Connect with us

Lajme nga vendi

Pesë inspektorë të antidrogës në Tetovë u përjashtuan nga puna pasi bënë shkelje

Published

on

“Shkarkimet nga puna bazohen në nenin 210 të Kodit Penal, pra, nuk kryen, kryen me neglizhencë dhe jo në kohë detyrimet e punës”, thanë nga Ministria e Brendshme. 

Nga SPB Tetovë për Alsat konfirmuan se Kontrolli i Brendshëm po kryen hetime ndaj disa inspektorëve dhe policëve që kanë keqpërdorur një shtetase të Bosnjës. 

“Rasti është evidentuar në Sektorin për Punë të Brendshme të Tetovës dhe për këtë rast, hetimet i kryen Kontrolli i Brendshëm për hetime kriminalistike dhe standarde profesionale”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi.

Kujtojmë që së fundmi Portalb.mk raportoi për rastin ku djali i një inspektori të antidrogës u kap me drogë, ku më pas inspektori së bashku me një koleg tjetër tentuan të pengojnë drejtësinë, për çka u larguan nga puna. 

Ndryshe, sipas Raportit vjetor për vitin 2024 i MPB-së, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standardet Profesionale në Ministrinë e Brendshme të RMV-së hetoi 1.366 raste të sjelljes së paligjshme dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, që paraqet rritje prej mbi 10% krahasuar me vitin paraprak.

Advertisement

Po ashtu, u ngritën 37 kallëzime penale kundër 90 punonjësve të MPB-së për 42 vepra penale, kryesisht për “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “pakujdesi në detyrë”.

Në pamje të parë, kjo tregon veprimtari të shtuar hetimore dhe përgjegjësi institucionale, por nëse i japim një vështrim kritik, kjo ngre dilema të rëndësishme nëse ky trend tregon rritje të profesionalizmit dhe transparencës, apo rritje të shkeljeve të brendshme dhe mungesë të kontrollit parandalues.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat