Sport
OUSMANE DEMBELE FITUES I TROFEUT TOPI I ARTË 2025

Në ceremoninë e zhvilluar në Paris, Ousmane Dembele dhe Aitana Bonmatí u shpallën futbollistët më të mirë në botë, duke fituar çmimet prestigjioze Topi i Artë 2025.
Ousmane Démbélé është fitues i Topit të Artë 2025. Sulmuesi i PSG-së, i cili la prapa 18-vjeçarin, Lamine Yamal, i cili mbeti i dyti por ai fitoi përherë të dytë çmimin e Lojtarit të Ri më të mirë.
Dembele e fitoi tripletën me PSG-në, duke qenë faktor kyç për triumfin e skuadrës parisiene. Francezi shënoi 35 gola dhe dhuroi 14 asistime në të gjitha garat.
Ai e fitoi çmiin si Lojtari i Sezonit në Ligue 1, si dhe Këpucën e Artë në këtë ligë
Dembele është francezi i gjashtë që fiton Topin e Artë pas Kopa, Platinit që është tre herë fitues , Papin, Zidane dhe Benzema. Franca bëhet kështu shteti me më shumë lojtarë të ndryshëm që e kanë fituar këtë çmim, përpara Italisë dhe Gjermanisë që kanë nga pesë trofe Topi i Artë .
Në konkurrencën e femrave, këtë çmim e ka fituar sulmuesja ekipit të Barcelonës Aitana Bonmati. Për spanjollen, kjo është hera e tretë që e fiton “Topin e Artë”.
Trofeun për lojtarë të ri e fituan futbollisti Lamine Yamal dhe futbollistja Vicky Lopez. Çmimin Gerd Miler e fituan futbollisti Viktor Gyökeres dhe futbollistja Ewa Pajor . Çmimin Lav Jashine fituan portieri Gianluigi Donnarumma dhe portierja Hannah Hampton. Çmimin Johan Krojf e fitoi trajneri Luis Enrique dhe trajnerja Sarina Wiegman.
Klube më të suksesshme të vitit 2025 u shpallën PSG dhe klubi i futbollit të femrave Arsenal
Sport
SONTE STARTON SEZONI I RI I LIGËS SË EVROPËS

Me ndeshjet e raundit të parë sonte startojnë garat e edicionit 2025/26 të Ligës së Evropës. Ndeshje kryesore e e sotme është përballja e edicionit 2025/26 të Ligës së Evropës
Sonte zyrtarisht ngrihet perdja e edicionit 2025/26 të Ligës së Evropës, ku do të luhen nëntë ndeshje të para të fazës së ligës, ndërsa të enjten do të zhvillohen edhe nëntë duele të tjera të kësaj xhiroje hapëse.
Pas javës së kaluar që solli emocionet e kthimit të Ligës së Kampionëve, tani vëmendja zhvendoset te kompeticioni i dytë më prestigjioz për klube në kontinent. Ashtu si çdo vit, takimet janë të ndara në dy orare: disa fillojnë nga ora 18:45, ndërsa pjesa tjetër nga 21:00.
Përballjet kryesore të ditës konsiderohen Dinamo Zagreb – Fenerbahçe, Braga – Feyenoord dhe Real Betis – Nottingham Forest, të cilat priten të ofrojnë spektakël futbolli.
Nga ana tjetër, Roma do të përballet në transfertë me Nice, Malmö do të presë Ludogorets, Freiburg sfidon Baselin, Celtic shkon në Beograd përballë Crvena Zvezdës, PAOK-u luan ndaj Maccabi Tel Avivit, ndërsa Midtjylland mat forcat me Sturm Grazin.
Kujtojmë se trofeun e edicionit të kaluar e ngriti Tottenham Hotspur, që në finalen angleze mposhti Manchester Unitedin dhe siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për këtë sezon.
Sport
BASHKIMI MUNDI 2-1 PELISTERIN NË MANASTIR

