Connect with us

Sport

BOTËRORI 2026: SHQIPËRIA KËRKON TRI PIKËT NDAJ ANDORRËS

Published

on

Kombëtarja  e  Shqipërisë  në  pritje  të ndeshjes  së parafundit të Grupit K, për kualifikim  në Kampionatin  Botërorë të futbollit  që  në  vitin  2026  mbahet n  SHBA, Kanada dhe Meksikë , nesër  zhvillon  ndeshjen me  Andorrën 

Kombëtarja shqiptare  për dy  ditë me radhë ka  zhvilluar  përgatitje  n Barcelonë në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë. Të dhënat tregojnë se kuqezinjtë janë përballur tetë herë me këtë rival, duke regjistruar gjashtë fitore, një barazim dhe një humbje..

Në seancën e mbrëmshme stërvitore, trajneri  Silvinjo dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.

Lojtarët e Kombëtares u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.

Sot Kombëtarja  nga  Barcelona  ka  udhëtuar drejt  Andorrës ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00 në stadiumin  ku edhe  do t zhvillohet ndeshja .

Advertisement

Ndeshja Andorra-Shqipëri do të luhet  nesër , në Andorra me  fillim në ora  20:45   në ‘Estadi de la FAF” në Encamp, ndërsa  drejtësi  do të ndaj  arbitri rumun  Horatiu Fesnic

Sport

NBA KONFIRMON FORMATIN E RI TË LOJËS ALL-STAR

Published

on

NBA dhe Shoqata e Lojtarëve të këtij  kompeticioni kanë njoftuar një ndryshim të madh për Lojën All-Star 2026, duke prezantuar një format të ri për garën midis Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të botës. Spektakli vjetor i basketbollit do të zhvillohet të dielën, më 15 shkurt, në Intuit Dome në Inglewood, shtëpia e Los Angeles Clippers.

 Turneu  All-Star 2026 do të përfshijë një mini-turne që përfshin dy ekipe lojtarësh amerikanë dhe një ekip yjesh ndërkombëtarë, të njohur si “Ekipi Botëror”. Do të jetë një format me dy grupe, me katër ndeshje 12-minutëshe. Secila prej tre ekipeve do të ketë një minimum prej tetë lojtarësh.

 Si më parë, 24 lojtarë do të zgjidhen për Lojën All-Star, 12 nga secila konferencë. Pesë lojtarët do të zgjidhen nga tifozët  lojtarët aktivë të NBA-së dhe media , ndërsa shtatë rezervat për konferencë do të zgjidhen nga trajnerët kryesorë.

 Një veçori e re e rëndësishme është se këtë vit, lojtarët do të zgjidhen pavarësisht nga pozicioni i tyre. Mënyra se si lojtarët e përzgjedhur amerikanë do të shpërndahen në dy ekipet do të përcaktohet në një datë të mëvonshme.

 Nëse votimi nuk rezulton në 16 lojtarët e kërkuar amerikanë dhe tetë ndërkombëtarë, Komisioneri i NBA-së, Adam Silver, ka autoritetin të zgjedhë lojtarë shtesë për të mbushur ekipet deri në minimumin e kërkuar. Kjo do të thotë se në atë skenar, disa ekipe mund të kenë më shumë se tetë lojtarë.

Advertisement

 Turneu do të luhet në disa faza. Në ndeshjen e parë, Ekipi A do të përballet me Ekipin B. Fituesi i asaj ndeshjeje do të luajë me Ekipin C në ndeshjen e dytë, ndërsa humbësit e ndeshjes së parë do të përballen me Ekipin C në ndeshjen e tretë.

 Pasi secila ekip të ketë luajtur ndeshjet e veta, dy ekipet me rekordet më të mira do të luajnë në finale. Nëse të tre ekipet përfundojnë me një raport fitore-humbje 1:1, finalisti do të vendoset bazuar në diferencën e golave ​​nga ndeshjet e luajtura.

Continue Reading

Sport

MILEVSKI: DO TË PËRPIQEMI TË PROVOJMË DISA OPSIONE

Published

on

Reprezentacioni i  Maqedonisë nesër zhvillon ndeshje miqësore  kundër  Letonis në arenën ‘Todor Proeski’’ me fillim në ora 18:00. Hyrja për të gjithë tifozët është falas.

