Sport
EUROPA LEAGUE: SHKËNDIJA SONTE ZHVILLON NDESHJE HISTORIKE
Shkëndija me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë sonte hynë në duelin e kthimit të play off-it të Liga Evropës, përballë kampionëve të Bullgarisë, Ludogorets. Ndeshja Ludogorets – Shkëndija në ora 19:30.
Shkëndija sonte në Razgrad të Bullgarisë luan takimin e kthimit të play off-it të Europa Liga me Ludogoretsin, ndërsa në pritjet të këtij dueli mbrëmë zhvilloi seancën e fundit stërvitore me çka mbyllën përgatitjet për ndeshjen e kthimit të play off-it të kundër kampionit të bullgarisë Ludogorets. Para sencës stërvitorë në press konferencën zyrtare para gazetarëve folën trajneri Jeton Beqiri dhe futbollisti Liridon Latifii.
Trajneri Jeton Beqiri edhe nj;her; potencoi se Ludogoretsi mbetet favorit, por jo gjithmonë në fushë fiton ekipi favorit
“Patjetër që ekipi i Ludogoretsit është favorit, por futbolli është i bukur, pasi jo gjithmonë në fushë fiton favoriti. Ne shohim çdo natë, ekipe që kualifikohen dhe fitojnë kundërshtarë me buxhete shumë më të mëdha dhe me futbollist shumë më cilësor. Jetojmë në një epok që distancat janë afruar, nuk ka dallime shuëm të mëdhaja ndërmjet skuadrave, pavarësisht se kemi të bëjmë me një kundërshtarë që është i organizuar jashtëzakonisht mirë, me një përvojë të madhe në Kupat Europës dhe për ne është kënaqësi të përballemi me kundërshtarë të këtij niveli” deklaroi trajneri Jeton Beqir.
Për formacionin që do të zbret fushë. Trajneri Beqiri tha se të gjithë janë gatshëm për njëmbëdhjetëshin e parë do të vendos para fillimit të ndeshjes
“I gjithë ekipi është i gatshëm. Kemi disa futbollist me probleme të vogla, por do të vendosim për ata futbollist para fillimit të ndeshjes. Normalisht unë besoj se çdo njëri nga futbollistët është i gatshëm që të jep maksimumin. I vetmi futbollist që nuk është me ne dhe që nuk ka të drejtë të luaj është Atdhe Mazari. Të gjithë futbollistët tjerë janë në kombinim dhe vetëm para ndeshjes do të vendosim për 11-shën e parë dhe cilët futbollist tjerë do të na ndihmojnë nga pankina. Por e rëndësishme është se si ekip të jemi shumë të motivuar, çdo futbollist është i rëndësishëm te Shkëndija, veçanërisht kemi treguar se ata që futen nga pankina, në momente të veçanta janë edhe më të rëndësishëm se ata të formacionit të parë” tha Beqiri
Futbollisti Liridon Latifi i cili në arenën ‘’Todor Proeski’’në Shkup shënoi euro gol nga goditja e lirë dhe solli kthesën për përmbysjen e rezultatin për ndeshjen e sotme u shpreh optimist
“Ashtu siç e tha edhe trajneri më herët, favorit do të jetë Ludogoretsi. Por, ne do të bëjmë maksimumin tonë që të arrijmë rezultatin që ne e dëshirojmë. Ne kemi punuar gjatë kësaj jave, për një rezultat pozitiv që shpresojmë ta arrijmë”.deklaroi Liridon Latifi
Latifi foli edhe për goditjet e lira që janë edhe specialitet i tij
“Mendoj se ndërprerjet mund të jetë një nga pikat e tona të forta, pasi ne i kemi ushtruar ato gjatë gjithë kohës në seancat stërvitore. E dimë saktësisht se çfarë do të bëjmë dhe sa i përket goditjes time nga gjuajtja e lirë në ndeshjen e kaluar, atë e kam ushtruar që nga fëmijëria dhe normal se nuk është asgjë e rastit”. tha futbollisti Latifi
Ndeshja Ludogorets – Shkëndija, luhet sonte me fillim në ora 18:30, ndërsa drejtësi do të ndaj zvicerani Simon Schnyder.
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe të dielën me katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.
Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.
Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi, AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.
Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes KF Kamjani dhe KF Teteksi.
Aktualisht dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.
Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.
Lajme nga vendi
KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.
Nga data 6 deri 8-të nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të 26-të me radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë si dhe nikoqirit Turqisë.
Drejtori sportiv i reprezentacionit në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV koha tha se pas sukseseve në kampionatin botërorë, pret suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet me 75 garues.
Ndër aktivitetet e rëndësishme që do të mbahet gjatë këtij viti gjithsesi se është edhe Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar 28 Nëntorit.
‘’Turneu mbarëkombëtarë për ditën e Flamurit 28 Nëntorit, do të zhvillohet përsëri në Tiranë me datën 28 dhe 29 nëntor, ku edhe ku edhe vendet pjesëmarrëse në fakt klubet shqiptare do të marrin pjesë nga i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva normal edhe klubet nga Maqedonia ‘’ tha Arlind Huseini
Nga këto aktivitete të reprezentacionit të karatesë krahas pjesëmarrjes dhe padyshim edhe sukseseve, pritet edhe mbajtja në kontinuitet e formës së garuesve për garat e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahen edhe në vitin 2027.
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

