Connect with us

Lajme nga vendi

Karvani ekonomik i Durmishit zbarkon në Strugë; Punë, grante dhe shanse për çdo strugan

Published

on

Karvani ekonomik i ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ndaloi këtë të shtunë në Strugë, ku bashkë me drejtorin e Agjencisë për Punësim, Selatin Beluli, prezantuan masat e Planit Operativ për Punësim 2025.

Në takimin me struganët, ministri Durmishi theksoi se ky plan është një angazhim i qartë institucional, i mbështetur me 40 milionë euro buxhet, që synon ndërtimin e një tregu pune më të hapur, më gjithëpërfshirës dhe më të ndershëm për të gjithë.

“Ky plan është për ju; për të rinjtë që kërkojnë shansin e parë, për gratë që duan të fuqizohen ekonomikisht dhe për secilin që kërkon mundësi reale për përparim në vendin tonë”, theksoi ministri Durmishi.

Ai u zotua se çdo euro e këtij plani do të kthehet në mundësi konkrete për qytetarët, përmes masave të reja për vetëpunësim, praktikë, subvencione për bizneset dhe mbështetje për grupet më të rrezikuara nga papunësia.

Struga ishte ndalesa e radhës në kuadër të karvanit informues që po zhvillohet në gjithë vendin me qëllim të informimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve mbi masat dhe mundësitë që ofron Plani Operativ për Punësim.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Takimi Meidani- Kasami për bashkëpunimin ndërshqiptar dhe perspektivat evropiane

Published

on

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, zhvilloi një drekë miqësore dhe takim pune me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, ku në qendër të bisedimeve ishin çështjet lokale, projektet në zhvillim dhe perspektiva evropiane e vendit.

Meidani theksoi se gjatë takimit u diskutua për përparimet konkrete në nivel komunal, veçanërisht në fushat e infrastrukturës dhe arsimit, duke e përgëzuar Kasamin për ndryshimet e dukshme që, sipas tij, tashmë po ndihen drejtpërdrejt nga qytetarët në terren.

Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua edhe procesit të integrimit evropian, ku u theksua rëndësia e anëtarësimit në Bashkimin Evropian si një kornizë kyçe për zhvillim të qëndrueshëm, institucione më funksionale dhe standarde më të larta jetese për komunitetet.

Takimi u karakterizua nga një shkëmbim i hapur idesh mbi hapat e ardhshëm, nevojën për bashkëpunim institucional dhe ndërtimin e një vizioni të përbashkët për një të ardhme më të afërt me qytetarët dhe më të integruar në familjen evropiane.

Continue Reading

Lajme nga vendi

A sekuestrohen përkohësisht apo përgjithmonë automjetet që drejtohen pa patentë shoferi?

Published

on

Burime nga Ministria e Punëve të Brendshme sqarojnë rastet konkrete se kur konsiderohet që një automjet po drejtohet pa patentë shoferi, duke rikujtuar se ky veprim përbën vepër penale.

Sipas ligjit, me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike, MPB-ja ka të drejtë të sekuestrojë automjetin e përfshirë në shkelje të tilla. Ky sqarim vjen si përgjigje ndaj dilemave të shfaqura në rrjetet sociale nëse mjetet e sekuestruara merren përkohësisht apo përgjithmonë.

Sipas burimit të MPB-së sqarojnë për Plusinfo,se për konfiskimin e përhershëm të një automjeti është i domosdoshëm një aktgjykim i plotfuqishëm gjyqësor. Ndërkaq, nën kategorinë e drejtimit të mjetit pa patentë shoferi përfshihen shoferët që nuk kanë dhënë kurrë provimin për shofer, ata që u është hequr leja përgjithmonë, si dhe personat që drejtojnë mjetin gjatë kohës kur janë nën masën e ndalesës së përkohshme për drejtim të mjetit motorik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

101 gjoba për errësimin e xhamave të veturave

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se brenda një muaji, respektivisht nga 01.01.2026 deri më 31.01.2026, Policia ka kryer kontrolle trafiku në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndëshkuar drejtuesit e automjeteve që nuk i përmbushin kushtet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve. Si rrjedhojë, sipas Policisë, janë dënuar 101 shoferë.

“Gjatë kontrolleve janë ndëshkuar 101 pjesëmarrës në trafik. Për të gjithë shkelësit janë përgatitur aktet përkatëse. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat dhe ligjet e trafikut, për të kontribuar së bashku në rrugë më të sigurta“, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat