Connect with us

Lajme nga vendi

Fehmi Stafa mbetet në paraburgim, refuzohet kërkesa për “arrest shtëpiak”

Published

on

Ish-Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa mbetet në paraburgim, pasi ankesa e tij kundër paraburgimit 30-ditor që i është caktuar për marrje ryshfeti, është refuzuar.

Këshilli i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit, duke vepruar sipas ankesës së mbrojtjes së të dyshuarit F.S., ish-prokuror shtetëror, kundër vendimit të gjyqtarit të procedurës paraprake me të cilin të dyshuarit i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, pas një seance dhe këshillimi, nxori vendim me të cilin, ankesa refuzohet si e pabazuar dhe vendimi i gjyqtarit të procedurës paraprake mbetet në fuqi, thuhet në vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit.

“Domethënë, F.S., për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm për vepër penale, “Marrje shpërblimi” për ndikim të paligjshëm, mbetet në paraburgim për shkak të ekzistencës së rrethanave sipas nenit 165, paragrafi 1, pikat 1 dhe 2, pra “Rreziku i arratisjes dhe Ndikimi mbi dëshmitarët””, njoftojnë nga Gjykata Penale e Shkupit.

Lajme nga vendi

Toshkovski: MPB do të publikojë të gjitha lokacionet ku janë vendosur kamerat e “Safe City”

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në drejtim të transparencës dhe edukimit më të madh të shoferëve, njoftoi se sistemi “Safe City” nuk do të jetë “kurth” për qytetarët. Ai tha se MPB planifikon të ndajë publikisht të gjitha vendet ku janë instaluar kamerat.

Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e akteve nënligjore që do të përcaktojnë kufirin e lejuar të shpejtësisë.

“Ne udhëhiqemi nga parametrat evropianë që parashikojnë një tolerancë prej tre deri në dhjetë kilometra në orë mbi kufirin e lejuar të shpejtësisë. Qëllimi nuk është të ndëshkohet me çdo kusht, por të ulet shpejtësia dhe të shpëtohen jetë”, theksoi Toshkovski.

Kamerat e “Safe City” të instaluara në rrugët e Shkupit regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut duke filluar nga 1 dhjetori. Ishte planifikuar që gjobat të fillojnë të zbatohen nga 1 janar 2026, mirëpo kjo është shtyrë pas 1 shkurtit 2026.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dy persona të arrestuar për gjueti të paligjshme në rrethin e Tetovës

Published

on

Më 18.12.2025, rreth orës 10:00, në rrugën rajonale Tetovë–fshati Vollkovijë, afër fshatit Radiovcë, në rrethin e Tetovës, punonjësit e policisë nga Njësia e Policisë Zherovjan kanë privuar nga liria personat R.A. (41) dhe Xh.A. (66), të dy nga fshati Zherovjan.

Arrestimi i tyre është bërë për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “gjueti e paligjshme”. Gjatë kontrollit, te R.A. është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e markës “Bajkall” kalibër 12 mm, me dy fishekë të vendosur, si dhe një rrip me 15 fishekë. Ndërkohë, nga Xh.A. janë konfiskuar leja e armës, legitimacioni i shoqatës së gjuetarëve dhe sende të tjera.

Të dy personat janë mbajtur në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës penal sipas nenit 396 dhe nenit 288 të Kodit Penal.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dyshohet se një nxënës është vetvrarë në Shkup

Published

on

Para pak minutave është raportuar një vetëvrasje në Shkup, shkruan Alsat.

Sipas burimeve jozyrtare, dyshohet se bëhet fjalë për një nxënës të moshës 17-18 vjeçare.

Po ashtu, jozyrtarisht, mësohet se është vetvrarë në malin e Gazibabës.

Nesër pritet që MPB të japë më shumë detaje për rastin. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat