Connect with us

Lajme nga vendi

Ora letrare “Puhizë në vargje” mbahet në Tetovë

Published

on

U mbajt  “Puhizë në vargje”, një orë letrare në kuadër të Verës Kulturore Tetovare, “Tetova në festë” e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” dhe nikoqirët e verës kulturore Komuna e Tetovës Të pranishëm ishin poet nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi, miq të Oeneumit, por edhe miq të Tetovës, të cilët lexuan poezitë e tyre autoriale dhe zhvilluan diskutime për sfidat e poezisë në kohët e sotme. Kjo ishte një mundësi që Tetovës sonë t’i dhurojmë më shumë ngjyra arti dhe frymë poetike.  Sadije Aliti kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, theksoi se është viti i nëntë me rradhë që Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum është pjesë e manifestimeve kulturore verore, duke faleminderuar të pranishmit, që edhe në ditë të diele, sakrifikojnë kohën e tyre për aktivitete letrare, pasi poezia është një dashuri e një sakrificë.

Fjalë përshëndetëse kishte  edhe Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës, e cila përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke theksuar se Komuna e Tetovës çdo herë është në mbështjetje  e përkrahje të veprimtarive letrare e kulturore për të ngritur në një cilësi më të lartë jetën artistike në qytet.

Vargje e tyre peotike i lexuan: Sadije Aliti, Behare Neziri, Ejup Ajdini, Rami Kamberi, Adem Abdullahu, Bajramali Selimi, Muaxher Haruni, Merita Abzazi, Surja Etemi, Sulejman Meazi, Jusufzija Ademi, Mejreme Tushi Kajolli, Leme Ameti, Azra Alija, Merita Emurllai, Emira Ibishi, Bejza Isaki, e të tjerë.

Lajme nga vendi

S’dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga Ipard 3! Tripunovski: Monitorojmë çmimet e plehrave artificiale

Published

on

Nuk dihet kur do të lirohen 128 milionë euro nga programi IPARD 3. Komisioni Evropian nuk ka dhënë afate konkrete për shqyrtimin e raportit që qeveria e Maqedonisë e dorëzoi lidhur me skandalin e korrupsionit me drejtorin e Agjencisë së Pagesave, Ile Stoilev, që çoi në pezullimin e pagesave.

Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, në emisionin Biznis 21 tha se në takimin në Bruksel kërkuan që raporti të shqyrtohet sa më shpejt, por nuk morën përgjigje konkrete, vetëm një sinjalizim që do të merret në shqyrtim.

“Diskutuam për raportin e dorëzuar, që të shqyrtohet sa më shpejt dhe ai në mënyrë praktike të shqyrtohet në tërësi nga ana e tyre, nga administrata dhe në përputhje me atë shqyrtim dhe vërejtjet eventuale nëse ka, të veprohet me vazhdimin e mëtejmë të punës së Agjencisë së Pagesave. Nuk kemi përgjigje konkrete, megjithatë kemi një sinjalizim se do të vendoset në procedurë të përshpejtuar shqyrtimi i atij raporti. Bëhet fjalë për raporte voluminoze. Kur saktësisht do të ndodhë nuk mund të them, sepse administrata në Bruksel nuk punon me data konkrete”, theksoi ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski.

Tripunovski për arrestimin e dy drejtorëve nga resori i tij tha se kjo është dëshmi se nuk ka persona të mbrojtur nga pozita e funksionarëve. Tha se nuk do të mbrojë askënd, por edhe se nuk ndjen përgjegjësi.

Ministri pretendon se me vëmendje po ndiqet gjendja me luftën në Iran, e cila përveç çmimeve të naftës i ka rritur edhe çmimet botërore të plehrave për 40 për qind, gjë që mund ta shtrenjtojë edhe ushqimin. Tha se në shtator të vitit të kaluar janë ndarë mbi 46.000 kartela për naftë të gjelbër, të cilat bujqit nuk i përdorin gjatë dimrit dhe tani mund t’ua lehtësojnë shpenzimet.

Advertisement

Dua të them se kjo naftë që e kanë marrë në kartelat e tyre, ose kanë bërë ndoshta rezerva gjatë dimrit ose e përdorin tani, është një lloj ndihme në lehtësimin e këtyre shpenzimeve. Ja ju thashë në pjesën e naftës çfarë kemi bërë, mendoj se kemi derivatet më të lira në rajon. Mirëpo ushqimi është i rrezikuar, këto plehra artificiale u nevojiten bujqve, a do të kemi këtu ndonjë masë shtesë reagimi? Me vëmendje po e ndjekim gjendjen dhe do të reagojmë nëse ka nevojë”, deklaroi Cvetan Tripunovski – ministër i Bujqësisë.

Edhe pse një pjesë e bujqve reaguan se u detyrohen rreth 100 milionë euro për subvencione, ndër to edhe për vitin 2024, Tripunovski siguron se subvencionet paguhen rregullisht.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mjeku nga një fshat i Tetovës arrestohet për vrasjen e 76-vjeçarit në Ohër

Published

on

Një mjek nga fshati Bërvenicë i Tetovës është arrestuar dje, pasi dyshohet se ka kryer vrasjen e një 76-vjeçari në Ohër, mësohet jozyrtarisht, përcjell INA.

Sipas informacioneve, dje rreth orës 17:20 në fshatin Bërvenicë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë, në bazë të një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër, kanë privuar nga liria personin me inicialet Zh.G. (53), i cili dyshohet për veprën penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Më herët, në orën 08:24, në SPB Ohër ishte raportuar se në shtëpinë familjare në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, ishte gjetur pa shenja jete 76-vjeçari me inicialet K.M.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori publik dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.(INA)

Continue Reading

Lajme nga vendi

Polici i rremë mashtroi shkupjanin për 3.500 euro

Published

on

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 të këtij muaji, në ora 15:30, në SPB Shkup, 45-vjeçari nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar nga një person.

Sipas denoncimit, personi i është paraqitur, është prezantuar si i punësuar në polici dhe i ka ofruar që t’i kthejë paratë – 40 mijë euro që i ka investuar në firmë të huaj në të cilën ka qenë i punësuar dhe që ka ndaluar me punë.

Nga policia shtojnë se pasi që nuk është kryer shërbimi, denoncuesi ka dyshuar se personi është mashtrues dhe ka denoncuar.

Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se po ndërmerren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat