Connect with us

Sport

NBA Milwaukee mundi Warriors pa Antetokounmpo

Published

on

Tre  fitore të  ekipeve  vendase dhe  një e skuadrës  mysafire  është  epilogu  i  katër ndeshjeve  të  zhvilluara   në mëngjesin e sotëm në  kampionatin  amarrkan të basketbollit NBA

Ndeshja derbi mes  ekipeve  Milwaukee  dhe  Golden State  Warriors  përfundoi me  fitoren e  skuadrës  vendase  me rezultatin  120-110 përkundër  faktit  se   tek vendasit   shkaku i dhimbjeve  në gju nuk luajti   basketbollisti më i mir  i vendasve ndaloi Giannis Antetokounmpo. Por  megjithatë  vendasit  jashtëzakonisht të motivuar  arritën  të   fitojnë këtë derbi me rezultatin e sigurt 120-110. Në mungesën e lojtarit grek për ekipin nga Wisconsin kësaj radhe shkëlqeu Ryan Rollins me 32 pikë.

Te  skuadra  mysafire  më  efikas  ishin Steph Curry me 27 pikë, Jonathan Kuminga  me 24 pikë dhe Jimmy Butler me 23 pikë, të cilët mbyllën ndeshjen me numra dyshifrore. Sa u përket lojtarëve të stoli kontributi ishte i vogël me vetëm 29 pikë.

Rezultatet e  ndeshjeve të  sotme:

 

Advertisement

Charlotte – Orlando 107-123

Milwaukee  – Golden State Warriors 120-110

Oklahoma  Washington 127 -108

San Antonio – Miami  107 – 101

 

Advertisement
 Shaban Sinnai – TV Koha

Sport

FSHF: BEKIM BALAJ DHE MEGI DOCI, MË TË MIRËT E VITIT 2025

Published

on

Në një ceremoni  madhështore të organizuar  nga  Federata  Shqiptare e  Futbollit   mbrëmë në  Teatrin e Operës dhe Baletit në  Tiranë  u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar në  vitin 2025.  Epiteti i më të mirëve u ka  takuar Bekiim Balajt dhe  Megi Doçit

 Në një mbrëmje gala të zhvilluar në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë mbrëmë u ndanë çmimet për më të mirët e futbollit shqiptar.

Trofeu kryesor, ai i “Topit të Artë”, iu akordua sulmuesit të Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili u shpërblye gjithashtu edhe me “Këpucën e Artë” për meshkuj, pas një sezoni të jashtëzakonshëm.

Çmimi “Topi i Artë” për femra shkoi për yllin e Vllaznisë, Megi Doci, e cila konfirmoi edhe një herë dominimin e saj në futbollin e femrave në Shqipëri.

Sa i përket pankinës, titulli i trajnerit më të mirë të vitit u fitua nga tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, pas rezultateve të shkëlqyera me skuadrën rrogozhinase.

Advertisement

Ndërkohë, lojtarët e Kombëtares shqiptare votuan për më të mirin e ekipit kuqezi, duke përzgjedhur kapitenin Berat Gjimshiti.

“Ëndërr Botërori” ishte trofeu që iu akordua sonte 12 lojtarëve të pranishëm në këtë event: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Kristjan Asllani, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Klisman Çeka, Alen Sherri, Mario Dajsinani, Juljan Shehu dhe Nazmi Gripshi. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi secilit prej lojtarëve nga një trofe, në shenjë falënderimi për këtë arritje historike.

Në fund, analistët dhe gazetarët sportivë përzgjodhën edhe 11-shen më të mirë të Kategorisë Superiore, duke kompletuar kështu mbrëmjen festive të futbollit shqiptar.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një videomesazhi vlerësoi progresin e futbollit shqiptar në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025”.  Ai përgëzoi Kombëtaren për kualifikimin për herë të parë në fazën play-off të Kupës së Botës FIFA 2026, si dhe organizimin e suksesshëm të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

