Sport
JETON BEQIRI: SHKËNDIJA DO JETË NJË SKUADËR E FORTË NË PRANVERË
Shkëndija nga dita e djeshme ka ndezur motorët për tu përgatitur për pjesën pranverore ku e presin sfida të mëdha në tre fronte kampionatin vendor, Kupën dhe play off-in në Konferencë Liga. Faza kryesore e përgatitjeve zhvillohet në Antalia ga data 17 janar deri më 1 shkurte
Kampioni aktual i Maqedonisë së Veriut në futboll, skuadra e Shkëndijës që pas vetes la një vit me shumë suksese si në garat vendor dhe sidomos në ato ndërkombëtare, nga dita e djeshme zyrtarisht filloi fazën përgatitore për pjesën pranverore, ku kuqezinjtë do të garojnë në tre fronte, kampionatin vendor, Kupën dhe për herë të parë në histori edhe në garat evropiane, pas kualifikimit në play-off të UEFA Liga e Konferencës. Sipas projektit të stafit teknik që drejtohet nga trajneri Jeton Beqiri ditët janë të dedikuara për ekzaminimet mjekësore, përpara se ekipi të kalojë në ritmin e plotë të punës me dy seanca stërvitore në ditë. Trajner i Jeton Beqiri për TV Koha tha se ekipi fazën e parë do ta zhvillon në Tetovë , ndërsa nga 17 janari do zhvendoset në Antalia
“Fillojmë dal nga dal me fazën përgatitore për shkak se këtë vit kampionati do të filloj akoma më herët, kurse skuadra jonë normalisht për shkak të ndeshjeve të play off-it në Konferencë Ligë , ndeshjen e parë kampionate do të ketë një apo dytë para për shkak të angazhimeve eutropiane. Insistimi jonë si staf ishte që të fillojmë në kohë dhe këto ditët e para të punojmë këtu në Tetovë dhe të përfundojmë me ndeshjen kontrolluese kundër ekipit Brera dhe pastaj nga data 17 janar do të zhvendosemi në Antalia ku do të kemi edhe katër ndeshje kontrolluese dhe fazën kryesore të përgatitjeve’’ deklaroi trajneri Jeton Beqiri
‘’Për momentin futbollistët të cilët janë nën kontratë me Shkëndijën normalisht se janë këtu. Është specifike se situata vetëm me Reshat Ramadanin të cilit i ka përfunduar kontrata e huazimit dhe normalisht klubet do të bisedojnë për vazhdimin sepse dëshira jonë është që Reshati të mbetet pjesë e jona. Ne jemi në situatë që nuk kemi qenë asnjëherë më parë te Shkëndija për shkak se për futbollistët tonë ka shumë interesime nga skuadrat e huaja që mund të ndodhë që ndonjëri edhe shitet. Pastaj ka edhe futbollist të cilët do afrohen ‘’ tha trajner beqiri
Sa i përket situatës me Klisman Caken i cili ka oferta mjaftë tërheqëse trajneri Beqiri tha se i takon kryesisë të vendose
‘’Normalisht është merkato edhe i takon kryesisë klubit normalisht në bashkëpunim me ne të vendoset se cilat futbollist do të largohen . Pastaj ekzistojnë edhe marrëveshjet të cilat janë bërë. Por unë jam shumë i sigurt dhe jam i mendimit se edhe me ndonjë largim apo edhe me afrime të cilat do bëhen unë kam besim se Shkëndija do jetë një skuadër e fortë në pranverë për shkak se gjithmonë jam i mendimit se duhet të bazohemi te grupi e jo tek individët ‘’ tha Beqiri
Kujtojmë se Shkëndija deri ditën e sotme ka prezantuar vetëm Drilon Islamin si përforcim edhe pse me të madhe po flitet se ekipit do ti bashkëngjitet edhe futbollisti i AP Brerës, Fahd Nxenge, por nuk përjashtohen edhe prurje tjera. Faza kryesore e e përgatitjeve nga 17 janari deri më 1 shkurt do të zhvillohet në Antalia ku edhe do të zhvillohen katër ndeshje kontrolluese . Pjesa pranverore e kampionatit është caktuar të fillon më 10 dhe 11 shkurt, ndërsa në ndeshjen e parë Shkëndija në Tetovë do të mirëpret Struga Trim & Lum
SHABAN SINANI – TV KOHA

Sport
LIGA E DYTË: NDESHJA KAMJANI – TETEKSI NË QENDËR TË VËMENDJES
Java e 10-të e sezonit vjeshtor në Ligën e dytë vazhdon të shtunën me tre përballje dhe të dielën me katër duele. Stadiumi I Kamjanit të dielën në ora 13:30 është nikoqire e derbit të Pollogut Kamjani – Teteksi.
Të shtunën dhe të dielën në gjitha terrenet e ekipeve të Ligës së Dytë, në program janë ndeshjet e javës së 10-të të sezonit vjeshtor.
Kjo javë karakterizohet me disa ndeshje mjaftë interesante që drejtpërdrejtë do të ndikojnë në renditjen në tabelën e klasifikimit.
Të shtunën,në program janë tre ndeshje; Euromilk – Kozhufi, AP Brera – Novaci dhe Shkupi – Ohri.
Të dielën në stadiumin e Kamjanit për herë të parw si anëtare të Ligës së dytë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet një ndeshje derbi mes KF Kamjani dhe KF Teteksi.
Aktualisht dy skuadrat gjenden në mesin e tabelës me Kamjanin që mbanë pozitën e pestë me 14 pikë, ndërsa Teteksi në vendin e gjashtë me 13 pikë. Interesimi për të ndjekur këtë ndeshje është i madh andaj publiku ekipin e tyre duhet të përkrahë në mënyrë dinjitoze.
Të dielën zhvillohen edhe ndeshjet Pelisteri – Detonit PLaçkovica , Rabotniçki – Bellasica dhe Makedonija Gj.P – Osogova
Të gjitha ndeshjet e xhiros së 10-të në Ligën e dytë të futbollit vendor fillojnë në ora 13-30.
Lajme nga vendi
KARATE: MAQEDONIA E VERIUT ME 75 GARUES NË KAMPIONATIN BALLKANIK
Reprezentacioni i karatesë së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Ballkanik për kadetë, juniorë dhe U-21 që do të mbahet nga data 6 deri më 8 nëntor në Stamboll do të prezantohet me 75 garues.
Nga data 6 deri 8-të nëntor Stambolli është nikoqire edicionit të 26-të me radhë Kampionati Ballkanik i karatesë për kadet junior dhe U-21, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar reprezentacionit Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë s Veriut, Bosnja e Hercegovina, Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Greqisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Sllovenisë si dhe nikoqirit Turqisë.
Drejtori sportiv i reprezentacionit në Federatën e karatesë së Maqedonisë së Veriut, Arlind Huseini për TV koha tha se pas sukseseve në kampionatin botërorë, pret suksese edhe në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet në Stamboll,ku vendi ynë përfaqësohet me 75 garues.
Ndër aktivitetet e rëndësishme që do të mbahet gjatë këtij viti gjithsesi se është edhe Turneu Mbarëkombëtarë i karatesë që tradicionalisht mbahet me rastin e Ditës së Flamurit kombëtar 28 Nëntorit.
‘’Turneu mbarëkombëtarë për ditën e Flamurit 28 Nëntorit, do të zhvillohet përsëri në Tiranë me datën 28 dhe 29 nëntor, ku edhe ku edhe vendet pjesëmarrëse në fakt klubet shqiptare do të marrin pjesë nga i gjithë rajoni Mali i Zi, Kosova, Shqipëria , Presheva normal edhe klubet nga Maqedonia ‘’ tha Arlind Huseini
Nga këto aktivitete të reprezentacionit të karatesë krahas pjesëmarrjes dhe padyshim edhe sukseseve, pritet edhe mbajtja në kontinuitet e formës së garuesve për garat e ardhshme ndërkombëtare që do të mbahen edhe në vitin 2027.
Sport
GRANIT XHAKA RIKTHEHET TE ZVICRA DHE MBETET KAPITEN
Përfaqësuesja zvicerane do të jetë e kompletuar për dy ndeshjet e nëntorit në kuadër të Ligës së Kombeve pasi rikthehen e Xhaka dhe Embolo. Granit Xhaka vazhdon të mbetet kapiten i ekipit zviceran.
Ylli I futbollit zviceran futbollisti shqiptar Granit Xhaka do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën për dy ndeshjet e nëntorit kundër Sllovenisë dhe Skocisë në kuadër të UEFA Liga e Kombeve.
Vendimi është marrë nga bordi qendror i Federatës Zvicerane të Futbollit SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të COVID në vitet 2021 dhe 2022.
Krahas Garnit Xhakës në përfaqësuesen e Zvicrës rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në katër ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Ligën e Kombeve ” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Lucern.
Kujtojmë se në raundin e pestë në Liga B grupi 1 më 3 nëntor përballen Skoci – Maqedoni e Veriut dhe Slloveni – Zvicër.
Shaban Sinani – TV Koha
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

