Lajme nga vendi
Kasami: Pas dekadash padrejtësie dhe diskriminimi, drejtësia u vu në vend
Kryetari i Komunës së Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar medresantët për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar me njohjen e diplomave të Medresesë, duke e cilësuar këtë si një hap historik drejt barazisë dhe drejtësisë në arsim.
“Sot, Qeveria e VLEN-it miratoi Propozim Ligjin për Shkollat e Mesme të Komuniteteve Fetare, i cili garanton që diplomat e Medresesë të trajtohen njësoj si diplomat e çdo shkolle tjetër të mesme në Maqedoninë e Veriut.Kjo është një fitore për të gjithë medresantët, për komunitetin besimtar dhe për të gjithë ata që besuan në ndryshim”, shkruan Kasami në Facebook.
Ai shton se Qeveria VLEN vazhdon të dëshmojë përkushtimin ndaj qytetarëve në çdo sferë e çdo nivel të pushtetit. Premtimet nuk mbesin fjalë, por shndërrohen në vepra konkrete.
Lajme nga vendi
Samir Mane biznesmeni shqiptar,pronari i “East Gate” me një investim të ri edhe në qytetin e Tetovës
Biznesmeni shqiptar, Samir Mane po i shtrijnë investimet e tij edhe në qytetin e Tetovës, shkruan Tema.
Siç mësohet, Mane do të investojë në “shtëpinë përmirësuese për fëmijët”, ku ai do të arrijë një marrëveshje me Myftininë e Tetovës për ta mar me koncension 30 vjeçar.
Bëhet fjalë për vendin afër stadiumit tek “Kf Dardanët”, ku sipas burimeve ai do të ndërtoj një fshat të vogël. Brenda ditëve pritet që kjo marrëveshje të finalizohet.
Lajme nga vendi
Ohrid SOS lëshon alarm: Prerje drunjësh në një zonë të mbrojtur rreptësisht pranë burimeve të Drinit të Zi
Shoqata Ohrid SOS po reagon ndaj fotografive të publikuara që tregojnë pemë të prera dhe bimësi të shkatërruar në zonën pranë burimeve të lumit Drini i Zi në Sveti Naum, brenda zonës së mbrojtjes strikte të Parkut Kombëtar Galicica.
“Fotot që po ndajmë u publikuan këtë mëngjes. Priten pemë dhe bimësi në burimet e Crni Drim në Sveti Naum, një zonë e mbrojtur në mënyrë strikte brenda Parkut Kombëtar Galiçicë. Ne i jemi përgjigjur Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ministrisë së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore, inspektorëve komunalë dhe Parkut Kombëtar Galiçicë, me një kërkesë për të kryer menjëherë një inspektim të jashtëzakonshëm dhe për të përcaktuar se kush e kreu prerjen dhe pse, nëse është marrë miratimi nga parku dhe institucionet e tjera kompetente, dhe nëse është kryer pa miratim, të zbatohen sanksionet më të rrepta kundër autorëve”, thuhet në njoftim.
Lajme nga vendi
Ministria e Kulturës: Ansambli i Tetovës nuk do të mbyllet, do analizohen 72 institucione të kulturës
Ministria e Kulturës nuk ka ende përgjigje të qartë për Ansamblin Muzikor të Tetovës i cili përmendet si një nga institucionet që mund të racionalizohen sipas Draft-strategjisë për kulturën 2026–2030. Nga Ministria e Kulturës për Portalb.mk thonë se Ansambli nuk do të mbyllet, megjithatë thonë se do të vendoset në periudhën në vijim për institucionet që funksionojnë me kapacitete të kufizuara.
Draft-strategjia për kulturën 2026–2030 në Maqedoninë e Veriut ka nxitur reagime të shumta në opinion dhe nga artistët të cilët thonë se nuk duhet të lejohet mbyllja e Ansamblit të Tetovës.
Analiza e gjendjes tregoi se një pjesë e institucioneve nuk janë të kompletuara me staf dhe nuk kanë hapësirë të përshtatshme për punë, prandaj, një nga fushat prioritare në Strategjinë Kombëtare i referohet institucioneve kombëtare dhe riformësimit të tyre në drejtim të autonomisë më të madhe në funksionim dhe përmirësimit të sistemit të veprimit, me masa dhe aktivitete konkrete të përcaktuara në Planin e Veprimit për zbatim.
“Në Strategjinë Kombëtare askund nuk është theksuar se Institucioni Kombëtar “Ansambli Muzikor në Republikën e Maqedonisë së Veriut” – Tetovë, apo ndonjë institucion tjetër, do të mbyllet”, thonë nga Ministria e Kulturës.
Ministria thotë se në periudhën në vijim do të realizojë një analizë të thellë dhe gjithëpërfshirëse të rrjetit ekzistues prej 72 institucionesh kombëtare, nga e cila pritet të dalin tregues të qartë për veprimet e ardhshme.
“Qëllimi i kësaj fushe prioritare është krijimi i një sistemi institucional kulturor funksional dhe efikas”, thonë nga Ministria e Kulturës.
-
Lajme nga bota4 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport4 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

