  parë  që neve siç thash edhe më parë e  kemi grupmoshën shumë të vogël në krahasim me ekipet e tjera ‘tha Xhebrahimi

Advertisement

Volejbollistja shqiptare Sonja  Sulejmani  tha  se  është e mahnitur  nga  mikpritja  këtu në qytetin e Tetovës, ndërsa  sa i përket   garave  tha  se  do të mundohen të paraqiten denjësisht .

  ‘ Jemi  pritur  shumë mirë  sidomos se gjuha  flitet shqip edhe këtu. Jemi  ndjerë tamam  si në shpinë tonë. Neve nuk kemi ardhur  me një qëllim të caktuar, për të dal  në vend  të caktuar por sigurisht presim të përfaqësohemi denjësisht si çupat  si çunat dhe  pse  jo të  fitojmë ndeshjet‘  deklaro Sonja  Sulejmani

 Në ndeshjet e sotme të  zhvilluara para dite u shënuan këto rezultate: Turqia – Shqipëria  2-0, Moldavia  2  – Rumunia 0-2, Moldavia 1- Maqedonia e Veriut  2-0 dhe  Turqia 2 – Kosova 2-0

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat