Sport
LIGA E KONFERENCËS: SHKËNDIJA MUNDET NGA RAYO VALLECANO
Mbrëmë janë zhvilluar ndeshjet e para në fazën grupeve në kompeticionin UEFA Konferencë Liga. Dy skuadrat shqiptare Shkëndija e Tetovës dhe Drita e Gjilanit kthehen me humbje gjegjësisht barazim nga Madridi dhe Tampere të Finlandës.
Shkëndija e ka nisur aventurën në Konferencë Ligë me humbje me shifrat 2-0 përballë Rayo Valecano në transfertë. Skuadra spanjolle arriti të shënojë dy herë brenda pjesës së parë ndaj kampionëve të Maqedonisë së Veriut. Autor të golave pë vendasit ishin Lopez në minutën e 28 dhe Perez në minutën e 32-të pë epilogun final të kësaj ndeshje
Pas ndeshjes trajneri Jeton Beqiri duke komentuar ndeshjen me tha se për kundërshtarë kishin një ekip nga kampionati më mirë në botë
“Ne e dinim se luajmë kundër një kundërshtari shumë cilësor, nga ndoshta kampionati më e mirë në botë dhe normalisht me mundësitë tona që kemi mundohemi të japim maksimumin. Në përgjithësi jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Mbetet pengu i vetëm pjesa e parë jo e mirë e jona dhe mënyra se si i pranuam golat.” deklarroi trajneri Jeton Beqiri
Trajneri Beqir ka folë edhe për atmosferën e krijuar në tribuant e stadiumit
“Si fillim ishte një ambient i jashtëzakonshëm, i krijuar nga tifozët që ishin të mrekullueshëm gjatë gjithë ndeshjes, unë shfrytëzoj momentin që edhe ekipit të Rayos i uroj fitore, për shkak se e merituan totalisht. Mendoj që në pjesën e parë ne kishim shumë respekt madh për kundërshtarin që na imponon edhe liga nga e cila vijnë. Por, edhe në aspektin fizik, në pjesën e dytë skuadra vrapoj më shumë dhe ishin më të mirë si në mbrojtje edhe në sulm.”
Nga ana tjetër, Drita shmangu humbjen në transfertë ndaj KuPS duke barazuar me shifrat 1-1. Të parët shënuan vendasit me golin e Parzyszek , ndër barazoi Dabiqaj
Në raundin e dytë të kësaj faze që zhvillohet më 23 tetor Shkëndija në Shkup ësht nikoqire e ekipit Shelbourne nga Dublin i Irlandës, ndërsa Drita në Prishtinë do të takohet me ekipin Omonia të Qipros.
Sport
TENIS: MËSOHEN DYSHET GJYSMËFINALISTE NË AUSTRALIAN OPEN
Pas kompletimit të ndeshjeve çerekfinale në kategorinë e meshkujve dhe ato të të femrave mësohen dyshet gjysmëfinaliste në grand slamin e tenisit ‘’ Australian Open 2026’’
Në grand slam i tenisit ‘’ Australian Open 2026’’ tani më dihen ed he dyshet gjysmë finaliste si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe në atë të femrave. Gjysmëfinalet tek femrat zhvillohen nesër, ndërsa ato të meshkujve të premten
Në kategorinë e meshkujve spanjolli Carlos Alvaraz mposhti australianin Alex de Minaur 3-0 në sete 7=5, 6-2 dhe 6-1. Kualifikim në rerekfinale ka siguruar edhe gjermanin Aleksandër Zverev I cili mundi amerikanin Learner Tien 3-1 në sete 6-3, 6-7, 6-1 dhe 7-6. Më tej vazhdon edhe serbi Novak Djokoviq i cili u kualifikua pasi lëndimit të Lorenzo Musetti, i cili ishte në epërsi në dy stete e para me rezultatin 5556-4 dhe 6-3 por ne setin e tretë u deshtë që të dorëzon duelin shkaku i lëndimit
Në gjysmë finale do të përballen Carlos Alcaraz dhe gjermani Aleksandër Zverev, ndërsa në duelin tjetër do të përballen Novak Djokoviq dhe fituesi nga dueli Ben Shelton – Janik Siner. Ndshjet gjysmëfinale te meshkujt zhvillohen me 30 janar
Në kategorinë e femrave tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka mundi lehtë amerikanen Iva Joviç 2-0 në sete 6-3 dhe 6-0. Në gjysmëfinale kaloi edhe ukrainasja Elina Svitolina e cila mundi amerikanen Coco Gauff 2-0 në sete 6-1 dhe 8-2 në dy çerekfinalet tjera Elene Rybakina mundi Iga Sviatek 2-0 në sete 7-6 dhe 6-1, ndërsa dueli me dy tenisteve amerikane Jessica Pegula dhe Amanda Anisimova përfundoi 2-0 në sete 6-2 dhe 7-6. Këshutu që në gjysmëfinale të grand slamit Australian Open, me fillim në ora 9 e 30, do të përballen tenistja bjellorusja Aryna Sabalenka me ukrainasen Elina Svitolina , në gjysmëfinalen e dytë që do fillon në ora 11:00 do përballen Jessica Pegula dhe Elene Rybakina
Sport
LIGA E KOMBEVE EDICIONI I PESTË NIS MË 24 SHTATOR 2026
Edicioni i pestë i Ligës së Kombeve të UEFA-s do të nisë më 24 shtator 2026, duke shënuar vazhdimin e një gare që ka zëvendësuar ndeshjet miqësore dhe që njëkohësisht sjell përfitime financiare për federatat nacionale dhe vetë UEFA-n.
Liga e Kombeve përbëhet nga katër nivele, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Kosova për herë të parë në histori do të garojnë në Ligën B, nivelin e dytë të kësaj gare, ndërkaq kombëtarja shqiptare do të garoj[ në Ligën C. Kjo u arrit vitin e shkuar, kur Kosova mposhti Islandën në play-off, duke siguruar vendin në Ligën B.
Shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve do të hidhet më 12 shkurt në Bruksel. Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jenë në vazon e katërt, së bashku me Suedinë, dhe Irlandën e Veriut. Ndërsa në vaon e parë janë Skocia, Hungaria, Polonia dhe Izraeli, në vazon e dytë janë Zvicra , Bosnja e Hercegovina , Austria dhe Ukraina, ndërsa në vazon e tretë janë Sllovenia ,Gjeorgjia .
Kujtojm se kundërshtarë të Maqedoniaë mund të jenë të gjitha ekipete nga tre vazot e para, ndërsa a të njëjtat mund të jenë edhe kundërshtar të Kosovës pas Bosna e Hercegovinës që sipas vendimeve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Kosova nuk mund të përballet me Bosnjë-Hercegovinën, ndonëse kjo e fundit ndodhet në vazon e dytë.
Nga ana tjetër kombëtarja shqiptare do të garon në Ligën C dhe është në vazon e parë së bashku me Islandën, Malin e Zi dhe Kazakistanin. Kundërshtar të kombëtares shqiptare të mundshëm janë ekipet që gjenden në vazon 2,3 dhe 4. Në vazon e dytë Finlanda, Bullgaria, Armenia dhe Finlanda. Në vazon e tretë janë ekipet Bjellorusia, Ishujt Faroe , Qipro dhe Estonia dhe ekipet në vazon e katërt janë Letonia ose Gjibraltari, Luksemburgu ose Malta, Moldavia dhe San Marion
Ndeshjet e fazës së ligës do të zhvillohen nga 24 shtatori deri më 17 nëntor, me nga dy ndeshje në shtator, tetor dhe nëntor.
Sport
OLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
Ngas data 6 deri më 22 shkurt mbahet edicioni i 25-të Lojërat Olimpike Dimërorte ‘’Milano Cortina 2026’’, ku pritet të marrin pjesë garues nga mbi 91 vende të botës.: Maqedonia e Veriut përfaqësohen me nga 4 sportist , ndërsa Kosova me dy.
Lojërat Olimpike Dimërore 2026 do të zhvillohen nga 6 deri më 22 shkurt 2026 në veri të Italisë, duke shënuar një rikthim të veçantë në Cortina d’Ampezzo, 70 vjet pasi ajo priti për herë të parë Lojërat në vitin 1956, dhe duke i rikthyer Lojërat Olimpike Dimërore në Itali për herë të tretë.
Këto Lojëra do të jenë unike jo vetëm për shkak të vlerës së tyre historike, por edhe sepse do të shtrihen në disa qytete dhe rajone malore, me Milanon që do të presë sportet e akullit dhe arenat ikonike alpine të Cortinës, që do të mirëpresin garat e skive dhe sporteve të borës. Programi përfshin 16 disiplina dimërore në peizazhe mahnitëse, nga Alpet deri te Dolomitet.
Ndërkohë që vendi organizator i Lojërave Dimërore Olimpike , Italia, tani më ka publikuar edhe numrin e sportistëve të cilët do ta përfaqësojnë vendin në këto gara. Komiteti Olimpik Italian (CONI), ka njoftuar zyrtarisht se do të marrin pjesë gjithsej 196 atletë prej të cilëve 103 meshkuj dhe 93 femra në mesin e të cilave edhe Federica Brignone jo vetëm si flamurtare, por edhe si atlete. Nga ana tjetër edhe Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë publikuar emrat 232 sportistëve të cilët do të përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
Shqipëria në Milano Cortina 2026 do të prezantohet me 4 sportist, Kosova me 2 sporist, ndërsa Maqedonia e Veriut me 4 sportist dhe ate në vrapime nordike me Ana Cvetanovska dhe Stavre Jada, ndërsa në skijim alpin me Jana Atanasovska dhe Mirko Lazarevski
SHABAN SINANI – TV KOHA

