Lajme nga vendi
Inspektorati Shtetëror i Tregut me kontrolle të përforcuara në objektet hotelierike para festave
Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) paralajmëroi se në prag të festave dhe organizimit të madh të ahengjeve, do të ndërmerr aksione të përforcuara mbykëqyrje inspektorale në objektet hotelierike. Qëllimi është të parandalohen parregullsitë gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie dhe të sigurohet mbrojtja e mysafirëve.
Nga Inspektoriati apelojnë deri tek hoteleritë të veprojnë me ndërgjegje dhe të respektojnë dispozitat ligjore të cilat i referohen punës së tyre veçanërisht në pjesën e numrit të lejuar të mysafirëve, orarin e punës, Ligjin për mbrojtje nga duhani dhe të gjitha dispozitat e tjera.
Inspektorati Shtetëror i Tregut paralajmëroi se do të reagojë në mënyrë të përshtatshme për mosrespektimin e detyrimeve ligjore dhe do të marrë masa dhe sanksione në përputhje me ligjet.
ISHT-ja u bën thirrje qytetarëve që çdo parregullësi ta raportojnë në Inspektoriatin Shtetëror të Tregut në numrin 191 ose www.dpi.gov.mk.
Lajme nga vendi
Kasami priti 3 kryetarët e fedaratave – kryetarin e FFK-së Agim Ademi, Masar Omeragiq të FFM-së dhe Armando Duka të FShF-së
Në vazhdim ja edhe Kumtesa e lëshuar nga takimi:
“Kisha kënaqësinë që, bashkë me pronarin e grupacionit Ecolog, filantropin Lazim Destani, t’i mirëpresim tre kryetarët e fedaratave, kryetarin e FFM-së Masar Omeragiq, kryetarin e FSHF-së dhe nënkryetar i UEFA-s, Armando Duka dhe kryetarin e FFK-së Agim Ademi.
Së shpejti, Stadiumi i Qytetit në Tetovë do të marrë pamje evropiane, ndërsa në bashkëpunim me FFM-në sigurojmë 10.000 ulëse, si dhe mbulojën e tribunave për stadiumin e ri.
U dakorduam që ky bashkëpunim i ngushtë të vazhdojë edhe më tej, për të mirën e sportit në Tetovë dhe në rajon”, shkruajnë përfaqësuesit e kancelarisë së kreut të Tetovës Bilall Kasamit.
Lajme nga vendi
Çairi shpall ditë zie për vdekjen e Shpat Kasapit, të martën mbahet mbledhja komemorative në Teatrin Shqiptar
Komuna e Çairit ka shpallur ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Izet Mexhiti, i cili theksoi se vendimi u miratua në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës.
Sipas Mexhitit, dita e hënë, 1 dhjetor 2025, do të jetë ditë zie në territorin e Komunës së Çairit, në nderim të artistit që la gjurmë të rëndësishme në skenën muzikore shqiptare.
Të martën, më 2 dhjetor, në orën 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet mbledhja komemorative ku qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të mund të shprehin respektin dhe nderimin për Shpat Kasapin. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten në ambientet e teatrit.
Vendimi për shpalljen e ditës së zisë do të hyjë në fuqi pas publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit.(INA)
Lajme nga vendi
Kërcënuan kryetarin e komunës, Prokuroria akuzon tre persona! Njëri përfundon në paraburgim
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për veprën penale “Rrezikim i sigurisë” sipas nenit 144 të Kodit Penal, ndërsa i akuzuari kryesor ngarkohet edhe me veprën “Shpërndarje e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik”.
Sipas Prokurorisë, i akuzuari i parë për një periudhë të gjatë ka publikuar në profilin e tij në Facebook përmbajtje me gjuhë urrejtjeje, fyerje, thirrje për dhunë dhe kërcënime të drejtuara ndaj kryetarit të Komunës së Kavadarit.
“Ai ka shpërndarë edhe fotografi të kryetarit dhe fëmijëve të tij të mitur, të shoqëruara me kërcënime, ndërsa ka publikuar video ku shihet duke qëlluar me armë automatike dhe pistoletë, duke i përdorur si mesazh presioni. Nga muaji korrik, i akuzuari ka filluar edhe kërcënime direkte përmes telefonit dhe mesazheve, duke i rrezikuar jetën kryetarit dhe familjes së tij. I dyshuari i dytë ka përcjellë kërcënimet në emër të të parit, ndërsa i treti ka komentuar në rrjetet sociale duke kërcënuar me vrasje kryetarin e komunës”, qëndron mes të tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
Për të akuzuarin kryesor, i cili ka shtetësi të dyfishtë maqedonase dhe bullgare, Prokuroria ka vlerësuar se ekziston rrezik arratisjeje dhe mundësi që të përsëritë veprën. Prandaj, është dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore të Kavadarcit për caktimin e masës së paraburgimit.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga bota2 months agoZjarr masiv shpërthen në rafinerinë e naftës pranë Los Angeles

