Uncategorized
Albi Qamili bartës i listës së koalicionit VLEN në Tetovë
Bilall Kasami ka prezentuar bartësin e listës së koalicionit VLEN në Tetovë.
Ju prezantojmë bartësin e listës së koalicionit VLEN në Tetovë – Albi Qamili
Edhe pse në moshë të re, Albin e njohin të gjithë si një aktivist të palodhur dhe të përkushtuar për kauzën tonë. Ai është diplomuar në Shkenca Politike dhe aktualisht po ndjek studimet pasdiplomike në drejtimin e së Drejtës Kushtetuese.
Përgjatë viteve, Albi ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe të rinjëve në veçanti, duke u angazhuar në organizime, debate dhe nisma shoqërore e politike. Energjia, vizioni dhe vendosmëria e tij përfaqësojnë më së miri gjeneratën e re të të rinjve aktivë, të cilët duan të sjellin ndryshime të prekshme në jetën publike.
Ne besojmë se Albi ka shumë për t’i dhënë politikës sonë dhe veçanërisht Tetovës. Ai mishëron atë që është më e vyer tek rinia jonë: guximin për të menduar ndryshe, gatishmërinë për të vepruar dhe idealizmin për ta parë vendin të zhvillohet.
Me Albin bartës të listës, koalicioni VLEN sjell energjinë e ndryshimit dhe garanton që të rinjtë të kenë zërin dhe vendin e merituar në politikën lokale.
Uncategorized
Bilall Kasami “ndez motorët” për fitoren e 2 nëntorit, viziton shtabet e lagjeve Teteks dhe Migjeni
Kryetari i Tetovës ka nisur aktivitetet në kuadër të fushatës pë raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, me çka ka takuar aktivistët e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni.
“Sot pata kënaqësinë të vizitoj fabrikën Molika, një nga Sonte zhvilluam takim me aktivistët tanë në shtabet e lagjeve Teteks 1, Teteks 2 dhe Migjeni, me njerëzit që më 19 tetor na dhuruan fitore të qartë e bindëse”.
“Kjo mbështetje është dëshmi e besimit që qytetarët kanë ndaj punës sonë, përkushtimit dhe vizionit për një Tetovë moderne, të pastër dhe me zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar Kasami në Facebook.
Ai më tej thekson se “me të njëjtin bashkim e energji, më 2 nëntor do ta kurorëzojmë fitoren përfundimtare dhe do ta çojmë Tetovën edhe më përpara”.
Uncategorized
Aktivisti i flaktë i BDI-së, Zeka Fazlija jep dorëheqje nga organet partiake
Aktivisti i njohur i lagjes Drenovec, Zeka Fazlija, i njohur si një ndër përfaqësuesit kryesorë të krahut të luftës të Ali Ahmetit në këtë lagje, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga të gjitha obligimet partiake në kuadër të BDI-së.
Në njoftimin e tij, Fazlija thekson se arsyeja e dorëheqjes janë shkaqe morale ku sipas tij, nuk është përmbushur detyra e marrë përsipër në lagjen e tij.
“Për arsye morale, që nuk u përmbush detyra e marrë përsipër në lagjen time, jap dorëheqjen nga obligimet partiake,”, ka shkruar ne Facebook Fazlija.
Dorëheqja e tij shihet si një sinjal i pakënaqësive të brendshme në strukturat lokale të AKI-së në Tetovë.
Uncategorized
E pamundur të bëhet zgjidhje për transportin publik – Sërish kaos
Banorët e Shkupit, assesi të shpëtojnë nga kaosi me transportin publik. Edhe sot, shumë prej tyre u detyruan të presin me orë të tëra për të arritur në destinacionet e tyre.
Disa pritnin mbi 40 minuta e disa tjerë më shumë se një orë për të gjetur një vend në autobusët e stërmbushur.
“Kur erdha këtu shkruante se pas katër minutash do të vijë, nuk erdhi, pas kësaj shkruante 18 minuta por nuk kishte. Ja tani që një orë e gjysmë e pres linjën me numër 16”, tha një qytetar.
”Sa kohë pritni? Rreth 40 minuta. Dyshi herë vjen e here jo, për në punë pres por edhe për kthim është njëjtë”, u shpreh një qytetar tjetër.
”Një orë e gjysmë presim. Cilën linjë e prisni? Linjën me numër 16, të gjithë këtu presin atë. E dini ku qëndron problemi? Jo, nuk e di por dikush e dinë dhe nuk tregojnë”, theksoi një qytetar.
Nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik përmes një komunikate njoftuan shkurt se kanë marrë njoftim nga furnizuesi se do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz, gjë që mund të shkaktojë reduktim në disa linja.
“ Të nderuar përdorues të transportit publik në qytetin e Shkupit. Sipas informacionit të marrë nga “NOMAGAS”, se do të ketë ndërprerje të furnizimit me gaz natyror deri më 17.10.2025, ju informojmë se ndryshimi i orareve është i mundshëm”, thonë nga NQP – Shkup.
Përveç këtij problemi, javë më parë kishte edhe reduktime nga ana e transportuesve privatë, për shkak të borxhit që ndërmarrja kishte ndaj tyre. Pas pagesës së një sasie të borxhit, transportuesit privatë u rikthyen në qarkullim.
-
Lajme nga vendi6 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

