Connect with us

Lajme nga vendi

KF ARSIMI HUMBË NDESHJEN E TRETË KONTROLLUESE NË KROACI

Published

on

KF  Arsimi  në kuadër  të përgatitjeve  në Kroaci  sot  ka zhvilluar  ndeshjen e tretë kontrolluese  me  ekipin  NK Primorje  nga e cila kanë pësuar  disfatë  4-1. Ndeshja e fundit  kontrolluese në Medulin do të luhet  më 16  janar, ndërsa më 17  janar ekipi  kthehet  në  Gostivar

  Klubi i  futbollit  Arsimi i  Çegarnit  që  nga  data 6 janar është në përgatitje për  pjesën e dytë të  kampionatit në ligën e parë të  futbollit vendor  në Medulin  afër  qytetit të Pulës  në  Kroaci  ku krahas  seancave  të  rregullta  stërvitore  deri  ditën e sotme ka  zhvilluar edhe tre  ndeshje  kontrolluese  me  ekipe  nga  kampionati  kroat  si me  HNK Vukovar nga  e  cila pësuan  disfatë  4-0,  Sllaven  Belupe pësuan  humbeje  4-1, ndërsa në  ndeshjen e sotme  kundër ekipi NK Primorje  sërish kanë   pësuar  disfatë të  thellë 4-1  ku  autor i  golit të vetëm ishte Alban Taipi. Nga stafi teknik i  ekipit me gjithat  shprehen të  kënaqur pasi nga dita  në  ditë  futbollistët i  kthehen formës së dëshiruar.  Ndihmës  trajneri  Labinot  Musliu tha  se pikërisht  në ndeshjen e sotme katër  futbollist kanë  pushuar  shkaku i  lodhjes , Gjithashtu është  për tu  dëshiruar  se deri më  sot  asnjë nga  lojtarët  në është i lënduar .  Ekipi  vazhdon   përgatitjet sipas  plan  programit të  stafit teknik, ndërsa  më  16  janar   do  të  zhvillojnë edhe një  ndeshje  kontrolluese dhe më pas  më  17  k janar  kthehen  ne   vend  ku  do të  vazhdojnë  fazën e funit të përgatitjeve  deri  në  fillimin e  sezonit pranveror që  starton më 10 dhe 11 shkurt[

 Shaban Sinani – TV Koha

Lajme nga vendi

Zëvendëskryeministri i Parë, Bekim Sali takoi Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja

Published

on

Sot, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, priti në takim Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, z. Florian Qehaja.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet dy vendeve, projektet e përbashkëta që i lidhin institucionet tona, si dhe për proceset e integrimit evropian dhe avancimin e agjendës evropiane në rajon.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave në funksion të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Babai dyshohet për dhunë seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçe

Published

on

Prokuroria e Kavadarit hap hetime për dy raste të përdhunimit të fëmijëve: Kërkohet paraburgim për të dyshuarit

​Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka nxjerrë urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore për dy raste të ndara, në të cilat ekzistojnë dyshime për veprën penale – Përdhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjeç, sipas nenit 188 të Kodit Penal.

​Rasti i parë: Negotinë

​Në rastin e parë, të dyshuar janë dy persona madhorë nga Negotina, të cilët fillimisht kanë kryer veprën penale – Kënaqja e pasioneve seksuale para tjetrit (neni 190 i Kodit Penal). Ata kanë kryer marrëdhënie seksuale para një fëmije të mitur, i cili i ka filmuar me telefon celular.

​Gjatë korrikut të vitit të kaluar, kur fëmija ishte 14 vjeç, njëri nga dy të dyshuarit e ka shtyrë disa herë të miturin të kryejë marrëdhënie seksuale me të, për çka i ka dhënë shuma të caktuara parash. Prokurori publik ka propozuar masën e paraburgimit për të dyshuarin për dhunim të fëmijës, vepër për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku 8 vjetësh.

Advertisement

​Rasti i dytë: Kavadar

​Prokuroria e Kavadarit po zhvillon procedurë dhe ka propozuar masën e paraburgimit edhe ndaj një babai nga Kavadari, i dyshuar për veprime të tjera seksuale ndaj vajzës së tij 13-vjeçare.

​Ai, në gjendje të dehur, e ka prekur vajzën në disa raste, me çka ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale nga paragrafi 5 i nenit 188, për të cilën parashihet dënim me burg prej së paku tri vjetësh.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mashtrim prej 15 mijë eurosh: 70-vjeçari nga Tetova denoncon rast në polici

Published

on

Një 70-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar më 12.01.2026 në SPB Tetovë se ai dhe vëllai i tij janë mashtruar për një shumë prej 15.000 eurosh nga një person me inicialet L. nga Tetova.
Siç raporton Tetovasot, gjatë vitit 2024 i dyshuari u kishte ofruar ndihmë për realizimin e pensionit nga një shtet i huaj, duke u kërkuar para si “depozitë” dhe duke i detyruar të nënshkruanin dokumente blanko. Pasi procedura nuk u realizua, ata kuptuan se ishin mashtruar. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat