Lajme nga vendi
Sot dhe të enjten afati i provimeve eksterne të maturës shtetërore
Maturantët e shkollave të mesme që nuk e kaluan provimin e maturës shtetërore në qershor do të japin sot provimin e parë të detyrueshëm ekstern – gjuhë amtare dhe letërsi. Më 14 gusht (e enjte), do të jepet provimi i dytë ekstern i provimit të maturës shtetërore në sesionin e provimeve të gushtit, shkruan Alsat.
Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve (QSHP), gjithsej 1118 nxënës janë regjistruar për dy ditët e provimeve. Testin e gjuhës amtare do ta japin sot: 352 – gjuhë maqedonase, 225 – gjuhë shqipe dhe nëntë kandidatë – gjuhë turke.
Për të enjten janë regjistruar: për gjuhën angleze – 779, një nxënës do të japë gjuhën frënge, dy – gjuhë gjermane, 27 – matematikë dhe një maturant është regjistruar për të dhënë provimin e estetikës.
265 gjimnazist do ta japin provimin, 835 – nga arsimi i mesëm profesional dhe 18 maturantë nga arsimi i mesëm artistik. Kandidatët do t’i japin provimet në semestrin e gushtit në mjediset e fakultetit.
Lajme nga vendi
Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij
Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë
Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.
Lajme nga vendi
Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit
Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

