Connect with us

Sport

SHKËNDIJA SHËNOI FITORE TË MADHE NDAJ LUDOGORETSIT

Published

on

Shkëndija mbrëmë në kuadër të ndeshjes së parë  ta  fazës së play off-it  për  kualifikim në fazën e grupe të Europa Ligës, mundi  kampionin e Bullgarisë  Ludogorets  2-1 Ndeshja kthyese mes Ludogorets dhe Shkëndijës, që do të luhet në Bullgari, është caktuar për të enjten e ardhshme. 

 Kampionia e Maqedonisë së Veriut klubi i futbollit Shkëndija, në kuadër të play-off-it për Ligën e Evropës shënoi fitore të madhe në Shkup, kundër kampionit bullgar Ludogorets me rezultat 2:1.Kuqezinjtë me një rezultat pozitiv do të udhëtojnë  javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit në Razgrad, ku ekipi tetovar mund të sigurojë pjesëmarrjen në fazën e grupeve të kompeticionit të dytë më të madh të UEFA-s, që sjell më shumë duele evropiane dhe përfitim financiar më të madh. Autorët të golave  të fitores kundër Ludogorets ishin Liridon Latifi dhe Besart Ibraimi Ibrahimi,ndërsa golin e vetëm për mysafirët e realizoi Duarte.

Trajneri Jeton Beqiri pas ndeshjes para gazetarëve u shprehë i kënaqur me fitoren dhe lojën e ekipit të tij edhe pse u vërejtën disa gabime sidomos në repartin e mbrojtjes

“Ishte një ndeshje e bukur dhe një fitore e bukur e Shkëndijës, për shkak se u arrit me një lojë pozitive. Gjithmonë gabimet në futboll ekzistojnë, bëmë disa lëshime në mbrojtje, por duke pasur parasysh se kundër cilit kundërshtarë luajmë edhe gabime dhe pakujdesitë më të vogla, ato kanë mundësi ta dënojnë. Unë mendoj që ekipi kundërshtar është akoma favorit për këtë dy luftim, por ne do të mundohemi edhe në ndeshjen e kthimit ta japim maksimumin, do të mundohemi që ti kryejmë detyrat, ta respektojmë fanellën, të tregojmë ndeshje të bukur dhe pse jo mos të kualifikohemi”, deklaroi trajneri Jeton Beqiri. 

Nga ana  tjetër  trajner i Ludogorets, Rui Mota, pas ndeshjes dhe humbjes nga Shkëndija, tha se  skuadra e tij bëri shumë gabime, veçanërisht pas epërsisë kur duhej të luanin shumë më lehtë dhe më agresivisht.

Advertisement

Ne filluam mirë, luajtëm siç u dakorduam në fillim të ndeshjes, shfrytëzuam hapësirën dhe pastaj kur morëm epërsinë, u ndalëm. Filluam ta humbasim topin shumë lehtë dhe kundërshtarët tanë morën atë që donin nga ne në këtë ndeshje. Sikur falë krahëve të shpejtë dhe kundërsulmeve të tyre, pranuam dy gola. Në fushën ku luajtëm, nuk duhej të kishim bërë kaq shumë gabime“, tha Mota.

 Kampioni i  Kosovës  Drita e Gjilanit në stadiumin ‘’Fadil Vokrri{{ në Prishtinë mundi  skuadrën  e Differdange 03  nga Luksemburgut  2-1, ndërsa  Dinamo City  i Tiranës  nga  Bialistoku i Polonisë  kthehet me disfatë  3-0. Ndeshjet  kthyese  zhvillohen më  28 gusht

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat