Connect with us

Sport

ME STREEBALL DHE ÇIKLIZËM PËRFUNDOI VERA KULTURORE TETOVARE

Published

on

Me finalet e ndeshjeve të Streetballit  dhe  rutës së çiklizmit  mbrëmë edhe  zyrtarisht  përfundoi  manifestimi Vera Kulturore tetovare ku gjithsejtë  u organizuan 32 aktivitete

 Me ndeshjen finale të Streetballit 3×3 mbrëmë zyrtarisht përfundoi edhe manifestimi Vera Tetovare 2025, që u mbajt me  moton “Tetova n’festë“!  Gjatë 19 ditëve  sa  zgjati manifestimi  janë mbajtur  32 aktivitete kulturore, sportive, koncerte, net rinore dhe shumëçka tjetër!

Fitues  i turnirit  në Streetballit 3×3, që u ndoq nga një numër i madh  i  publikut  tetovar doli ekipi Kino Vllae nga Shkupi  me  lojtarët  Hristjan Ristov, Marko Dujkoviq, Fatjon Rexha dhe  Milorad Minovski, Vendi i dytë i takoi Strugës me lojtarët Art Shabani, Albijond  Hoxha, Muhamed  Qamilovski dhe Jovan Gjoroviq, ndërsa vendi tretë Gostivarit me  lojtarët Filip Joviq, Viktor Isajlovski, Kristijan Stolevski, Ibraim Reçani  dhe Kristijan Isajlovski.

Për tre ekipet ftuese organizatori  Komuna e Tetovës  ndau  Kupa, medalje dhe mirënjohje .

 Gjithashtu  dje  në  kuadër të aktivitet  të Verës Kulturore tetovare  u   mbajt  edhe  turi i çiklizmit  nga Tetova deri në  Kodrën e Diellit. Për  më të mirë organizatori  ndau medalje  në shenjë të respektit  dhe djersës së derdhur.

Advertisement

Komuna e Tetovës ka  falënderuar qytetarët dhe sidomos mërgimtarët për pjesëmarrjen e tyre në këto aktivitete.

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

LIGA E KATERT: KF BESA RRUGËTON FUQISHËM – KATËR FITORE RADHAZI

Published

on

Java e katërt në Ligën e katërt rajoni i gjashtë karakterizohet me tre  fitore të vendasve, një barazim dhe një fitore e e mysafirëve dhe me 24 gola të shënuar. KF Besa vazhdon startin perfekt me katër fitore në po aq ndeshje.

Sezoni vjeshtor në Ligën e Katërt – Rajoni i Gjashtë, ka vazhduar me ndeshjet e xhiros së katërt.

Në pesë ndeshje e zhvilluara vendasit kanë regjistruar tre fitore një ndeshje ka  përfunduar me barazim, ndërsa në një ndeshje ka fituara skuadra mysafire ku janë shënuar 24 gola.

Besa e Çellopekut vazhdon rrugëtimin e fitoreve, kësaj radhe në  transfertë në stadiumin e Zhelinës mundi ekipin e Treboshit me rezultat të thellë 0-5.

Për Besën kjo ishte fitorja e katërt nga po aq ndeshje  të zhvilluara  në sezonin vjeshtor.

Advertisement

Ndeshja e vetme  që ka  përfunduar me barazim 1-1 është takimi Nerashti – Dardania.

Në tre ndeshjet tjera fitore kanë regjistruar ekipet vendase dhe atë Flamurtari – Rinia 6-3, Renova – Genç Kalemler Sport 4-2 dhe Pallatica – Piroku 2-0.

Tabelën e kryeson Besa me 12 pikë.

Continue Reading

Sport

FUTBOLL I FEMRAVE: LUBOTENI VAZHDON TË MBAN PRIMATIN  NË RENDITJE

Published

on

Një fitore e vendasve dhe katër tw atyre mysafire është epilogu i javës së 10-të në Ligën e Parë të futbollit  për femra. Luboteni kryeson me 25 pikë.

 Java e  10-të  e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit për femra ka prodhuar një fitore për vendaset dhe katër fitore  për mysafiret dhe 16  gola të shënuar.

 Lideri në renditjen e tabelës Luboteni i Tetovës kthehet me fitore 2-1 dhe  tre  pikë nga transferua me Kamenica Kamenicë duke vazhduar të mbanë pozitën e parë.

 Fitore të thellë 0-7 në transfertë ka regjistruar Skopje 2014 ndaj Koçanit . 

 Tiverija Brera  ka  shënuar  fitore  minimale 0-2, por shumë të rëndësishme ndaj Pelisterit Pro 2026, ndërsa Vardari 2023  ka mposhtur 0-1  ekipin Istatov 2015 Skopje .

Advertisement

 Pas kompletimit  të ndeshjeve  të xhiros së 10-të, tabelën e kryeson Luboteni me  26 pikë para Skopjes 2014 me 23 dhe Tiverija Brera me  22 pikë.

  SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Sport

HARI KEJN FITUES I TOPIT TË ARTË – URON EDHE KF SHKËNDIJA!

Published

on

Hari Kejn është fitues i Topit të Artë të revistës „France Football“ për vitin 2026! Sulmuesi i Bajernit të Mynihut mori më së shumti vota në konkurrencë me Lamin Jamalin, Kilijan Mbapenë, Majkëll Olisen, Hviça Kvaratshelian dhe yjet e tjerë të futbollit botëror, duke fituar çmimin më prestigjioz individual në futbollin botëror.

Heri Kejn anglezi 33-vjeçar shkroi histori, duke u bërë futbollisti i parë anglez pas Majkëll Ouenit, në vitin 2001, që fiton këtë çmim. Ceremonia solemne e edicionit të 70-të të ndarjes së Topit të Artë u mbajt në sallën „Palladium“ në Londër, ku u mblodhën emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

Pas këtij vlerësimi historik qëndron një nga sezonet më të mira të karrierës së sulmuesit anglez. Kejn shënoi gjithsej 73 gola në 65 ndeshje gjatë sezonit 2025/26, për Bajernin e Mynihut dhe përfaqësuesen e Anglisë.

Në konkurrencën e femrave, Topi i Artë për vitin 2026 i takoi futbollistes spanjolle Alek­sia Puteljas.

Lamin Jamal fitoi çmimin „Kopa“ për futbollistin më të mirë të ri, në konkurrencë me Pau Kubarsin, Uoren Zair-Emery, Lenart Karl dhe Jan Diomande.

Advertisement

Çmimin ia dorëzoi fituesi i mëparshëm i Topit të Artë, Andrij Shevçenko. Pas pranimit të trofeut, Jamali u shpreh me modestinë se bashkëlojtari i tij te Barcelona dhe përfaqësuesja e Spanjës, Pau Kubarsi, e meritonte më shumë këtë vlerësim.

Në konkurrencën e femrave, çmimi i takoi Viktoria Lopezit nga Barcelona.

Për herë të parë u ndanë edhe çmimet për trajnerët më të mirë në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, të emërtuara në nder të legjendës Johan Cruyff.

Në konkurrencën e femrave, çmimin e fitoi trajneri i Barcelonës, Pere Romeu.

Te meshkujt, çmimi i takoi përzgjedhësit të Spanjës, Luis de la Fuente, i cili e udhëhoqi përfaqësuesen drejt titullit botëror.

Advertisement

Çmimi „Lev Yashin“, që i ndahet portierit më të mirë të sezonit, në konkurrencën e femrave i takoi Kata Kolit nga Barcelona.

Në konkurrencën e meshkujve, fitues ishte Unai Simon, portieri i Atletik Bilbaos dhe i përfaqësueses së Spanjës.

Bukajo Saka nga Arsenali fitoi çmimin „Sokrates“, i cili ndahet për kontribut të veçantë humanitar dhe aktivitete jashtë fushave të futbollit.

Barcelona u shpall klubi më i mirë i vitit në konkurrencën e femrave, kurse PSG në atë të meshkujve.

Heri Kejn përjetoi atë që ëndërron çdo fëmijë. Teksa po merr urime nga të gjitha anët, vlen të veçohet edhe mesazhi i Shkëndijës së Tetovës, e cila në të kaluarën e kishte Harrin si kundërshtar.

Advertisement

„Krenarë që rrugët tona u kryqëzuan me fituesin e Topit të Artë! Urime, Hari Kejn!“, thuhet në urimin e Shkëndijës.

Continue Reading

Më të lexuarat