Connect with us

Lajme nga vendi

Mexhiti: Në gjithë shkollat fillore nxënësit do të kenë uniforma, do t’i financojë komuna

Published

on

Kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhitit, ka deklaruar sot se filozofia e tyre e qeverisjes tregon se në Çair nuk ka dallime dhe se ka mundësi për të gjithë.
“Prandaj, në programin tonë për arsimin, kemi paraparë masa të qarta për të lehtësuar barrën e familjeve dhe për të siguruar kushte të barabarta për çdo fëmijë.
Në të gjitha shkollat fillore të komunës sonë, nxënësit do të kenë uniforma, të financuara plotësisht nga buxheti i Komunës së Çairit. Asnjë familje nuk do të ketë barrë shtesë. Me këtë synojmë të krijojmë mundësi të barabarta, dhe forcon ndjenjën e përkatësisë mes fëmijëve tanë.
Po ashtu, Komuna e Çairit do të mbulojë shujtat ditore për të gjithë nxënësit që vijnë nga familjet që përfitojnë mbështetje përmes ndihmës sociale. Askush nuk do të mbetet pas. Çdo fëmijë do të ketë kushte të denja për të mësuar, për t’u ushqyer dhe për t’u rritur me dinjitet.
Në të njëjtën kohë, do të forcojmë sigurinë nëpër shkolla, me masa të reja fizike dhe teknologjike, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet arsimore dhe prindërit. Sepse çdo prind duhet të jetë i qetë që fëmija i tij është i sigurt në shkollë.
Ky është Çairi që po ndërtojmë. Çairi i barazisë, kujdesit dhe solidaritetit. Një komunë që punon, ndan dhe kujdeset për të gjithë.
Një komunë që e kthen fjalën në vepra dhe e tregon përditë, se politika e mirë është ajo që përmirëson jetën e qytetarëve.
Fëmijët tanë janë e ardhmja jonë. Dhe kur investojmë tek ata, investojmë në të ardhmen e Çairit”, ka deklaruar Mexhiti.

Lajme nga vendi

Gjykata: Shtekli është psikikisht i aftë për të ndjekur gjykimin!

Published

on

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka vlerësuar se raportet e ekspertëve të mbrojtjes dhe Prokurorisë lidhur me gjendjen psikike të të akuzuarit Rade Trajkovski Shtekli nuk janë kontradiktore, duke refuzuar pretendimet e mbrojtjes se ai nuk është i aftë të ndjekë gjykimin në seancën kryesore të rastit të tregtisë me drogë.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, gjykatësi Ilija Tërpkov, para fillimit të seancës informoi se kundërshtimi i mbrojtjes për paaftësinë e të akuzuarit për të ndjekur gjykimin u refuzua. Sipas Gjykatës, Trajkovski është kontrolluar nga psikiatrja Olivera Subotin Popovska, e cila dha një mendim të qartë se i akuzuari është i aftë të ndjekë gjyqin. Ndërkaq, ekspertiza e mbrojtjes u bë nga një mjek që ka qenë mjek personal i Trajkovskit për shumë vite, gjë që mund të krijojë bazë për paragjykim.

“Vetëm në raste të jashtëzakonshme urdhërohet një super ekspertizë, por në këtë rast Gjykata u bind nga ekspertja Olivera lidhur me aftësinë e të akuzuarit Rade Trajkovski për të ndjekur gjykimin”, deklaroi gjykatësi Tërpkov.

Aktakuza, e ngritur nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar, përfshin 10 persona, pas një hetimi pothuajse njëvjeçar në të cilin u aplikuan masa të posaçme hetimore. Fillimisht, ishin përfshirë 16 persona, shtatë prej të cilëve tashmë kanë lidhur marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe kanë marrë dënime me burg nga 3 deri në 3,5 vjet.

Katër të akuzuar – Danço Masev, Dimitar Trajkov, Vladimir Veselinovski dhe Branislav Zajkov – gjithashtu kanë dorëzuar deklaratë për fajësi, pas së cilës Gjykata mori vendim për ndarjen e procedurës penale.

Advertisement

Sipas Prokurorisë, grupi ishte i organizuar mirë, me role të qarta nga sigurimi deri te shitja e kokainës dhe marihuanës. Droga ruhej në apartamente me qira dhe shitej me çmime që varionin, kokainë me çmim 4,500–6,000 denarë për gram, marihuanë me 200–300 denarë për gram. Komunikimi brenda grupit zhvillohej përmes aplikacionit Snapchat, ndërsa provat kryesore u siguruan përmes sistemit të analizës së telefonave celularë “Cellebrite”, donacion nga SHBA.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MUZEU ETNOGRAFIK NË FSHATIN DRAGINË, PASURI KOMBËTARE E ANA MALIT

Published

on

Në muzeun etnografik në fshatin Draginë, Ana e Malit komuna e Ulqinit janë te ekspozuara rreth 1000 eksponate te trashëgimisë se kësaj zone Ky muze është hapur para 10 viteve nga Hajredin Kovaçi i cili është poet dhe autor i pesë librave..Ekipi i TV Koha gjatë qëndrimit në Ulqin  vizitoi  këtë muze etnografik në fshatin Draginë

Në rajonin ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi ka disa muze etnografik të cilat janë hapur falë angazhimit të adhuruesve të kulturës popullore me që elementet etnografike janë pasuri e paçmueshme dhe na i ruajnë me fanatizëm ato. Në mungesë të objekteve institucionale këto muze janë hapur nëpër shtëpitë  e vjetra private me qëllim që të mbledhjes, ekspozimit dhe mirëmbajtjes së objekteve  tradicionale popullore. I tillë është edhe muzeu etnografik në fshatin  Draginë të Anës së Malit komuna e Ulqinit që u hapë për të shpëtuar sende e rralla etnografike që njerëzit për shkaqe se nuk kanë pasur ku ti ruajnë i kanë hedhur edhe pse janë pjesë e kulturës shqiptare në veçanti ne rajonin e Ana Malit

 ’Ideja ishte e kahershme, ka nja 10 vite  që ja kemi filluar për qejf personal,  si thonë për me mund me e ruajt; trashëgimin kulturore të Anës Malit dhe më gjerë, sepse  të gjitha këto eksponate të vjetra që shihni këtu janë pjesë e kulturës së Anës Malit e cila na  dallon prej të tjerëve por  njëkohësisht edhe na  pasuron. Kurse është  i mirë edhe vullneti me i ruajë këto sene  sepse dita ditës  po na humbë kultura  prej  duarve. Domethënë po zhduket e vjetra kemi provua me fëmijë me i ruajt të gjitha ato sende të vjetra’’ deklaroi Hajredin Kuçi

Kovaçi tha se në muzeun e tij etnografik ka mbi 1000 eksponate të veçanta që karakterizojnë kulturën e Ana Malit dhe jo vetëm

 ‘’Ka plot  sende të veçanta, ka rreth 1000 eksponate por që është vendi i vogël e  i pa përshtatshëm për  ekspozimin e tyre. Domethënë nuk kam kushte me i mbajt të gjitha. Por me rëndësi është që ato janë grumbulluar në një vend dhe  do të ruhen e më vonë do të zgjerohemi pak me forcat tona si thonë me  kushtet  tona sepse askush  prej institucioneve nuk na ka ndihmua, pra me forca vetanake. Kjo është dëshira  edhe  dashuria  për Anën e Malit, për të vjetrën për të kaluarën tonë, sepse  këtu kemi  vegla pune, kemi edhe  shtëpiake , kemi edhe  të gjitha ato  gjëra jetesës të njerëzve tanë që na  kanë lanë trashëgimi poen ë duhet ta rruajmë’’ tha Hajredin Kuçi

Advertisement

Etnografi Hajredini Kuçi thotë se jemi  duke zgjeruar me të vetmin qëllim që te ketë hapësirë të  duhur edhe për  sende tjera që janë të vlefshme për kulturën tonë pasi këtu ka vizitor nga vende të shumta

 ‘’Vizitorë ka për çdo ditë gati , të huaj  zakonisht. Vinë gjermanë, francezë, rusë, polak, ukrainas ka turq edhe shqiptar nga të gjitha  trojet, sidomos njerëzit tanë që janë në mërgim si në Amerikë e diku tjetër. Ato vinë verës edhe e vizitojnë muzeun se përveç që kanë me vizitu muzeun dhe me pa eksponatet e vjetra, ne kemi fillua kohëve të fundit edhe me ushqime tradicionale ‘’.përfundoi Hajredin Kuçi

 Muzetë etnografike në  Mal të Zi  ka  shumë por  ato janë vendosur në objektet private siç është në Guci në Malësi ashtu në komunën e Ulqinit që është problem për sendet e ekspozuara edh pasi ato ambiente nuk janë edhe aq të përshtatshme e pas nuk është konservimi i duhur që rrezikon ekzistencën e këtyre sendeve  që janë  të një rëndësie  kulturore dhe etnografike

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Aliu: Drejtor i ri i Klinikës së Neurologjisë emërohet Dr. Jovan Bozhinovski, specialist neurolog dhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup

Published

on

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, informoi se ushtrues detyre i ri i drejtorit të Klinikës për Neurologji është emëruar Dr. Jovan Bozhinovski, specialist neurolog dhe asistent në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Gjithashtu, janë formuar komisione për mbikëqyrje të punës së kësaj klinike.
“Në lidhje me publikimin e një materiali video me përmbajtje kompromentuese më 10 tetor, e cila, sipas nenit 111, paragrafi 1, pika 4 e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, dhe në lidhje me shkaktimin e dëmit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndaj institucioneve publike shëndetësore – në këtë rast dëmtimi i reputacionit të institucionit – ish-drejtori Dr. Igor Kuzmanovski është shkarkuar nga detyra, dhe sot është emëruar drejtori i ri, Dr. Jovan Bozhinovski.”,- theksoi ministri Aliu.
Ministria është në komunikim të vazhdueshëm me Oden e Mjekëve. Është formuar tashmë një komision në kuadër të Ministrisë dhe është kërkuar mbikëqyrje inspektuese nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor. Pas kësaj, do të formohet edhe një komision i brendshëm për mbikëqyrje profesionale të Klinikës.

Continue Reading

Më të lexuarat