Connect with us

Sport

MILEVSKI PUBLIKOI LISTËN ME 28 FUTBOLLIST TË FTUAR

Published

on

 Në  pritje  të dy ndeshjeve  të nëntorit miqësorja kundër Letonisë  dhe  ndeshja e fundit  kualifikuese  kundër  Uellsit, seleksionuesi  Blagoja Milevski sot  publikoi  listën me  28  futbollist të ftuar

 Trajneri i reprezentacionit të futbollit të Maqedonisë, Blagoja Milevski,  sot para   mediumeve  publikoi listën me 28 futbollist për dy ndeshjet e nëntorit dhe  atë  miqësoren kundër  Letonisë në Shkup  dhe ndeshjen e fundit  kualifikuese për Kupën e Botës 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, kundër  Uellsit  në Kardif . Risi në  listë e seleksionuesit është se kësaj radhe mungon Esgjan Alijoski  shkaku i lëndimit, ndërsa rikthehen Dimoski, Trapanoski dhe Qamili, të cilët munguan në tetor për shkak të lëndimit.  Sa  i përket  ndeshjes  vendimtare  me Uellsin seleksionuesi Milevski tha se të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin e sfidës që na pret.

” Na pret një ndeshje miqësore me Letoninë dhe ndeshja e fundit kualifikuese kundër Uellsit, një mundësi e mirë për mini-përgatitje para sfidës së rëndësishme. Nuk pata asnjë ankesë pas ndeshjes me Kazakistanin, të gjithë luajtën në një nivel të lartë. Ndryshimet gjatë ndeshjes ishin taktike, në interes të ekipit. Do ta përdorim ndeshjen me Letoninë për t’u dhënë një shans lojtarëve me më pak kohë loje dhe për të provuar ide të caktuara, sigurisht, është e rëndësishme edhe për renditjen e FIFA-s dhe shortin e ardhshëm. Pavarësisht faktit që një numër i vogël lojtarësh kanë kohë të vazhdueshme loje në klubet e tyre, ata gjithmonë japin maksimumin me fanellën e Maqedonisë. Për mua, ata janë fenomene. Të luash në këtë nivel pa ritëm është çështje respekti. Të gjithë e kanë merituar vendin e tyre në ekipin kombëtar”  deklaroi Milevski

  Kujtojmë se Maqedonia e  Veriut  n Grupin J , në ndeshje të zhvilluara  ka  tre  fitore  dhe 4  barazime duke  grumbulluar 13 pikë. Në pozitën e parë është Belgjika  me 4 fitore e dy barazime  dhe 14 pikë të grumbulluara, ndërsa aktualisht Uellsi me 3 fitore, 1 barazim dhe  2 humbje  mbanë pozitën e tretë me  10  pikë. Në ndeshjen e  shtatë  të  grupit  J, më 15 nëntor takohen Kazakistani – Belgjika  dhe  Lihtenshtajni – Uellsi. Epilogu nga këto dy ndeshje mund të jetë edhe vendimtare  për renditjen  përfundimtar  në Grupin J.

 LIsta e 28 futbollistëve të ftuar për  dy ndeshjet e nëntorit:

Advertisement

Portierë: Stole Dimitrievski, Dejan Iliev, Damjan Shishkovski , Igor Aleksovski

 Mbrojtja: Visar Musliu, Nikola Serafimov , Gjoko Zajkov , Bojan Dimoski , Andrej Stojçevski, Stefan Despotovski, Darko Velkovski , Bojan Ilievski, Stefan Ashkovski.

 Mesfushorë: Enis Bardi, Jani Atanasov , Elif Elmas, Isnik Alimi , Luka Stankovski , Tihomir Kostadinov, Reshat Ramadani dhe David Babubski.

Sulmues: Bojan Miovski, Milan Ristovski , Darko Çurlinov , Aleksandar Trajkovski, Elmin Rastoder, Kristijan Trapanovski  dhe Lirim Qamili.
 
Shaban SINANI – TV KOHA

Sport

MILANO-CORTINA 2026: DENNI XHEPA I 34-TI NË SUPER G

Published

on

Skiatori shqiptar, Denni Xhepa, zhvilloi sot garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që transmetohen në RTSH. Kjo garë shënon edhe debutimin e skuadrës shqiptare në Olimpiadën Dimërore, ku përfaqësohemi me 4 sportistë.

Ai regjistroi kohën 1:31,72, duke u pozicionuar në vend të 34-t në Super G. Xhepa zbriti në pistë i 37-i dhe kjo garë ishte për të një test për Slalomin Gjigant, që do të zhvillohet pas tri ditësh.

Kjo është hera e parë që Shqipëria merr pjesë në një garë shpejtësie në ski.

Përveç Xhepës, në Lojërat Olimpike Dimërore marrin pjesë në disiplina të ndryshme Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Xhepa garon gjithashtu në Slalom Gjigant më 14 shkurt dhe Slalom më 16 shkurt.

Më 15 shkurt zbresin në pistë Lara Colturi dhe Semire Dauti, të cilat marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigant. Më 18 shkurt Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti garojnë në disiplinën Slalomit.

Advertisement
Continue Reading

Sport

QËLLOHET PËR VDEKJE ME SHISHE QELQI FUTBOLLISTI NË ARGJENTINË

Published

on

Lucas Ignacio Pires, ish-futbollist i Almirante Broën, u vra me një shishe qelqi të thyer gjatë një përleshje në La Matanza të Buenos Aires

 Lucas Pires pasoi një plagë të thellë në parakrah që shkaktoi gjakderdhje fatale.

Pampa Mónaco’ publikon pamjet e regjistruara nga një kamerë sigurie në momentin kur, në kontekstin e një grindjeje, një burrë përdor buzën e një shisheje të thyer për t’i shkaktuar një plagë të thellë kundërshtarit të tij.

Sipas burimeve gjyqësore dhe policore, Lucas Pires pësoi një plagë të thellë në parakrahun e djathtë që dëmtoi një arterie, duke shkaktuar një hemorragji fatale .

Lucas Pires u dërgua me urgjencë në Spitalin Nestor Kirchner, por i riu vdiq për shkak të plagës së rëndë, pasi besohet se tehu i xhamit ka arritur në një arterie.

Advertisement

Çështja po trajtohet nga Zyra e Prokurorit të Vrasjeve në La Matanza, e cila po heton si një krim të mundshëm brenda familjes, raporton Marca.

 

Continue Reading

Sport

MILANO CORTINA: SKUALIFIKOHEN  DY SKIATORE TË KORES SË JUGUT

Published

on

Dy skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24

 Skiatoret koreano-jugore Han Dasom dhe Lee Eui-jin janë përjashtuar për shkak të një substance të gjetur te skitë e tyre, e ndaluar që nga sezoni 2023/24. Rihapet debati për substancat e përdorura te materialet sportive.

Skualifikohen për një pomadë të ngjashme me pastën e dhëmbëve. Kjo substancë ka shkaktuar largimin menjëherë nga Olimpiada dimërore të dy skiatoreve nga Koreja e Jugut, Han Dasom dhe Lee Eui-jin. Është fluori i ndaluar në protokoll që nga sezoni 2023/24.

Bën përshtypje fakti se fronti i ri i CIO-s është dopingu te materialet, sepse fluori nuk është gjetur në trupat e sportisteve, por në pajisjet e sportit që ato ushtrojnë, te skitë. Konkretisht, është gjetur në dyllin që teknikët kishin përgatitur për garat në Lago di Tesero. Kështu ka ardhur menjëherë përjashtimi i dy garueseve që gjithsesi nuk do të luftonin për medalje.

Lajmi ka rindezur debatin mbi rëndësinë e substancave që përdoren për skitë për t’i bërë ato më të shpejta gjatë garës. Ekipi italian, për shembull, ka një kamion me më shumë se 500 lloje pomadash, që seleksionohen për diskutimit me sportistët garë pas gare.

Advertisement

 

Continue Reading

Më të lexuarat