Connect with us

Lajme nga vendi

KOMUNA E BOGOVINËS DREJT ZHVILLIMIT ME 22 PROJEKTE KAPITALE!!!

Published

on

14 Projektet e fituara në lidhje me “Thirrjen publike për shprehje interesi nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për financimin e një projekti infrastrukturor nga Nënprograma AA, për vitin 2025”, komuna e Bogovinës ju prezanton projektet kapitale me të cilat aplikuam dhe njëkohësisht të njejtat do të realizohen:
✅ Projektet e fituara janë:
1.Rikonstruimi i rrugës lokale “Planet” në v.b. Kamjan deri tek v.b. Sellarcë e Epërme е financuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit.
2.Rikonstruimi i rrugës lokale “Prekovec” në v.b. Bogovinë е financuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit.
3.Rikonstruimi i rrugës lokale në v.b. Siniçan е financuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit.
4.Rikonstruimi i rrugës lokale në v.b.Pallçisht i Poshtëm е financuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit.
5.Rikonstruimi i rrugës në v.b. Kallnik е financuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit.
6.Rikonstruimi i rrugës lokale në v.b. Pirok “rruga e jurisë” е financuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit.
7.Rikonstruimi i rrugës lokale në v.b. Rakovec е financuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit.
8.Rikonstruimi i rrugës lokale prej v.b. Zherovjan deri tek v.b. Brvenicë –Radiovcë е financuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit.
9.Rikonstruim i objektit ekzistues me qëllim B6.3- Sallë për më shumë sporte në v.b. Zherovjan e financuar nga ana e Ministrisë së Sportit.
10.Rregullimi i shtratit të lumit “Kusha” në v.b. Pallçisht i Poshtëm е financuar nga e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
11.Rregullimi i shtratit të lumit në v.b. Kamjan e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
12.Rikonstruimi i rrugës në v.b. Novo Sellë е financuar nga Qeveria përmes Ministrisë së Transportit.
13.Ndërtimi i kanalit për ujëra atmosferik në v.b. Pirok е financuar nga e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
14.Ndërtimi shtesë i objektit shkollor sh.k. “11 TETORI” në v.b. Novo Sellë e financuar nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
8 Projektet e fituara jashta thirjes nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
✅ Projektet e fituara janë:
1. Rikonstruim të tubacionit të ujësjellësit për furnizim në vendbanimin Pirok e financuar nga ana e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor – programi I ujërave.
2. Objekti ndihmës- Nyjet Sanitare të objektit shkollor “Sami Frashëri” në v.b. Pirok e financuar nga ana e Komunës së Bogovinës dhe Bankës Botërore përmes Ministrisë së Arsimit.
3. Rregullimi Holtikulturor I bregut të lumit në v.b. Bogovinë e financuar nga ana e Bankës Botërore përmes Ministrisë së Transportit.
4. Ndërtimin e objektit linear infrastrukturor- Tubacioni për furnizim shtesë me ujë në v.b. Novo Sellë, Sellcë e Keçe, Urviç, Bogovinë, Siniçan, Sellarcë e Epërme dhe Zherovjan e financuar nga ana e Bankës Evropiane për investime përmes e Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor.
5. Rikonstruimi I Rrugës lokale Sellarcë e Epërme-Bogovinë e financuar nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Bankës Botërore.
6. Adaptimi I Çerdhes në v.b. Siniçan e financuar nga ana e Bankës Botërore përmes Ministrisë së Politikës Sociale.
7. Rikonstruimi I Rrugës lokale në v.b. Kalnik e financuar nga ana e Qendrës për zhvillimit e rajonit të Pollogut.
8. Ndërtimi I rrugëve të banimit në v.b. Kamjan e financuar nga ana e Byrosë për zhvillim rajonal.
Projekti I fituar nga thirja e pare e Qeverisë :
Salla e Sportit në v.b. Bogovinë e financuar nga ana e Ministrisë së Sportit.
Si dhe çdo rrugë dhe rrugicë e ndërtuar dhe që po ndërtohen me begatone janë të gjitha investime të financuara nga ana e Komunës së Bogovinës.
Ky sukses është dëshmi e vizionit të qartë, punës së palodhshme dhe bashkëpunimit të ngushtë mes administratës komunale dhe qytetarëve tanë. Me këto projekte, Komuna e Bogovinës po dëshmon se zhvillimi nuk është vetëm premtim, por realitet që ndërtohet çdo ditë me përgjegjësi dhe transparencë.Së bashku po e ndërtojmë Komunën e Bogovinës – një komunë moderne, funksionale dhe të denjë për brezat që vijnë.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat