Connect with us

Sport

BOJAN MIOVSKI: PUNA NUK KA MBARUAR ENDE

Published

on

Dy ndeshjet e  tetorit  kundër Belgjikës dhe  Kazakistanit  janë vendimtare  për përfaqësuesen e Maqedonisë për kualifikim  në Kampionatin Botërorë 2026. Futbollisti Bojan Miovski se këtë dy ndeshje  janë ndër më të rëndësishmet në historinë ë të re të Maqedonisë

Reprezentacioni ‘A’ i Maqedonisë nën drejtimin e seleksionuesit Bllagoja Milevskit , vijojnë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës të grupit ‘J’ për kualifikim në Botërorin e futbollit 2026, kundër Belgjikës në qytetin e Gentit më 10 tetor dhe më pas  kundër Kazakistanit më 13 tetor në Shkup.

Futbollisti i Glazgov Renxhersit ,Bojan Miovski, ka deklaruar se këto dy sfida janë shumë të rëndësishme për një histori të re të përfaqësueses s; vendit  tone…

E dimë se kundër çfarë lloj skuadre po luajmë. Jemi tashmë në fazën finale të kualifikueseve dhe deri më tani kemi treguar se dimë të luajmë futboll dhe për këtë arsye jemi në këtë situatë. Aktualisht jemi të parët në grup, kemi një diferencë golash prej njëmbëdhjetë me dy. Nëse dikush do të na kishte pyetur më parë nëse donim të gjendeshim në këtë situatë para kualifikueseve, sigurisht që do të kishim qenë të kënaqur, por puna nuk ka mbaruar ende. E dimë që jo vetëm kjo, por edhe dy ndeshjet e fundit kundër Kazakistanit dhe Uellsit janë ndër më të rëndësishmet në historinë e kohëve të fundit të kombëtareve.” deklaroi  futbollisti Miovski

 Aktualisht Maqedonia është liderë e grupit “J” me 11 pikë një më shumë se Belgjika në vendin e dytë me një ndeshje më pak, ndërsa në vendin e tretë është Uellsi me 10 pikë, Kazakistani është në pozitën e katërt me 3 pikë, ndërsa Lihtenshtajni në pozitën e fundit pa asnjë pikë të fituar.

Advertisement
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport

FUTBOLLI I FEMRAVE: NESËR ZHVILLOHET JAVA E 20-të E KAMPIONATIT

Published

on

Nesër në program janë ndeshjet e javës së 20-të në Ligën e parë të  futbollit për femra. AS United është mysafire e Kamenica  Sasa, ndërsa Luboteni në Manastir takohet me Top Gol.

Kampionati i futbollit të femrave vazhdon nesër me ndeshjet e  xhiros  së 20-të.

Kjo  javë sjell  disa  ndeshje mjaftë tërheqëse sa i  përket  e ekipeve  që luftojnë për pjesën e epërme në renditjen e tabelës por  edhe për ekipet që luftojnë mbijetesën.

Një ndeshje më interesante  pritet të zhvillohet mes ekipeve Kamenica Sasa – AS United ekipe të  cilat  aktualisht mbajnë mesin e tabelës.

Kamioni në fuqi Luboteni i Tetovës është mysafire e ekipit të fundit në renditje Top Gol në Manastir dhe pos fitores bindëse çdo rezultat tjetër do të ishte befasi.

Advertisement

Lideri në renditjen e tabelës Skopje 2014 është mysafire Vardarit 2023 . Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhvillohen nesër, takohen:

Kamenica Sasa – AS United, Top Gol – Luboteni, Koçani – Istatov 2014 Skopje, Reçica – Tiverija Brera dhe Vardari2023 –Skopje 2014.

SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

RENDITJA E FIFA-s: KOSOVA AVANCON, RMV-ja STAGNON SHQIPËRIA NË VENDNUMËRO!

Published

on

Spanja vazhdon t`i prijë renditjes së ekipeve anëtare të FIFA-s. Maqedonia e Veriut humb një pozitë, Shqipëria mbetet në vendin e  njëjtë, ndërsa Kosova avancon për një vend  më lartë.

 Federata e Botërore e futbollit FIFA ka  publikuar renditjen e ekipeve  për këtë muaj.

 Spanja vazhdon kryesimin para Francës , Argjentinës, Anglisë dhe  Portugalisë.

 Përfaqësuesja e  Maqedonisë së Veriut në krahasim me renditjen e  fundit kur ishte në pozitën e 66-të tani ka zbritur në pozitën e  67-të.   Ndërkohë, Shqipëria, pavarësisht humbjes ndaj Polonisë, mbetet në vendin e 63-të, por ka humbur 9.42 pikë.

 Përfaqësuesja e Kosovës ka avancuar një vend pas fitores historike 3-4 ndaj Sllovakisë, me të cilën siguroi kualifikimin në finalen e play-offit për Kampionatin Botëror 2026.

Advertisement

 Sipas FIFA-s, renditja e kombëtareve përditësohet në kohë reale pas çdo ndeshjeje, dhe kështu Kosova ka avancuar nga vendi i 79-të në të 78-in.

 Përfaqësuesja e  Kosovës e cila më  31 mars në Prishtinë, kundër Turqisë, zhvillon ndeshjen finale të play off-it për kualifikim  në  Botërorin 2026, me suksesin eventual ka gjasa reale që të ngjitet edhe  më lartë në renditjen e  FIFA-s.

  Shabam Sinani – TV Koha

Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: PËRCAKTOHEN DATAT E GJYSMËFINALEVE, FINALJA NË BUDAPEST LUHET NË ORËN 18:00

Published

on

Edhe pse ende nuk janë zhvilluar ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve, megjithatë UEFA ka publikuar datat e sfidave gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm për klube.

Është zyrtare. UEFA ka caktuar datat dhe oraret për ndeshjet e mbetura në Ligën e Kampionëve 2025-26: finalja do të luhet më 30 maj 2026, në orën 18:00 në “Puskás Arena” në Budapest. Është përcaktuar edhe orari i gjysmëfinaleve.

Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet midis fituesit të ndeshjes Paris Saint-Germain – Liverpuli dhe fituesit të ndeshjes Real Madrid – Bayern Munih. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën, më 28 prill, në orën 21:00.

Gjysmëfinalja tjetër, ku do të përballen Barcelona ose Atlético Madrid kundër Sporting  ose Arsenal , do të luhet të mërkurën, më 29 prill, gjithashtu në orën 21:00.

Ndeshja e kthimit luhen në një renditje të ndryshme. Të martën, më 5 maj, luajnë fituesit e sfidave Barcelona/Atletico me Sporting/Arsenal. Të mërkurën, më 6 maj, do të jetë radha e Real Madridit ose Bayern Munih kundër PSG-së ose Liverpulit.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat