Sport
CHAMPIONS: 29 GOLA NË 9 NDESHJE. ARSENALI ME PIKË MAKSIMALE
Nëntë ndeshjet e zhvilluara mbrëmë në kuadër të xhiros së gjashtë në fazën e ligës të Championsit kanë prodhuar 2 fitore për ekipet vendase , 3 barazime dhe 4 fitore të ekipeve mysafire. Arsenal kryeson me 18 pikë maksimale , ndërsa Mançester Siti mundi Realin Santago Bernabeu.
Në 9-të përballjet e mbrëmshme të fazës së ligës në UEFA Liga e Kampionëve u shënua29 gola, ku nuk munguan as surprizat. Në ndeshjen më interesante nga 9-të ndeshjet e zhvilluara mbrëmë Real Madridi zhgënjeu para tifozëve vendas në Madrid duuke pësuar disfatë 1-2 nga Mançester Siti . Vendasit kaluan në epërsi me golin e Rodrigos , ndërsa për ekipin anglez shënuan O’Rejli dhe Haland nga Penaltia.
Arsenali vijon me formën perfekte, duke marrë fitoren e gjashtë, i vetmi ekip me këtë ecuri, duke mundur në transfertë skuadrën belge 0-3 Club Brizh.
Kampionët në fuqi të PSZH-së u ndalën në një barazim pa gola në Spanjë kundër Athletic Bilbaos.
Juventusi mori fitoren e dytë radhazi në fazën e ligës duke mundur 2-0 ekipin Pafos, ndërkohë Napoli është mposhtë 2-0 nga Benfika.
Dy sfidat e tjera u mbyllën në barazim 2-2, Leverkusen-Nju Kastl edhe Dortmund-Bodo/Glimt.
Pas gjashtë xhirove të zhvilluara tabelën e kryeson Arsenal me 18 pikë e ndjekur nga Bajern Munyh me 15 dhe PSZH, Mançester Siti e Atalanta me nga 13 pikë
Rezultatet:
Qarabag – Ajax 2-4
Vilareal- Copenhagen 2-3
Ath. Bilbao – PSG 0-0
Bayer Leverkusen – Newcastle 2-2
Benfica – Napoli 2-0
Club Brugge – Arsenal 0-3
Dortmund – Bodo/Glimt 2-2
Juventus – Pafos 2-0
Real Madrid – Mançester City 1-2
Sport
EGNATIA, DINAMO CITY DHE DRITA NESËR LUAJNË NDESHJET KTHYESE
Tre skuadrat shqiptare Egnatia në Europa Liga si dhe Dinamo City dhe Drita e Gjilanit , në UEFA Konferencë Liga nesër zhvillojnë ndeshjet kthyese të play ofit. Kujtojmë se tre ekipet në duelet e para si vendas kanë barazuar që do të thotë se vetëm fitorja ua siguron vizën për të kaluar në fazën tjetër. Tre takimet fillojnë në ora 19:00
Kampioni i Shqipërisë ekipi Egnatia pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të play off-it në UEFA Konferencë Liga me skuadrën Lilestrom të Norvegjisë, nesër mbrëma zhvillon takimin kthyes me shpresë se do t’ia dalin për t`u kualifikuar në fazën e grupeve në Ligën e Europës.
Por në stadiumin “Arasen”, me kapacitet 10.500 ulëse, ku luan ekipi norvegjez, e pret një atmosferë e flaktë. Lilestrom ka bërë të ditur sot se janë shitur thuajse të gjitha biletat për këtë ndeshje të rëndësishme për ata. Por edhe Egnatia do të ketë përkrahësit e vetë në këtë ndeshje kur dihet se në Norvegji ka një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë vend skandinav.
Kujtojmë se Egnatia nëse nuk arrin të kualifikohet në fazën tjetër të Europa Ligës, ka të siguruar kualifikim në fazën e Ligës të UEFA Konferencë Liga.
Ndeshja Egnatia – Lilestrom luhet nesër me fillim në në ora 19:00
Po, nesër zhvillohen edhe ndeshjet kthyese të play off-it edhe në UEFA Konferencë Liga ku garojnë edhe Dinamo City i Tiranës dhe Drita e Gjilanit.
Dy ekipet në ndeshjet e para përfunduan me barazim. Dinamo City barazoi 1-1 me ekipin Pafos të Qipros, ndërsa Drita e Gjilanit barazoi 2-2 me ekipin Inter Escaldes të Andorrës.
Ndeshjet Pafos – Dinamo City dhe Inter Escaldes – Drita luhen nesër me fillim në ora 19:00.
Shaban Sinani – TV Koha
Sport
SILEKSI – SHKËNDIJA HAPIN SIPARIN E JAVËS SË PESTË
Java e pestë e sezonit vjeshtor në Ligën e parë të futbollit do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën. Siparin e kësaj jave e hapin Sileksi – Shkëndija të premten me fillim në ora 16:00
Komisari i garave në kuadër të Federatës së futbollit të Maqedonia ka publikuar orarin e ndeshjeve për xhiron e pestë të sezonit vjeshtor.
Sipari i javës së pestë hapet të premten me fillim në ora 16:00 me ndeshjen Sileksi – Shkëndija, ndërsa po të premten me fillim në ora 17:00 zhvillohet ndeshja mes Struga Trim Lum – Bregallnica
Të shtunën me fillim në orën 16:30 në stadiumin e qytetit në Gostivar është caktuar të zhvillohet ndeshja Arsimi – Skopje. Ndërsa për ditën e diel janë caktuar të zhvillohen ndeshjet Bashkimi – Shkëndija e Haraçinës me fillim në ora 16:30 dhe ndeshja në Kavadar Tikveshi – Vardari, do të zhvillohet në ora 17:00.
Shaban Sinani – TV KOha
Sport
MUNDËSIT REXHEP HAJDARI DHE FATI VEJSELI FITOJNË MEDALJET E ARGJENDIT NË ‘’TARANTO 2026’’
Dy mundësit shqiptarë nga Shkupi, Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli, kanë fituar medalje të argjendta për Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Mundësit Rexhep Hajdari dhe Fati Vejseli kanë fituar medaljet e argjendit në kategorit e tyre në Lojërat Mesdhetare ‘’Taranto 2026 ‘’.
Rexhep Hajdari u mposht në finalen e kategorisë deri në 97 kilogramë, në stilin e lirë, me rezultat 6:0 nga Dauren Kurugliev i Greqisë. Kurugliev është me prejardhje nga Dagestani i Rusisë, ndërsa që nga viti 2023 garon për Greqinë.
Hajdari pati një paraqitje të mirë në garat e “Taranto 2026”, duke regjistruar dy fitore për të siguruar vendin në finale.
Medaljen e argjendtë e fitoi edhe Fati Vejseli, në kategorinë deri në 74 kilogramë. Mundësi shqiptar nga Shkupi nuk arriti ta përfundojë finalen ndaj Islam Dudaevit të Shqipërisë, pasi pësoi lëndim. Në momentin e ndërprerjes, Dudaev ishte në epërsi.
Vejseli kishte treguar formë të shkëlqyer gjatë garave, duke regjistruar tri fitore për të arritur deri në finalen e kategorisë së tij.
Me dy medaljet e argjendta të Hajdarit dhe Vejselit, Maqedonia e Veriut tashmë ka tri medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Përveç dy të argjendtave, vendi ka fituar edhe një medalje të bronztë, të cilën e siguroi Ahmad Magomedov, po ashtu në mundje

