Connect with us

Sport

SHKËNDIJA DHE ARSIMI SHËNOJNË FITORE TË SIGURTA

Published

on

Java e tetë e sezonit  vjeshtor  në Ligën e Parë të  futbollit vendor  ka  vazhduar  me dy ndeshje  që u zhvilluan të shtunën dhe dy ndeshje që u zhvilluan  të dielën. Të shtunën Arsimi mundi Shkupin 4-2, ndërsa Tikveshi mundi  Makedonija  Gj.P  2-1. Dje  Shkëndija mundi Sileksin 2-0, ndërsa Rabotniçki humbi nga  AP Brera 3-4 

 Shkëndija dje shënoi fitoren e  gjashtë  sezonale, pasi mundi  2-0 ekipin e Sileksit të Kratovës  në kuadër të javës  së tetë  të  sezonit vjeshtor  në Ligën e parë të futbollit vendor . Autor  të  golave  për  ekipin  kuqezi  ishin  Besart Ibraimi në minutën e  51-të  dhe  Endrit  Krasniqi  në minutat shtesë  të lojës . Me  këto tri pikë Shkëndija   ka  arritur  në  kuotën e  20  pikëve  me  6  fitore  dhe 2 barazime duke  u  ngjitur  në kreun e tabelës .Pas ndeshjes  trajner i  Beqiri  tha  se  shumë e rëndësishme është që  i grumbullojmë pikët.  

 “Patjetër 2:0 apo 1:0, thjesht ti sjellin tre pikët në këtë moment kur orari i ndeshjeve është i ngjeshur. Mua personalisht më shijon më shumë kur është 1:0, për shkak se ka më shumë adrenalinë, shoh më shumë reagimin e skuadrës, pavarësisht se edhe sot rrezikuam në fund të ndeshjes. Në përgjithësi e rëndësishme është se skuadrës dalë nga dalë po i kthehet zjarri apo ajo dëshira për fitore. Shkëndija për momentin aty e ka problemin, pasi ekipi po mundohet të rikthehet në realitet, të luaj më shumë dëshirë dhe entuziazëm dhe besoj se do të paraqitemi edhe më mirë.” deklaroi trajneri Jeton Beqiri

 Befasia e  javës së 8-të  ndodhi  në  Shkup ku skuadra  e Rabotniçkit  në cilësinë e vendasit  pësoi disfatë të papritura  nga  AP Brera e  Strumicës  me rezultatin  3-4. Pas  kësaj  humbje  shkuara e romantikëve  përfundimisht   janë  në një krizë të thellë të rezultateve.

Dy ndeshje të javës së tetë  janë  zhvilluara të shtunën  ku  Arsimi i Çergranit mundi Shkupin 4-2, ndërsa Tikveshi në Kavadar ishte më e mirë se  Makedonija Gj.P duke mundur 2-1 . Java e tetë e sezonit vjeshte  është mbyllur me  dy ndeshjet e sotme.

Advertisement

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

IMRAN FETAI: KUNDËR PELISTERIT PËR FITOREN E RADHËS!

Published

on

Java e  25-të e kampionatit në Ligën e Parë  të  futbollit   vazhdon edhe  nesr  me  dy  ndeshje që  zhvillohen në Tetovë mes Shkëndijës dhe Pelisterit si dhe në Shkup ndeshja Vardari – Makedonija Gj.P.

 Në stadiumin e qytetit në Tetovë skuadra kuqezi është nikoqire e  Pelisterit të Manastirit  ku pritet të vazhdojë rrugëtimin e sukseseve për mbrojtjen e titullit kampion.

 Por në këtë përballje Shkëndija do të jetë e hendikepuar pa mesfushorin Reshat Ramadanin i cili në ndeshjen miqësore Irlandë – Maqedoni e Veriut, ka pësuar këputje të ligamentit dhe detyrohet t’i nënshtrohet operimit. 

 Shkëndija sot paradite zhvilloi seancën efundit stërvitore para ndeshjes së nesërme, ndërsa futbollisti i mbrojtjes Imran Fetai, që pati një super-ndeshje debutuese për përfaqësuesuen e Maqedonisë së Veriut në Irlandë, para gazetarëve tha se ekipi  është maksimalisht i motivuar dhe i fokusuar për suksesin e radhës

 ’Atmosfera  është  shumë e mirë, shumë pozitive, jemi të fokusuar në maksimum që nesër t`i marrim tre pikë . Por duhet të kemi kujdes sepse këto ndeshje dinë të jenë edhe ndeshje të vështira dhe të rrezikshme . Por ne  jemi në  fokus qind për qind  shkojmë për  fitore nesër’’ deklaroi futbollit Imran Fetai

Advertisement

 Duke e komentuar përballjen  e para disa javëve me Pelisterin që u zhvillua në Tetovë, futbollisti kuqe zi tha se tani jemi qind për qind të fokusuar për t`i fituar pikët.

 ’Normal siç thash është e fokusuar për shkak të ndeshjes së fundit  që e kishim me Pelisterin, ku ndoshta nuk na shkoi ashtu  siç  duhet bash mirë . Për  atë jemi të  fokusuar qind për qind dhe  shkojmë për tre  pikë’’ tha  Fetai

 Ndeshja  Shkëndija – Pelisteri luhet nesër me fillim në ora 13:30, ndërsa  po nesër, por me fillim në ora  15:30 në Shkup  zhvillohet edhe ndeshja  Vardari – Makedoniaj Gj.P.

 
 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LIGA E TRETË PERËNDIM: FUNDJAVA ME NDESHJE TËRHEQËSE

Published

on

Ndeshjet Xhepçishti – Kamjani dhe Napredoku – Vëllazërimi  janë dy  takimet më tërheqëse në javën e 16-të në Ligën e Tretë – Grupi Perëndim që zhvillohen këtë fundjavë.

 Kampionati në Ligën e tretë në Grupin Perëndim vazhdon edhe këtë  fundjavë sipas orarit të paraparë nga organet e kësaj  lige.

 Derbi e kësaj jave është ndeshja mes KF Xhepçishtit dhe liderit në renditjen e tabelës KF Kamjani. 

 Por një duel tjetër interesant zhvillohet edhe stadiumin e qytetit të Kërçovës ku përballen dy skuadrat kërçovare Napredoku dhe Vëllazërimi,  dy ekipet pretendente për kreun e tabelës.

 Në javën e 16-të, takohen: Reçica – Drita, Renova – Luboteni  Xhepçishti – Kamjani, Napredoku – Vëllazërimi  dhe Vardari – Dobroshti.

Advertisement

 

Shaban Sinani – TV koha
Continue Reading

Sport

LIGA E DYTË: HASANBEGU DHE AUTOKOMANDA NË QENDËR TË VËMENDJES

Published

on

Java e  23-të e kampionatit në Ligën e dytë të futbollit vendor sjell  dy përballje  të rëndësishme që mund të jenë vendimtare për  rrjedhën e këtij kampionati. Në Autkomandë takohen Skopje – Bregallnica, ndërsa në Hasanbeg, Shkëndija e Haraçinës – Teteksi.

 Nesër në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohen ndeshjet e javës së 23-të.

Zhvillohen dy ndeshje derbi që mund të jenë edhe vendimtare  për rrjedhën e mëtutjeshme të kampionatit.

 Kryendeshja e kësaj jave padyshim është dueli në Autokomandë ku përballen dy ekipet pretendente për kualifikim në elitën e futbollit vendor, ku lideri aktual Skopje takohet me Bregallnicën e Shtipit.

 Një ndeshje tjetër shumë  rëndësishme zhvillohet edhe në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg aty ku Shkëndija e Haraçinës është nikoqire e Teteksit të Tetovës.

Advertisement

 Të gjitha ndeshjet zhvillohen nesër në orën 15:30  takohen: Shkëndija (H) – Teteksi, Bellasica – Osogova, Slloga Vinicë – Pobeda, Detonit Plaçkovica- Kozhufi,  Golemo Konjare – Vardari Negotinë, Skopje – Bregallnica dhe Prespa  – Kamenica Sasa, ndërsa ndeshja Ohri – Novaci,  fillon në ora 13:30.

Skopje, Ohri, Bregallnica dhe Shkëndija e Haraçinës janë në katër vendet e para, kurse dallimi mes tyre është një pikë.

Në 8 xhirot e mbetura të Ligës së Dytë, cdo ndeshje për këto skuadra do të jetë një finale.

 

 Shaban Sinani – TV KOHA
Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat