Connect with us

Uncategorized

VLEN: Korridori 8, arteria e madhe që lidh shqiptarët dhe hap horizontin e zhvillimit për vendin!

Published

on

Kumtesë nga VLEN:

Qeveria e udhëhequr nga VLEN, përmes Ministrisë së Transportit, po dëshmon vendosmëri historike për ndërtimin e mëtejshëm të Korridorit Hekurudhor 8, duke hapur një kapitull të ri të zhvillimit ekonomik dhe integrimit rajonal. Ky është projekt që tejkalon kufijtë teknikë të ndërtimit, sepse ka dimension kombëtar dhe është arteria kryesore që bashkon shqiptarët dhe forcon pozitën e tyre në rajon.

Në këtë drejtim, Qeveria miratoi vendimin për realizimin e Marrëveshjes për grant në vlerë prej 3,7 milionë euro, siguruar nga Banka Evropiane e Investimeve, i cili do të shërbejë për përgatitjen e dokumentacionit të ri projektues dhe procedurës së tenderimit. Paralelisht, Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore nis procedurën për zgjedhjen e Mbikëqyrjes së ndërtimit, duke garantuar efikasitet dhe transparencë në çdo hap.

Në këtë proces, rol të rëndësishëm po jep edhe zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e cila theksoi përkushtimin e plotë të Ministrisë për t’i çuar përpara projektet hekurudhore si shtylla kryesore të zhvillimit ekonomik, bashkëpunimit rajonal dhe integrimit kombëtar.

Me këto hapa, VLEN po dëshmon se ndërtimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor nuk është vetëm prioritet, por një realitet i prekshëm. Korridori 8 do të lidhë shqiptarët nga Shkupi deri në Tiranë dhe Durrës, duke e bërë vendin tonë pjesë të pandashme të korridoreve transportuese evropiane, hapësirë tranziti në Ballkan dhe urë e fortë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo që jetojnë.
Ky është vizioni i VLEN, një shtet i fuqishëm, i lidhur me Shqipërinë dhe Evropën, me ekonomi konkurruese dhe me standarde moderne të transportit. Korridoret hekurudhore nuk janë thjesht linja mbi hartë, ato janë arteriet e zhvillimit që do ta ushqejnë progresin e shqiptarëve dhe të gjithë vendit për dekada të tëra!

Advertisement
Advertisement

Uncategorized

Bilall Kasami “ndez motorët” për fitoren e 2 nëntorit, viziton shtabet e lagjeve Teteks dhe Migjeni

Published

on

Kryetari i Tetovës ka nisur aktivitetet në kuadër të fushatës pë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me çka ka takuar aktivistët e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni.

“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fabrikën Molika, një nga Sonte zhvilluam takim me aktivistët tanë në shtabet e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni, me njerëzit që më 19 tetor na dhuruan fitore të qartë e bindëse”.

“Kjo mbështetje është dëshmi e besimit që qytetarët kanë ndaj punës sonë, përkushtimit dhe vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Ai më tej thekson se “me të njëjtin bashkim e energji, më 2 nëntor do ta kurorëzojmë fitoren përfundimtare dhe do ta çojmë Tetovën edhe më përpara”.

Continue Reading

Uncategorized

Aktivisti i flaktë i BDI-së, Zeka Fazlija jep dorëheqje nga organet partiake

Published

on

Aktivisti i njohur i lagjes Drenovec, Zeka Fazlija, i njohur si një ndër përfaqësuesit kryesorë të krahut të luftës të Ali Ahmetit në këtë lagje, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha obligimet partiake në kuadër të BDI-së.

Në njoftimin e tij, Fazlija thekson se arsyeja e dorëheqjes janë shkaqe morale ku sipas tij, nuk është përmbushur detyra e marrë përsipër në lagjen e tij.

“Për arsye morale, që nuk u përmbush detyra e marrë përsipër në lagjen time, jap dorëheqjen nga obligimet partiake,”, ka shkruar ne Facebook Fazlija.

Dorëheqja e tij shihet si një sinjal i pakënaqësive të brendshme në strukturat lokale të AKI-së në Tetovë.

Advertisement
Continue Reading

Uncategorized

E pamundur të bëhet zgjidhje për transportin publik – Sërish kaos

Published

on

Banorët e Shkupit, assesi të shpëtojnë nga kaosi me transportin publik. Edhe sot, shumë prej tyre u detyruan të presin me orë të tëra për të arritur në destinacionet e tyre.

Disa pritnin mbi 40 minuta e disa tjerë më shumë se një orë për të gjetur një vend në autobusët e stërmbushur.

“Kur erdha këtu shkruante se pas katër minutash do të vijë, nuk erdhi, pas kësaj shkruante 18 minuta por nuk kishte. Ja tani që një orë e gjysmë e pres linjën me numër 16”, tha një qytetar.

”Sa kohë pritni? Rreth 40 minuta. Dyshi herë vjen e here jo, për në punë pres por edhe për kthim është njëjtë”, u shpreh një qytetar tjetër.

”Një orë e gjysmë presim. Cilën linjë e prisni? Linjën me numër 16, të gjithë këtu presin atë. E dini ku qëndron problemi? Jo, nuk e di por dikush e dinë dhe nuk tregojnë”, theksoi një qytetar.

Advertisement

Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik përmes një komunikate njoftuan shkurt se kanë marrë njoftim nga furnizuesi se do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz, gjë që mund të shkaktojë reduktim në disa linja.

“ Të nderuar përdorues të transportit publik në qytetin e Shkupit. Sipas informacionit të marrë nga “NOMAGAS”, se do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz natyror deri më 17.10.2025, ju informojmë se ndryshimi i orareve është i mundshëm”, thonë nga NQP – Shkup.

Përveç këtij problemi, javë më parë kishte edhe reduktime nga ana e transportuesve privatë, për shkak të borxhit që ndërmarrja kishte ndaj tyre. Pas pagesës së një sasie të borxhit, transportuesit privatë u rikthyen në qarkullim.

Continue Reading

Më të lexuarat