Lajme nga vendi
VOLEJBOLLI NË RËRË, NJË ATRAKSION PËR TETOVARËT
Kampionati Ballkanik i Volejbollit në rërë ka vazhduar sipas orarit të paraparë dje pas dite edhe dhe në orët e mbrëmjes ku u zhvilluan 12 ndeshje mes ekipeve pjesëmarrëse sipas itinerarit nga ana e organizatorit. Krahas ndeshjeve mbrëmë ashtu siç edhe ishte caktuar u bë hapja solemne e këtij kampionati ballkanik për moshat në 22 vjeç, ku të pranishëm ishin kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, zëvendës kryeministri parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti, ministri Sportit, Borko Ristevski , kryetari i Federatës së Volejbollit Petar Jovanovski dhe shumë emra të njohur nga jeta sportive dhe ajo publike mes ekipeve pjesëmarrëse . Kryetari Bilall Kasami në hapjen zyrtare të këtij kampionati tha se ky është një event i veçant për qytetin e Tetovës
‘’Kam kënaqësinë që në Tetovë, këtu nga sheshi ‘Ilirija’ të promovojmë hapjen e kampionatit Ballkanik në Beach Volej. Është një ndër sportet më atraktive që ka grumbulluar në Tetovë 6 shtetet ballkanike dhe dikund 15 ekipe nga të cilat 8 të konkurrencës të djemve dhe 7 në konkurrencën e vajzave. Për Tetovën kjo është një event i veçantë dhe sigurisht që besojmë se në këto tre ditë të garave ballkanike për për gjenerata ndër 22 vjeç, do të jetë natë e sportit ku tetovarët do të mund të kalojnë çaste të bukura dhe sigurisht besojmë dhe urojmë që të fitoj ekipi më e mirë dhe sigurisht kjo do të jetë një ndër rastet që tetovarët duhet ta mbajnë mend në memorien e tyre’’
Kryetari e Federatës së Volejbollit Petar Jovanovski i mahnitur me këtë organizim të shkëlqyer falënderoj qytetarët tetovar dhe komunën e Tetovës
‘’ Të nderuar tetovar shpresoj se këto tre ditë do tua zbukurojmë, do të shihni një sport shumë të bukur , do të shihni të fëmijë të rinjtë cilët do të luajnë volejboll dhe do tua zbukurojnë këto tre ditë, Nuk do të flas më tepër por një falënderim të veçantë për zoti Ajetin i cili bëri çdo gjë që kjo të duket kështu bukur’’ tha Petar Jovanovski.
Në ndeshjet e para ditës së sotme u shënuan këto rezultate: Në kategorinë e vajzave Shqipëri – Moldavi 0-2, Romani – Turqia 2 2-0, Maqedoni – Turqia 1 0-2 dhe, ndërsa në kategorinë e meshkujve Moldavia 2 mundi Shqipërinë 2-0. Garat sipas orarit vazhdojnë në orët e mbrëmjes, ndërsa nesër zhvillohen ndeshje gjysmëfinale dhe ato finale ku ekskluzivisht emitohen në rrjetet sociale të Televizionit Koha
Lajme nga vendi
NDOTET LUMI VARDAR, KOMUNA E GOSTIVARIT NIS HETIMET PËR ZBULIMIN E AUTORIT
Lajme nga vendi
Studentët kërkojnë mbështetje për protestën: Jurisprudenca edhe në shqip
Unionet e studentëve nga Universiteti i Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë intensifikuar thirrjet për mbështetje ndaj protestës së paralajmëruar më 6 prill në ora 12:30 në Shkup.
Në një komunikatë publike, ata i janë drejtuar mediave, shoqërisë civile dhe aktivistëve, duke kërkuar përfshirje dhe mbështetje për kauzën e tyre. Studentët theksojnë se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u lejohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, një të drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe ligj.
Protesta do të nisë me një marsh nga Ura e Gurit në Shkup. Çështja ka tërhequr vëmendje të shtuar kohët e fundit, pasi 385 studentë shqiptarë nga tre universitetet kanë nënshkruar një peticion që kërkon organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me të drejtat e tyre ligjore.
Lajme nga vendi
Ilaçi palbociklib do të jetë së shpejti në dispozicion në Onkologji, për dy javë thirrja për vitin 2026-2027
Për pacientët onkologjikë për momentin mungon vetëm një ilaç – palbociklibi të cilin e përdorin 142 nga gjithsej 7000 paciente femra me kancer në gji.
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësore (FSSH), Sasho Klekovski deklaroi se ilaçi së shpejti do të jetë në dispozicion dhe se sasitë për vitin 2026 janë rritur për 50 për qind.
Në konferencën për shtyp në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji ku u shpallën rezultatet për rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve me tre lloje kanceri, që është për shkak të terapisë efikase dhe një buxheti më të madh për trajtim, Klekovski tha se mungesa e palbociklibit është për shkak të faktit se në dhjetor 2025 u përballën me një nevojë dukshëm të shtuar për këtë ilaç (për 142 pacientë), ndërsa vitin e kaluar sasitë ishin planifikuar për 80 pacientë.
“Kur ka një numër dukshëm më të madh pacientësh se sa është planifikuar, nuk është e lehtë të plotësohen nevojat, kështu që buxheti për vitin 2026 do të rritet për 50 për qind për dy barna në këtë kategori, ku përveç këtij është edhe një ilaç tjetër. Presim që thirrja e re për barna të shpallet brenda dy javësh që do të mbulojë vitet 2026-2027”, tha Klekovski.
Së shpejti në Onkologji do të jenë të kapshëm edhe markerët- tumoralë që janë në mungesë, por Klekovski theksoi se kjo nuk është mungesë në të gjithë vendin dhe se pacientët mund të bëjnë markerë- tumoralë në spitale dhe laboratorë të tjerë.
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

