Lajme nga vendi
Presidentja ndau 20 bursa asnjë student shqiptar nuk është në mesin e njëzetë studentëve për studime jashtë vendit
Asnjë student shqiptar nuk është në mesin e njëzetë studentëve që fituan bursën studentore “Boris Trajkovski” nga ana e presidentes Gordana Siljanovska Dafkova. E, në fjalimin e saj, presidentja foli për faktin se shumica e të rinjëve që largohen nga vendi, largohen për faktin se atyre nuk u jepet mundësia e drejt për avancim, sipas saj, çmimin më të madh për këtë gjë e paguan shteti dhe vet qytetarët.
GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA, PRESIDENTE
“E dijmë se njëra prej arsyeve kryesore për migrimin e të rinjëve më të talentuar është pikërisht nevoja e tyre për të krjuar vlera, të avancojnë jo në bazë të lidhjeve dhe privilegjeve, por vetëm në bazë të njohurive të fituara dhe kualitetit që ata e posedojnë. Të dashur studentë, jeni pjesë e një grupi të vogël të rinjësh që ne, nuk guxojmë t’i humbim”
Ndërkaq, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska studentëve që fituan bursën shtetërore u bëri me dije që prej tyre pritet forcimi i kapaciteteve institucionale dhe zhvillimit të vet shtetit. Ajo kërkoi nga ata që të mos harrojnë se nga vijnë në momentin kur të përfundojnë me sukses këto studime.
VESNA JANEVSKA – MINISTRE E ARSIMIT
“Është një inkurajim për të vazhduar të ecni përpara me guxim, për të eksploruar, për të krijuar, për të mësuar dhe për të kaluar kufijtë e të mundshmes. Tani kur jeni bursist dua të ju këshilloj diçka ndonëse edhe nuk më pyesni, kur ti merrni diplomat, kur t’i hedhni kapelet lartë, kthejeni në mendjen tuaj se prej nga vini dhe kush ju mbështeti në rrugën tuaj drejtë suksesit”
Përndryshe, bursa studentore për studentët e dalluar “Boris Trajkovski” është bursë financiare që kap shumën afërsisht 15 mijë euro. Gjysmat e mjeteve sigurohen nga shteti ndërkaq 50 përqindëshi tjetër i shumës sigurohet nga kolegji “City” nga Selaniku. Si iniciativë është nisur nga koha kur tashmë presidenti i ndjerë, Boris Trajkovski ishte në detyrë.
Lajme nga vendi
Të rinjtë nxisin paqen në Ballkan! Konferencë ndërkombëtare për paqen në Universitetin e Tetovës
Në një iniciativë të përbashkët me Federatën Universale të Paqes, Universiteti i Tetovës organizoi konferencën “Nga iniciativa rinore drejt paqes së qëndrueshme”, me fokus të veçantë përfshirjen e të rinjve në nisma paqësore, sidomos nga Ballkani. Rektori i UT, Jusuf Zejneli, theksoi rëndësinë e edukimit, kërkimit shkencor dhe angazhimit shoqëror për të përgatitur gjenerata që jo vetëm përkrahin, por edhe punojnë aktivisht për paqe, duke shndërruar këtë konferencë në një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Përmes edukimit, kërkimit shkencor e angazhimit shoqëror, ne synojmë të përgatisim gjenerata jo vetëm që punojnë për paqe, por edhe punojnë aktivisht për të arritur atë. Kjo konferencë shërben si një platformë për shkëmbim idesh, frymëzim dhe forcim të bashkëpunimit, mes gjithë atyre që janë përkushtuar ndaj ndërtimit të paqes”, tha Jusuf Zejneli.
Lajme nga vendi
Maqedonia renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit
Maqedonia e Veriut renditet e 34-ta në botë dhe e dyta në Evropë për nga ndotja e ajrit me grimca PM.
Raporti i vitit 2025, i publikuar në platformën “IQAir”, e rendit vendin menjëherë pas Bosnjës dhe Hercegovinës dhe përpara Serbisë, me një koeficient prej 21.2, që do të thotë tejkalim i vlerave maksimale të grimcave PM 2.5 për tre deri në pesë herë, raporton agjencia “Meta.mk”.
Qytetet më të ndotura në vend vitin e kaluar ishin Tetova dhe Strumica, me një koeficient prej 27.3, që do të thotë se vlerat e PM 2.5 ishin pesë deri në shtatë herë mbi kufijtë e lejuar. Gostivari është në vendin e 18-të në listë, ndërsa Kërçova dhe Kumanova janë në vendin e 31-të dhe të 32-të. Shkupi është në vendin e 113-të me një koeficient prej 19.1.
Ky është Raporti i tetë vjetor Botëror i Cilësisë së Ajrit i platformës, i cili tregon se Maqedonia kishte ndotjen mesatare më të ulët të ajrit vitin e kaluar, krahasuar me vitet e mëparshme, kur koeficienti tejkalonte 35, d.m.th. alarmoi për vlera të larta të PM 2.5 deri në dhjetë herë.
Muajt më të ndotur ishin janari, shkurti dhe dhjetori, ndërsa ajri më i pastër ishte në prill dhe maj. Shkupi gjithashtu kishte ndotjen më të ulët të ajrit vitin e kaluar krahasuar me vitet e mëparshme. Që nga viti 2018, koeficienti ka rënë çdo vit nga mbi 30 në nën 20.
Lajme nga vendi
Mbledhja për bashkimin e VLEN-it, janë tejkaluar dallimet? Paralajmërohet kongres në maj
VLEN ka mbajtur mbrëmë mbledhjen e parë, ku është vendosur që kongresi i parë i koalicionit të mbahet gjatë muajit maj, shkruan Tema.mk.
Sipas burimeve të mediumit, në këtë mbledhje janë diskutuar hapat e ardhshëm organizativë dhe përgatitjet për kongresin, i cili pritet të jetë një moment i rëndësishëm për strukturimin dhe drejtimin politik të VLEN-it.
Kongresi i parë pritet të sjellë vendime të rëndësishme lidhur me organizimin e brendshëm dhe prioritetet politike për periudhën në vijim.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga vendi2 months agoVLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme

