Connect with us

Sport

28 VENDE KANË SIGURUAR KUALIFIKIM NË BOTËRORIN 2026

Published

on

Në Kampionatin Botëror të futbollit  në vitin 2026 në SHBA , Kanada dhe Meksikë që fillon më 11 qershor  2026  do të garojnë 48 ekipe, ndërsa deri më sot kualifikim kanë sigurua  28 vende

Pas përfundimit të ndeshjeve të tetorit për kualifikim në Botërorin 2026 që do të mbahet në SHBA, Kanada  dhe Meksikë, Federate Botërore e Futbollit ka  publikuar emrat e 28 vendeve të cilat tanimë kanë siguruar kualifikimin nga gjithsejtë 48 vendeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës 2026. Pjesa më e madhe e vendeve  që për që kanë  prerë biletën për në SHBA, KANADA dhe Meksikë   janë nga  Afrika 9 ekipe , nga  Azia janë 8 ekipe , 6 ekipe nga  Amerika e Jugut, ndërsa  nga  Europa  dhe  Oqeania kualifikim kanë siguruar vetëm nga një shtet, përfshirë këtu edhe kualifikimin direkt të tre vendeve organizatore, SHBA, Kanadasë dhe Meksikës  Deri

Lista e plotë e 28 skuadrave të kualifikuara:: SHBA, Kanada, Meksikë.  Arabia Saudite, Australia, Irani, Japonia, Jordani, Katari, Kore e Jugut,  Uzbekistani.

Afrikë e Jugut, Algjeria, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Gana, Kepi i Gjelbër, Maroku,  Senegal, Tunizi, Argjentina, Brazili, Ekuadoir, Kolumbia, Paraguai, Uruguai, Zelandë e Re dhe Anglia

Ndeshja hapëse do të zhvillohet më 11 qershor 2026 në Mexico City, ndërsa finalja më 19 korrik në Nju Jersi .
 
Shaban Sinani – TV Koha

Sport

SALAH MBËRRIN NË TRABZON – TURQIA “DIGJET” NGA EMOCIONET!

Published

on

Transferimi i bujshëm i Mohamed Salah te Trabzonspor vazhdon të jetë tema kryesore në Turqi, ndërsa një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen e tifozëve.

 Mohamed Salah ka përjetuar një pritje spektakolare në aventurën e tij të re te Trabzonspori.

 Pas prezantimit zyrtar me fanellën me numrin 61, një zgjedhje simbolike në shenjë respekti për tifozët e klubit turk, mijëra mbështetës u mblodhën në stadium për të përshëndetur yllin egjiptian.

 Numri 61 ka një domethënie të veçantë për Trabzonin, pasi ishte kodi i vjetër i provincës dhe shenja dalluese e targave të qytetit. Me kalimin e viteve ai është kthyer në një simbol identiteti dhe besëtytnie për tifozët e Trabzonsporit.

 Ish-sulmuesi i Liverpoolit mbeti i mahnitur nga atmosfera e krijuar në stadium. Salah filmoi gjithçka me telefonin e tij, duke mos e fshehur emocionin për pritjen e jashtëzakonshme që iu rezervua nga tifozët. 

Advertisement

 Por përveç entuziazmit të tifozëve, Salah pritet të përfitojë edhe financiarisht nga transferimi.

 Ai ka firmosur një kontratë dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro në sezon, plus bonuse, si edhe një bonus prej 7 milionë eurosh në momentin e firmës.

Marrëveshja përfshin edhe një klauzolë të veçantë për të drejtat e imazhit.

 Sipas njoftimit zyrtar të klubit, Mohamed Salah do të përfitojë 20% të të ardhurave nga shitja e fanellave dhe produkteve të tjera zyrtare që mbajnë emrin e tij, një detaj që mund ta bëjë transferimin edhe më fitimprurës për sulmuesin egjiptian.

Advertisement
Continue Reading

Sport

SHKËNDIJA ME REZULTAT AKTIV PËR REVANSHIN NË SHKUP

Published

on

Shkëndija e nga Edinburgu  kthehet me disfataë minimale 2-1  nga  Hibernian në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të UEFA Konferencë Liga. Ndeshja  kthyese  zhvillohet  në Shkup më  13 gusht me  fillim në ora  20:00

Shkëndija është mposhtur me rezultat 2:1 nga skuadra skoceze Hibernian, në ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminator të UEFA Konferencë Liga  që u  zhvillua në Edinburg.

Spektakli ishte rezervuar për 20 minutat e fundit të kohës së rregullt.

Fillimisht kaloi Hibernian në avantazh në minutën e 73-të. Vetëm tre minuta më vonë barazoi Shkëndija me Gjorgjievskin pas një  asistimi të kapitenit  Arbin  Zejnullai.

Golin e fitores   vendasit e shënuan  aksidentalisht  në minutën e  90-të me  autor  O’Hora.  Përkundër kësaj humbjeje minimale, fati i kualifikimit mbetet tërësisht i hapur për ndeshjen e kthimit që luhet të enjten e ardhshme në Shkup.

Advertisement

Ndeshje e rëndësishme me një kundërshtar që është fizikisht i mirë. Unë mendoj që me atë që dhanë dy ekipet në fushë sot, mund të ishte rezultati i drejtë, por që mënyra se si erdhi, me një goditje standarde në fund, na vjen keq sepse mund të evitohej. Por që ka ndeshje kthimi, është ndeshje me eliminim, patjetër që do të tentojmë që të marrim maksimumin në Shkup. Unë mendoj që çunat dhanë maksimumin. Kishim problematika në fazën e mbrojtjes në pjesën e parë, që mendoj që pjesën e dytë i evituam për vetë faktin që në krahun e majtë nuk ishte roli natyral i Zejnullait, por që ai sakrifikoi për ekipin. Por që në atë fazën e mbrojtjes në 30 metrat e fundit, nuk ishte si plan që ne të zbresim poshtë, pavarësisht se kundërshtari ndonjëherë të vë në vështirësi që të zbresësh, unë mendoj që këtë problematikë pjesën e dytë e rregulluam pak. Dhe me një vëmendje tjetër ose me një vëmendje të shtuar, mendoj që mund të dilnim të pamposhtur këtu. Por që me atë që dhanë në fushë ekipet, mund të jetë rezultati i drejtë, por vetë fakti se si erdhi është mërzitje me të vërtetë për ekipin tonë” deklaroi  trajneri Artim Pollozhani

Pas kthimit nga Skocia ekipi kuqezi menjëherë  vazhdon  punën, pasi  që të dielën  në Shkup zhvillohet  derbi  i sezonit  Vardari – Shkëndija.

Ndeshja  kthyese e  raundit të  tretë kualifikues  Shkëndija  – Hibernian,  do të  zhvillohet me  13  gusht  me  fillim në ora  20:00  në Shkup.

SHABAN SINABNI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

FUTBOLL:  ARSIMI DHE BASHKIMI TË GATSHËM PËR SFIDAT E NESËRME

Published

on

Java e dytë e kampionatit në Ligën e parë të  futbollit  vendor vazhdon  nesër  me  dy  ndeshje  ajo në  Shtip mes  Bregallnicës dhe  Arsimit  si dhe ndeshje  në Kumanovë mes Bashkimit dhe  Tikveshit

Arsimi i Çeganit pas disfatës së thellë në ndeshjen e xhiros së parë kundër Tikveshit  në Kavadar, nesër sërish është mysafire kësaj radhe kundër në Shtip kundër Bregallnicës.

Skuadra e Çegranit pauzën dy javore e ka  shfrytëzuar  maksimalisht  që sa më e përgatitur të paraqitet për sfidën nesërme pasi  si duket  disfata në Kavadar do tu shërbej si përvojë për ndeshjet e ardhshme  sidomos për sfidën e nesërme në Shtip.

SUBI MUSTAFA – ‘’ Pauza dhjetë ditore që ishte na ka bërë  mirë  si ekip jemi  kthyer  shumë më mirë psiqikisht , teknikisht dhe faktikisht  gjithashtu dhe  shpresojmë tani me  Bregallnicën e kemi  përgatitur ekipin maksimalisht. Gjithashtu  të  gjithë jemi  psiqikisht shumë mirë  dhe  shpresoj  që të kthehemi nga  Shtipi me një  rezultat pozitiv  në duart tona  ‘’ deklaroi  futbollisti Subi Mustafa.

Skuadra e Bashkimit me  prirjet e reja dhe me  përkrahjen e tifozëve  të vetë  nesër do të mundohet  maksimalisht  që të dëshmon se po konsolidohet si një  skuadër e denjë dhe konkurruese .

Advertisement

Trajneri Gajur Rexhepi me siguri  në fushë  do të nxjerr  formacion me futbollistët më të përgatitur për të bërë ballë ekipit nga Kavadari

Ndeshja Bashkimi – Tikveshi fillon në ora  17:00, ndërsa Bregallnica – Arsimi  në ora  19:00.

Continue Reading

Më të lexuarat