Me ndeshjen Pelisteri – Bashkimi u kompletua java e shtë e sezonit vjeshtor në Ligën e pare të futbollit vedor. Kumanovarët me 13 pikë mbajnë pozitën e pestë në tabelë
Tre fitore të vendasve dhe po aq të ekipeve mysafire me 17 gola të shënuar është epilogu i javës së VII-të të sezonit vjeshtor në Ligën e pare të futbollit vendor q; u kompletua sot me ndeshjen që zhvillua në Manastir mes Pelisterit dhe Bashkimit të Kumanovës që përfundoi me fitoren e mysafirëve 1-2 . hero i kësaj fitore për kumanovarët është autori I dy golave Haxhiq në minutën e 5-të dhe at të 20-të të pjesës së parë të ndeshjes.
Në pjesën e dytë në minutën e 54-të vendasit nuk shfrytëzuan edhe 11 metërshin që e huqi kapiteni Ristevski. Megjithatë golin e nderit për vendasit në kë ndeshje e realizoi Stefan Spirovski në minutën e 66-të për rezultatin përfundimtar 1-2. Pas ndeshjes së sotme Pelisteri mbetet me 6 pikë, ndërsa ekipi i Bashkimit me 4 fitore , 1 barazim dhe 2 disfata ka 13 pikë pozicionohet e pesta në tabelën e klasifikimit.
Rezultatet e kompletuara të xhiros së 7-të :
AP Brera – Arsimi 2-1, Sileksi – Struga trim Lum 1-3, Shkëndija – Tikveshi 1-0, Vardari – Rabotniçki 3-1,Shkupi – Makedonia Gj.P 0-2 dhe Pelisteri – Bashkimi 1-2, Nesër në arenën “Todor Proeski” në Shkup, zhvillohet ndeshja e anuluar nga java e 4-të mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës
Sport
KFF LUBOTENI ME PIKË MAKSIMALE AS UNITED PËSON HUMBJEN E PARË

Klubi i futbollit të femrave Luboteni i Tetovës vazhdon rrugëtimin e sukseseve edhe në sezonin e ri pasi në gjashtë xhiro të zhvilluara ka po aq fitore. AS United në Shkup pësooi disfatën e pare.
Kampionati në Ligën e pare të futbollit për femra është duke u zhvilluara sipas orarit të përcaktuar nga ana e organeve të FFM-së. Kështu në javë e gjashtë të sezonit vjeshtor . Vajzat e Luboteni nuk kanë ndalur në xhiron e gjashtë kanë shënuar fitore të thellë në transfertë kundër ekipit Reçica me rezultatin 5-1 dhe me pike maksimale kryesojnë tabelën
Ndeshja derbi e kësaj jave mes ekipeve Skopje 2014 – AS United ka përfunduar me fitoren e vendaseve me rezultatin minimal 1-0 me golin q; e ka realizuar Rabije Dervishi . Kjo ishte fitorja e pestë për vendaset , ndërsa disfata e parë për AS United. Fitoren më të thellë këtë javë e ka regjistruar Istatov 2015 Skopje në transfertë ka mundur Koçanin 8-0.
Rezultatet e javës së 6-të: Tiverija Brera – Kamenica Sasa 2-1, Koçani – Istatov 2015 Skopje 0.8, Top Gol – Vardari 2023 0-0, Skopje 2014 – AS United 1-0 dhe Reçica – Luboteni 1-5
Pas gjashtë xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Luboteni me 18 pikë, para Skopje 2014 me 15 pikë . ndërsa në pozitën e tretë është AS United me 13 pikë
Në xhiron e shtatë takohen: Vardari 2023- Skopje 2014, Istatov 2015 Skopje – Top Gol, Kamenica Sasa – Koçani, dhe Luboteni – Tiverija Brera, të gjitha ndeshjet zhvillohen të dielën, ndërsa AS United – Reçica, luhet më 2 tetor
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve