Lajme nga vendi
“Ata që i plotësojnë kriteret e Kopenhagës dyert e BE-së janë të hapura”, tha Marta Kos
Kriteret e Kopenhagës në të kaluarën mundësuan zgjerim shumë të suksesshëm të BE-së dhe procesi i pranimit të anëtarëve të reja duhet të vazhdojë të ndërtohet mbi to, sepse sundimi i drejtësisë dhe rezistenca demokratike janë kyçe për proces të besueshëm të zgjerimit, porositi sot eurokomisarja për zgjerim Marta Kos.
“Unioni ynë është i hapur dhe ato dyer do të mbeten të hapura për ata që i plotësojnë plotësisht, në mënyrë të drejtë dhe transparente kriteret e Kopenhagës”, theksoi Kos.
Mes tjerash Eurokomisarja për Zgjerim Marta Kos shtoi se nëse BE-ja dëshiron të bëhet më e fuqishme do të duhet që procesin e zgjerimit ta bazojë në merita dhe në progresin objektiv të arritur nga çdo vend kandidat, me çka pranimi i çdonjërit prej tyre do të varet nga tempoja e zbatimit të reformave, duke theksuar se në rastin e vendit “sapo Qeveria do ta ndryshojë Kushtetutën” do të mund të vazhdojë procesin e saj të anëtarësimit.
Lajme nga vendi
VLEN: Me një zë, shqiptarët vulosën fundin e epokës së Ahmetit!
Zgjedhjet që i quajtën “referendum”, përfunduan si gjykim politik ndaj atyre që për 23 vite e mbajtën peng popullin shqiptar me gënjeshtra dhe mashtrime. Qytetarët folën qartë se koha e manipulantëve ka mbaruar.
Të dy rrethet e këtyre zgjedhjeve dëshmuan se Bashkimi Demokratik për Integrim është fshirë nga harta politike e Maqedonisë së Veriut. Pas dy dekadash manipulime, kjo parti është shndërruar në një strukturë minore, pa mbështetje dhe pa legjitimitet politik.
Këtë nuk e thotë VLEN, e thotë vota e lirë e shqiptarëve.
Në rrethin e parë, VLEN fitoi bindshëm në Çair, Saraj, Haraçinë, Zhelinë dhe Tearcë. Në rrethin e dytë, shqiptarët e vulosën ndryshimin në Bogovinë, Dibër, Strugë, Dollnen dhe Tetovë. Këto fitore nuk janë rastësi janë refuzim i hapur i politikës së vjetër dhe konfirmim i besimit te politika e re.
Shqiptarët e dinë saktë se kush punon dhe kush mashtron, kush ndan dhe kush bashkon.
Kjo votë e qartë është fund i një epoke dhe fillim i një vizioni të ri për politikën shqiptare.
VLEN e lexon këtë rezultat si nisje të politikës së përgjegjësisë, që matet me punë, me përulësi dhe me respekt për qytetarin. Ne nuk do të flasim për humbësit sepse shqiptarët tashmë folën.
Ne do të flasim për të ardhmen dhe ajo tashmë ka një emër: VLEN.
Lajme nga vendi
Priten reshje intensive lokale dhe kushte për bubullima
Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht, sot pasdite, gjatë natës dhe nesër priten reshje të përkohshme lokale shiu, të cilat në disa vende mund të jenë më intensive, mbi 15 litra për metër katror, me mundësi për bubullima të rralla.
Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë veriore, me shpejtësi mbi 60 km/orë, ndërsa temperatura ditore nesër do të bjerë disa gradë, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Në Shkup, kah fundi i ditës dhe veçanërisht gjatë natës, priten reshje shiu, herë pas here intensive. Gjatë natës dhe nesër do të fryjë erë e përforcuar veriore.
Sipas DPHM-së, të mërkurën dhe të enjten moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës priten përsëri reshje lokale.
Lajme nga vendi
Çmime të reja të derivateve të naftës
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,03 % në raport me vendimin e datës 30.10.2025.
Nga data 4.11.2025, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 74,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 76,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 71,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 36,913 (denarë/kilogram)
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,856 den/kg dhe do të jetë 36,913 den/kg.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 4.11.2025.
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi5 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi2 months agoAksident fatal në Dobërdoll, 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga vetura