 Përfaqësuesja ‘A’ e Maqedonisë në futboll nesër do të luajë një ndeshje miqësore kundër Letonisë në kuadër  të përgatitjeve  për ndeshjen kualifikuese për  Botërorin  2026, kundër  Uellsit  në Kardif më 18 nëntor, ku me fitore  apo  eventualisht edhe me  barazim  do të  siguronte  pozitën e dytë në grupin J, pas  Belgjikës 

Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski, para  mediumeve  theksopi se nuk do të kursejë asnjë përpjekje, por do të provojë edhe disa variante para ndeshjes së fundit në grupin kualifikues, e cila do të vendosë për play-off-in për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm.

 ‘’ Sa  i përket ndeshjes me  Letoninë nuk ka nevojë të bëjmë llogaritje ose të kursejmë, sepse kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar para ndeshjes kundër Uellsit në Kardiff. Do të përpiqemi të provojmë disa opsione të ndryshme, si taktikisht ashtu edhe për të parë gjendjen fizike të të gjithë lojtarëve. Letonia është një ekip cilësor dhe fitorja është gjithmonë në mendjen tonë. Çdo ndeshje është e rëndësishme. Në këtë ndeshje, dua të shoh pamjen më të gjerë të Maqedonisë, duhet të mendojmë për të ardhmen. Ne gjithmonë e vëmë theksin te ekipi dhe kështu do të jetë edhe në këto ndeshje”tha trajneri Blagoja Milevski :

 Ndërsa  futbollisti Darko Çurlinov i cili pritet ti paraprij repartit të sulmit tha se nuk ka ndeshje miqësore për ne kur luajmë për Maqedoninë, pasi kjo ndeshje i paraprinë ndeshjes më të rëndësishme kundër Uellsit në Kardif, ku Maqedonia ka  rastin të sigurojnë play offin për kualifikim në Botërorë

Advertisement

Kur luajmë për Maqedoninë, nuk ka ndeshje miqësore. Çdo ndeshje për Maqedoninë, rezultati është përparësi. Atmosfera është e shkëlqyer, kemi një shans për t’u kualifikuar për Kupën e Botës. Shpresoj se do të japim maksimumin tonë në dy ndeshjet e ardhshme, dhe do të kontribuojmë për këtë në fushën për të cilën jemi marrë vesh. Është e rëndësishme që të hyjmë siç duhet në ndeshjen tjetër. Një fitore do të jetë një motiv plus për ne para ndeshjes me Uellsin, dhe ndihemi më mirë çdo herë që fitojmë”, tha Çurlinov.

Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) ka  njoftuar opinionin  se hyrja në këtë ndeshje do të jetë falas për të gjithë tifozët. Ndeshja miqësore Maqedoni – Letoni, luhet nesër në arenën ‘’Todor Proeski ‘’ në Shkup me  fillim në ora  18:00

 SHABAN SINANI – TV KOHA
Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: NË FUNDË JAVË ZHVILLOHET JAVA E 13-TË

Published

on

 Java e  13-të e kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor hapet me ndeshjet  Bashkimi – Rabotniçki dhe Struga Trim Lum – Arsimi. Të  dyja ndeshjet luhen nesër me fillim në ora  13:00.

  Në tre ditët e radhës, pra të shtunën të dielën dhe  të  hënën  në program janë ndeshjet e  xhiros së  13-të të sezonit vjeshtor  në Ligën e parë  të futbollit vendor Java e 13-të  hapet nesër me ndeshje  që zhvillohen në Kumanovë dhe  Strugë.

 Në Kumanovë  skuadra e bashkimit  është nikoqire e Rabnotniçkit. Duke  u bazuar  në rezultatet e deri  tanishme në  12  xhirot e zhvilluara vendasit  janë  favorite, kur  dihet  se edhe në  ndeshjen e parë  në Shkup  dolën  fitues, por   megjithatë  bëhet  fjalë për një skuadër  që ka  traditë  dhe përvojë të gjatë ndaj  vendasit  deri te  qëllimi mund të arrijnë me angazhim maksimal të të  gjithëve,

Struga  Trim Lum është  nikoqire e debutuesit  në elitën  e futbollit  ekipin e Arsimit të Çegranit, Dy ekipet në  12  xhirot e zhvilluar kanë rezultate të  mira  sidomos  vendasit  që aktualisht mbajnë pozitën e dytë  por edhe  Arsimi   nga  ndeshja në ndeshje  po tregon cilësi.

 Takimet  e xhiros së  13-të  fillojnë ora  13:00, takohen: E shtunë:  Bashkimi – Rabotniçki dhe Struga Trim Lum – Arsimi, të dielën takohen: Vardari – Tikveshi, Pelisteri  -AP Brera, nd[vërsa të hënën luajnë: Sileksi – Shkupi  dhe  Shkndija – Makedonija Gj.P

Advertisement

 SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat