Connect with us

Lajme nga vendi

VOLEJBOLL:  FERIZAJI NIKOQIRË E ‘’KUPA PAVARËSIA 2025’’

Published

on

Turneu  tradicional mbarëkombëtar i volejbollit ‘Kupa Pavarësia 2025’’ këtë  vit  do të mbahet me 28, 29, 30 nëntor në  Ferizaj, ku organizator është  Federata e  Volejbollit të Kosovës. Shkëndija e Tetovës e përfaqëson Maqedoninë e Veriut.

 Në organizim  të Federatës së Volejbollit  të Kosovës  nga  data 28, 29  dhe  30  nëntor  në Ferizaj  do të mbahet  turneu  tradicional i  volejbollit  për meshkuj dhe femra ‘’Kupa  Pavarësia  2025,  ku edhe kësaj radhe do të marrin pjesë  ekipet më të mira nga Shqipëria,Kosova dhe Maqedonia e Veriut.  Në kategorinë e meshkujve pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Partizani i Tiranës, Shkëndija e Tetovës, Peja dhe nikoqiri Ferizaj, ndërsa në kategorinë e femrave  marrin pjesë  Fer Voley, Dinamo, Pgradeci dhe  Drita.  Për turneun ‘Kupa Pavarësia  2025’’  ku merë pjesë edhe   Shkëndija e  Tetovës , trajneri  Durim Luma  për  TV  koha  deklaroi

“ Të  gjithë  shikuesve, të  gjithë shqiptarëve anë e mbanë t’ua  urojë 28  Nëntorin, Ditën e Pavarësisë apo ditën e Flamurit, Përhirë të  kësaj feste d.m.th. tradicionalisht mbahet Kupa e Pavarësisë në volejboll, ku marrin pjesë  ekipe nga   tre  shtete  shqiptare. Them edhe vendin tonë e quajta shqiptare  pasi ne  jetojmë  këtu. Shqipëria , Kosova  dhe ekipi i Shkëndijës  nga Maqedonia e Veriut. Kësaj radhe turneu i Pavarësisë 2025 do të mbahet n Ferizaj pra në Kosovë. Vitin e kaluar  është mbajtur në Tiranë, ndërsa  vitin tjetër sipas radhës duhet të organizohet  këtu në Tetovë. Turneu mbahet  prej   28 deri  30  nëntor në qytetin e Ferizajt’ dhe pjesëmarrës  do të jenë: Kampioni i Shqipërisë Partizani i Tiranës, kampioni i Kosovës  Ferizaj, fituesi i Kupës së Kosovës Peja  dhe  ekipi i  Shkëndijës  nga  Tetova e cila  çdo  herë merë pjesë në këtë  aktivitet’’  deklaroi Durim Luma

 Organizatori i turneut  ‘’Kupa Pavarësia 2025’’ tani më  ka  publikuar edhe orarin e ndeshjeve, kështu që 28 nëntor me fillim në ora 17:00, takohen: Peja – Shkëndija, ndërsa nga ora 20:00  Partizani Ferizaj Drita.  Të premten  luhen ndeshjet në kategorin e vajzave  ku takohen; Fer Voley – Dinamo dhe Pgradeci – Drita.  Ndeshjet  finale  do të zhvillohen  të shtunën  në ora 14:00  finalja e meshkujve dhe në ora  17:00  finalja e femrave

 

Advertisement

Shaban  Sinani – TV  Koha

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat