Sport
CHAMPIONS: INTER, BAYERN E ATLETICO DHUROJNË SPEKTAKËL
Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e raundit të dytë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve evropian ku pati ndeshje spektakolare, por edhe zhgënjime . Fitojnë Bajerni, Atletiko Madrid e Marsej, por zhgënjejnë Liverpuli , Galatasaraz dhe Interi.
Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e parë të javës së dytë, me golat dhe surprizat që nuk munguan.
Rezultati më surprizues erdhi nga Turqia, aty ku Galatasaray mundi 1-0 Liverpullin. Goli i vetëm e realizoi Osimhen nga 11-metërshi në minutën e 16.
Tre fitore spektakolare u shënuan dhe tre gjigantë europianë. Bayern Munchen shkon në kuotën e 6 pikëve pas triumfit 1-5 në Qipro kundër debutesve të Pafos.
Interi gjithashtu morën fitoren e dytë radhazi, pasi mundi 3-0 Slavia Praga, duke shkuar gjithashtu në kuotën e 6 pikëve.
Pas fitores në derbin e Madridit, Atletrico shënoi “shuplakën” e dytë radhazi, kjo pasi djemtë e Simeones triumfuan 5-1 kundër Eintracht Frankfurt.
Marseij befasoi adhuruesit e vet me fitoren e thellë 4-0 skuadrën e Ajaksit.
Chelsea mori tre pikët e para në fazën e ligës , pas fitores 1-0 kundër Benfikës të trajnerit Jose Mourinho, i cili u rikthye në “Stamford Bridge” me humbje, ndërsa “Blutë” e mbyllën takimin me 10 lojtarë pas ndëshkimit me me karton të kuq të Pedros.
Një tjetër rezultat surprizë erdhi nga Norvegjia, me debutuesit e Bodo/Glimt që barazuan 2-2 me Tottenham.
Sport
LIGA E DYTË: MAKEDONIJA GJ.P – KAMJANI HAPIN SIPARIN E XHIROS SË PESTË
Nesër dhe pasnesër në program janë ndeshjet e xhiros së pestë të sezonit vjeshtor në Ligën e dytë. Sipari i kësaj jave hapet nesr me ndeshjen mes Makedonija Gj.P – Kamjani me fillim në ora 16:00
Sezoni vjeshtor në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon nesër dhe të dielën me ndeshjet e javës së pestë. Nesër në program është vetëm ndeshja mes Makedonija Gj.P dhe Kamjanit . Skuadra vendase sezonin e ri nuk e ka filluar si duhet pasi në katër ndeshje ka vetëm 1 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje duke grumbulluar vetëm 5 pikë, kundrejt Kamjnait që ka 2 fitore , 1 barazm dhe 1 humbje me 7 pikë të grumbulluara. Pra dy ekipet në këtë takim kanë për qëllim që të dalin me rezultat pozitiv. Klubi i futbollit Kamjani në këtë ndeshje do të jetë me formacion të kompletuar.
Nga ndeshjet tjera që do të zhvillohen të dielën mund të veçohen përballjet mes dy ish ekipeve të Ligës së parë Rabotniçki kundër AP Brera dhe Bellasica – Teteksi.
Nesër takohen Makedonija Gj.P – Kamjani , ndërsa të dielën takohen: Shkupi – Pelisteri, Novaci – Detonit Plaçkovica , Bellasica – Teteksi. Osogova – Kozhufi, , Ohri – Euromilk dhe Rabotniçki – AP Brera. Të gjitha ndeshjet e javës së pestë fillojnë në ora 16:00
Sport
Bayern Munich dhe Mançester United e kanë e nisur me fitore bindëse aventurën e tyre në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. duke mposhtur Bodo/Glimt 5:0 respektivisht Sabah Baku 4:0.
Në raundin e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, ekipet e mëdha i përmbushën pritshmëritë. Bayern mposhti Bodo/Glimt 5-0 pas një pjese të parë të tensionuar falë golavetë Musiala, Kane, Davies dhe Olise (dy gola).
Mançester United gjithashtu pati një provë të lehtë, duke mposhtur Sabah 4-0 falë golave të Cunha, Bruno Fernandes, Sesko dhe Lisandro Martinez. PSV e mbajti Shakhtarin në një barazim 1-1, dhe Lens fitoi në transfertë, mposhti Slavia Pragën 3-2.
Supriza e madhe e mbrëmjes në fay;n e lig;s mban emrin e Comos, që mposhti Leipzigun me rezultatin 4-1. Golat për skuadrën italiane u shënuan nga Baturina, Douvikas, Diao dhe Perrone. Goli i vetëm për gjermanët u shënua nga Maksimoviq.
Fenerbahce dhe Roma barazuan 1:1 në xhiron e parë të fazës së ligës . Fenerbah[e ka kaluar në epërsi në minutën e 48-të me golin Brown ndërsa ka barazuar Cristante në minutën e 39-të për Romën. Pas këtij barazimi trajner i Fenerbahçes Ismail Kartal ka ofruar dorëheqje , por presidenti i klubit Yıldırım ka bërë të qartë se dorëheqja nuk pranohet.“İsmail Kartal është ende në krye. Klubi duhet ta mbështesë trajnerin tonë. Derisa të largohem unë, İsmail Kartal është trajneri i Fenerbahçes,” ka thënë ai.
Dy ndeshjet tjera PSV dhe Shakhtar kanë barazuar 1-1, ndërsa Slavia e Pragës ka pësuar humbje 2-3 nga skuadra e Lens.
Raundi i dytë në fazën e ligës të UEFA Liga e Kampionëve vazhdon më 13 dhe 14 tetor.
Sport
LIGA E TRETË: NIS KAMPIONATI I RI, KF DRITA NUK FSHEH PRETENDIMET!
Me ndeshjen e xhiros së pare këtë fund javë starton sezoni i ri në Ligën e tretë Perëndim ku do të garojnë 13 ekipe. Drita e Bogovinës me përgatitjet e bëra në të gjitha aspektet haptas pretendon të rikthehet atje edhe ku e meriton një rëngë më lartë.
Këtë fundjavë starton kampionati i ri në Ligën e Tretë – Perëndim , ku do të garojnë 13 ekipe nga rajoni i Tetovës, Gostivarit dhe Dibrës.
Nga rajoni I Tetovë në mesin e dhjetë ekipeve, KF Drita e Bogovinës në bazë të kushteve, përkrahjen që ka nga donatorë të shumtë, haptazi ka shpallë pretendimet për të qenë kampion i grupit dhe në kampionatin e ardhshëm të kualifikohet një rangë më lartë.
Për këto pretendime, ekipi nga Bogovina, që ka një traditë mbi 30 vjeçare, ka bërë ndërhyrje në infrastrukturë sidomos te sistemi i ujitjes, rrethojën dhe tribunat me ulëse.
Në një deklaratë për TV Koha, drejtori sportiv Safet Miftari, u zotua se KF Drita do të kthehet atje ku e meriton.
“Ne jemi munduar që pike së pari që stadiumi të ketë bukurinë e vet, me gjitha kushtet infrastrukturore më së pari .Jemi munduar që në maksimum të plotësojmë kushtet primare sa i përket terrenit, sistemit të ujitjes që të ujitet më mirë, tribunës anës veriore që e kemi furnizuar me ulëse , afro 300 e diçka ulëse, presim edhe 600 ulëse të reja që duhet të na sigurojnë nga Federata e futbollit të cilët i falënderojmë edhe pse akoma nuk kanë arritur”
KF Drita në drejtimin e trajnerit Basri Abdiju me përgatitje ka filluar para më tepër se një muaj dhe fillimin e kampionatit e pret maksimalisht e përgatitur.
“ Ne ditën e diel me Jehonën e Përshevcës presim një fitore . Mendoj që jemi shumë mirë të përgatitur dhe kemi ekip mjaft të mirë për këtë sezon , kështu që mendoj se do kemi një fitore ditën e diel“
KF Drita mbrëmë zhvilloi një seancë të rregullt stërvitore ku qartë shihej se futbollistë me padurim presin fillimin e kampionatit për t`i realizuar objektivat.
“ Jemi duke bërë përgatitje afro një muaj e gjysmë, jemi përgatit si duhet e presim ndeshjen siç duhet dhe ishalla me fitore . Synimi i KF Drita për këtë kampionat është që të inkuadrohemi në Ligën e dytë. Kemi punuar fortë dhe mendoj që do ja arrijmë qëllimit dhe në çdo ndeshje një nga një do ia arrijmë suksesit”
Ndeshja Drita – Jehona zhvillohet të dielën në ora 16:00, ndërsa në ndeshjet tjera të xhiros së parë takohen: Liria – Dobroshti, Skënderbeu – Korabi, Cetinska – Xhepçishti, Luboteni – Gradeci dhe Gostivari – Vardari i Bërvenicës.
Reçica është e lire.
SHABAN SINANI – TV KOHA
-
Lajme nga vendi1 month agoDyvjeçar nga Kumanova helmohet me tretës ngjyre, dërgohet në Klinikën “Nëna Terezë”
-
Lajme nga bota2 months agoFestivali kthehet në tragjedi, dy të vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në Uashington. Arrestohet autori
-
Lajme nga bota2 months agoFranca në alarm, zjarret i afrohen Bordeaux, Macron mbledh qeverinë në takim krize