 Shaban Sinani – TV Koha

Advertisement
Continue Reading

Sport

KOMPLETOHEN KATËR EKIPET GJYSMËFINALISTE TË KUPËS NBA

Published

on

Skuadra e Oklahomas dhe  San Antonio janë  dy skuadrat që do tu bashkuan   ekipeve Orlando dhe  Nju Jork në  gjysmë finalen e  Kupës së NBA-s.  Ndeshjet  gjysmëfinale Orlando – Nju Jorku  dhe  Oklahoma – San Antonio zhvillohen të  shtunën dhe të  dielën

 Sot u kompletua edhe dyshja e dytë gjysmëfinaliste në Kupën e NBA-s.  San Antonio siguroi kualifikimin me një fitore 132:119 ndaj Los Anxheles Lejkers. Stefon Kastële dhe De’Aaron Foks udhëhoqën ekipin e  San Antonios drejt triumfit, duke regjistruar  50 pikë.

Edhe pse Lejkersat patën paraqitje të forta individuale nga yjet e tyre, ato nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.Luka Donçiç regjistroi 35 pikë dhe 8 asistime, ndërsa LeBron Xhejms kontribuoi me 19 pikë, 15 kërcime dhe 8 asiste,

Ekipi Oklahomas dëshmoi cilësi të jashtëzakonshme duke mposhtur Feniks me plot 49 pikë diferencë 138:89. Aleksandër Shai  ishte më efikasi te kampionët me 28 pikë në 27 minuta, ndërsa Çet Hollmgren shënoi  24 pikë. Te Feniksi, Dillon Bruks ishte shënuesi më i mirë me vetëm 16 pikë.  Ndeshjet  gjysmëfinale  ku do t; përballen: Orlando – Nju Jorku  dhe Oklahoma – San Antonio do të zhvillohen  të  shtunën dhe  të  dielën

Advertisement
 Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

CHAMPIONS: 29 GOLA NË 9 NDESHJE. ARSENALI ME PIKË MAKSIMALE

Published

on

Nëntë ndeshjet e zhvilluara  mbrëmë në  kuadër të xhiros së  gjashtë  në  fazën e ligës  të   Championsit  kanë  prodhuar  2 fitore  për  ekipet vendase , 3 barazime  dhe  4  fitore të  ekipeve mysafire. Arsenal kryeson me  18 pikë maksimale , ndërsa  Mançester Siti mundi Realin  Santago Bernabeu.

 Në  9-të përballjet e mbrëmshme të fazës së ligës  në UEFA  Liga e Kampionëve u  shënua29 gola, ku nuk munguan as surprizat. Në ndeshjen më  interesante   nga  9-të ndeshjet e zhvilluara  mbrëmë Real Madridi zhgënjeu para  tifozëve  vendas në  Madrid  duuke pësuar  disfatë  1-2 nga  Mançester Siti . Vendasit  kaluan në epërsi  me  golin e Rodrigos , ndërsa   për  ekipin  anglez  shënuan  O’Rejli   dhe  Haland  nga  Penaltia.

Arsenali vijon me formën perfekte, duke marrë fitoren e gjashtë, i vetmi ekip me këtë ecuri, duke mundur në transfertë  skuadrën belge  0-3 Club Brizh.

Kampionët në fuqi të PSZH-së u ndalën në një barazim pa gola në Spanjë kundër Athletic Bilbaos.

Juventusi mori fitoren e dytë radhazi në fazën e ligës  duke mundur 2-0  ekipin Pafos, ndërkohë Napoli është mposhtë 2-0 nga Benfika.

Advertisement

Dy sfidat e tjera u mbyllën në barazim 2-2, Leverkusen-Nju Kastl edhe Dortmund-Bodo/Glimt.

 Pas  gjashtë  xhirove  të  zhvilluara tabelën e  kryeson Arsenal me  18  pikë  e ndjekur nga  Bajern Munyh me 15 dhe  PSZH, Mançester Siti e Atalanta me nga  13 pikë

Rezultatet:

Qarabag – Ajax  2-4

Vilareal- Copenhagen  2-3

Advertisement

Ath. Bilbao – PSG  0-0

Bayer Leverkusen – Newcastle  2-2

Benfica – Napoli  2-0

Club Brugge – Arsenal  0-3

Dortmund – Bodo/Glimt  2-2

Advertisement

Juventus – Pafos  2-0

Real Madrid – Mançester City 1-2

SHABAN  SINANI  – TV KOHA
Continue Reading

Më të lexuarat