Lajme nga vendi
Institucionet të gatshme të krijojnë parkun memorial për 14 viktimat që u dogjën në spitalin modular në Tetovë, por nuk kanë vendosur ende kur dhe si

Nisma Zero së bashku me familjarët e viktimave të tragjedisë në spitalin modular muajin e kaluar dorëzuan në Komunën e Tetovës dhe Ministrinë e Shëndetësisë kërkesë ku propozojnë që hapsira ku ndodhej objekti i spitalit modular të shndërrohet në park memorial publik.
Hapsira ku ishte spitali modular momentalisht është shndërruar në parking, ku ka edhe disa vetura të vjetra.
Institucionet për Portalb.mk thanë se do të punojnë që kjo kërkesë të bëhet realitet.
“Pres shumë shpejtë të kemi takim me drejtorin e ri të spitalit, besoj që një ndër temat për të cilat do duhet të bisedojmë është edhe kjo çështje. Shpejtë do të realizojmë takim ku do ta ngremë këtë çështje”, tha Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës.
Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë theksuan se shqyrtojnë mundësinë për të përkujtuar në mënyrë të denjë tragjedinë në Tetovë, përmes krijimit të një hapësire përkujtimore që do t’i nderojë viktimat, por njëkohësisht do të përcjellë mesazh për përgjegjësi, dhembshuri dhe përkushtim ndaj ndryshimeve sistematike.
“Në këtë drejtim, e mirëpresim kërkesën e pranuar nga lëvizja “Nisma Zero” si një shtytje shtesë për këtë proces. Ministria po ndërmerr një proces konsultativ me të gjitha palët e përfshira, familjet e viktimave, organizatat qytetare, komunën dhe institucione të tjera – me qëllim që në një frymë të përbashkët dhe me mbështetje të duhur institucionale të krijohet një park përkujtimor, i cili do të shërbejë si simbol i ndërgjegjes kolektive dhe një kujtesë e përhershme”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.
Lajme nga vendi
Ekonomia e Maqedonisë në rritje: PBB rritet 3,4% në tremujorin e dytë të 2025-s

Enti Shtetëror i Statistikës i Maqedonisë së Veriut njoftoi se Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) u rrit për 3,4% në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke treguar përmirësim të qëndrueshëm ekonomik.
Sektoret me rritjen më të madhe përfshijnë:
- Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 6,0%
- Minierat, prodhimi industrial, furnizimi me energji dhe ujë, menaxhimi i mbeturinave dhe aktivitetet mjedisore me 3,9%
Konsumi i familjeve dhe i institucioneve jofitimprurëse u rrit nominalisht 6,1%, duke përbërë 68,5% të PBB-së. Eksportet dhe importet e mallrave dhe shërbimeve shënuan rritje respektive prej 6,4% dhe 7,3%.
Të dhënat e përshtatura sezonale dhe kalendarike tregojnë se norma reale e rritjes së PBB-së është 3,2%, duke treguar një trend pozitiv të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut në tremujorin e dytë të vitit 2025./TV21
Lajme nga vendi
Aliu: Deri tani janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste të dyshuara ndërhyrjesh kardiokirurgjikale pa bazë mjekësore

Në Komisionin e Brendshëm janë dorëzuar tetë raste të dyshuara ndërhyrjesh kardiokirurgjikale pa bazë mjekësore, të cilat do të shqyrtohen me hollësi, tha ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, lidhur me operacionet e paarsyetuara kirurgjikale në spitalet private, që si çështje u ngrit nga një mjek disa javë më parë.
“Dua të ju informoj se deri te Komisioni i Brendshëm janë dorëzuar dosje mjekësore për tetë raste. Komisioni do ti shqyrtojë të gjitha me hollësi, me qëllim që të përcaktohet e vërteta mbi bazë të fakteve mjekësore. Komisioni nesër do të mblidhet dhe këto dosje do të jenë rastet e para për të cilat do të veprojë. Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar edhe mbikëqyrje të jashtëzakonshme profesionale për të njëjtat raste. Qytetarët duan dhe duhet të jenë të sigurt se kur kërkojnë shërbim shëndetësor, e marrin atë mbi bazë të nevojës reale dhe provave mjekësore, e jo mbi vlerësime të përgjithshme apo motive korruptive”, tha ministri Aliu.
Ai shtoi se ky proces nuk do të mbetet vetëm te ndërhyrjet kirugjike dhe kardiovaskulare, por do të zgjerohet edhe në segmente të tjera të shëndetësisë.
“Procesi që ka filluar është një terapi për sistemin shëndetësor për të rikthyer besimin në të. Një terapi që fillon me ndërhyrjet kardiologjike dhe kardiovaskulare, por nuk do të ndalet këtu , do të zgjerohet në të gjitha segmentet e shëndetësisë, sepse çdo fushë duhet të mbështetet në profesionalizëm, prova mjekësore dhe respekt ndaj pacientëve. Askush nuk do të mbrohet, as nga sektori publik, as nga ai privat shëndetësor, nëse vërtetohet se ka qenë i përfshirë në kryerjen e ndërhyrjeve për të cilat nuk ekziston arsye mjekësore. Në të njëjtën kohë, askush nuk do të stigmatizohet pa prova. Është filluar një proces i ndjeshëm, por i domosdoshëm. Do ta udhëheqim në mënyrë objektive, profesionale dhe transparente, pa kompromise me çfarëdo pritshmërish apo interesash; në fund janë faktet dhe provat ato që do të flasin”, tha Aliu.
Ministria e Shëndetësisë para një jave bëri thirrje që të raportojnë informacione për parregullsi të mundshme në lidhje me kryerjen e ndërhyrjeve kardiologjike dhe kardiovaskulare, përmes platformës “Raportoni parregullsi”, e cila është e disponueshme në faqen zyrtare të MSH në këtë LINK.
Para disa javësh kirurgu kardiolog Sashko Kedev në një intervistë me Kanal 77, tha se në disa spitale private kryhen ndërhyrje të panevojshme për fitim, duke përfshirë stentime dhe operacione të panevojshme. Ai nuk përmendi asnjë spital me emër. Pas deklaratës, spitali privat “Acibadem Sistina” i kërkoi atij të specifikonte se për cilin institucion bëjnë fjalë këto pretendime, duke e paralajmëruar se nëse nuk e bën këtë, do të ngrejë padi për shpifje dhe dëmtim të reputacionit.
Pas kësaj Ministria e Shëndetësisë formoi Komisionin e Brendshëm të përbërë nga ekspertë mjekësorë, juristë dhe ekonomistë. Detyra e këtij komisioni është që të konstatojë faktet dhe të veprojë mbi bazë të provave mjekësore, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe rregullave metodologjike të sakta. Gjetjet nga kjo analizë e komisionit të brendshëm do ti dorëzohen komisionit profesional të përbërë nga ekspertë të huaj.
Lajme nga vendi
Bilall Kasami: Në Tetovë nuk ka vend për huliganizëm dhe dhunë, ligji vlen për të gjithë

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve