Sport
Nuredin Dervishi shpallet karateisti më i mirë në Maqedoni në kategorinë e seniorëve
Federata e Karatesë e RMV shpall karatistët më të suksesshëm të vitit 2025
Federata e Karatesë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur karatistët më të suksesshëm për vitin 2025. Ndër sportistët e dalluar janë edhe garuesit e klubit të karatesë “Uskana” nga Kërçova, të cilët u nderuan për rezultatet e jashtëzakonshme gjatë gjithë vitit.
Sportistët e vitit 2025 nga Kërçova, të shpallur fillimisht nga Shoqata “Votra” dhe tashmë edhe nga Federata e Karatesë e RMV,
Blerina Zendeli – vendi i parë në kategorinë e juniorëve
Përveç tyre u vlerësua dhe
Veron Dervishi – vendi i dytë në kategorinë e kadetëve
Ndërkohë, Nexhbi Dervishi, seleksionues në Federatën e Karatesë së RMV, kishte nderin të ndajë mirënjohje për sportistët më të mirë në kategoritë e juniorëve dhe seniorëve.
Urime kampionëve! Puna dhe sukseset tuaja gjatë vitit 2025 u kurorëzuan me këto mirënjohje me vlerë të madhe.
Ju jeni krenaria e Kërçovës dhe na nderoni kudo që shkoni.
Shpresojmë që këto suksese të bien në sy edhe të autoriteteve të Komunës së Kërçovës, për t’i vlerësuar kampionët tanë ashtu siç e meritojnë.
Suksese edhe në vazhdim! Ju priftë e mbara!
Sport
Infantino: Kupën e Botës do ta dorëzojmë bashkë me presidentin e SHBA-së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e priti Gianni Infantinon me pompozitet para kamerave, duke e cilësuar si “mbretin e futbollit” dhe “mbretin e sportit”. Kreu i FIFA-s iu përgjigj komplimenteve në të njëjtën frymë gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku paralajmëroi se verën e ardhshme do t’ia dorëzojë Kupën e Botës ekipit kampion në krah të presidentit amerikan.
Ky njoftim rikujton një skenë të ngjashme pas Kupës së Botës për Klube të verës së kaluar, kur Trump ia dorëzoi personalisht trofeun Chelsea-t pas triumfit ndaj PSG-së. Infantino e shfrytëzoi rastin për të zgjeruar mesazhin përtej futbollit, duke theksuar se, ndonëse bota është e ndarë, FIFA promovon paqen dhe besimin, ndërsa Shtetet e Bashkuara, sipas tij, janë të gatshme të mirëpresin gjithë botën.
Sport
EUROPA LEAGUE: LYON DHE ASTON VILLA KUALIFIKOHEN NË 1/8 E FINALES
Mbërë janë zhvilluar 18 ndeshjet e para fundit të fazës së ligës në Europa Ligë. Me fitoret respektive, Lyon dhe Aston Villa kanë siguruar kualifikim në fazën e 1/8-ave të finales duke u bërë dy skuadrat e paratë kualifikuara.
Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të shtatë të Europa Ligë , faza e parafundit e këtij edicioni, duke dhuruar emocione, gola dhe rezultate vendimtare për renditjen.
Në “Renato Dall’Ara”, Bologna dhe Seltik ndanë nga një pikë në një duel emocionues. Skuadra skoceze e mbylli pjesën e parë në avantazh të dyfishtë (0-2), pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak pas daljes nga loja të japonezit Reo Hatate, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak minutash.
Në fraksionin e dytë, italianët shfrytëzuan epërsinë numerike dhe reaguan fuqishëm, duke barazuar rezultatin me golat e Dallinga në minutën e 58-të dhe Rowe në të 72-ën.
Lyon vijon marshimin perfekt në këtë kompeticion. Francezët triumfuan 0-1 në transfertë ndaj Young Boys dhe, bashkë me Aston Villa, kryesojnë renditjen me pikë të plota. Anglezët nga ana e tyre siguruan një fitore minimale, por të çmuar, 0-1 në fushën e Fenerbahçes, falë golit të Jadon Sancho.
Emocione pati në sfidën Porto–Plzen, e cila u mbyll 1-1, me portugezët që shmangën humbjen në fund. Feyenoord nuk gaboi përpara tifozëve të vet, duke mposhtur bindshëm 3-0 Sturm Graz. Freiburg fitoi minimalisht 1-0 ndaj Maccabi Tel Aviv, një sukses që e vendos ekipin gjerman në pozita të favorshme për kualifikimin.
Spektakël i vërtetë u pa në derbin nordik mes Brann dhe Midtjylland, ku ndeshja përfundoi 3-3. Norvegjezët arritën barazimin falë një penalltie në minutat shtesë. PAOK festoi një fitore të rëndësishme 2-0 në shtëpi kundër Betis, ndërsa Crvena Zvezda mori tre pikë të arta në transfertë, duke triumfuar 0-1 ndaj Malmos.
Pas 7 xhirove të zhvilluara tabelën e kryesojn ë Lyoni dhe Aston Vila me nga 18 pikë para para Freiburg që ka 17 pikë
Sport
NDESHJA STRUGA TRIM LUM – SHKËNDIJA FINALE PARA FINALES
Në çerekfinale e Kupës së Maqedonisë do të takohen Vardari – Ohri, Struga Trim Lum – Shkëndija, Shkëndija e Hraqinës – Rabotniçki dhe Detonit Plaçkovica – Sileksi. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt
Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë më në fund u hodh shorti për çerekfinalen e Kupës ku në garë janë pesë ekipe të Ligës së parë dhe tri ekipe të ligës së dytë .
Shorti deshi që në çerekfinale të kupës së Maqedonisë të përballen aktualisht dy skuadrat më të mira në vendin tonë Struga Trim Lum dhe Shkëndija e Tetovës . Lideri në pjesën vjeshtor të kampionatit ekipi i Vardarit kishte fat pasi do të përballet me ekipin e Ohrin anëtare në Ligën e dytë, Shkëndija e Haraçinës do të përballet me Rabotniçkin, ndërsa Detonit Plaçkovica takohet me Sileksin
Sot janë caktuar e dhe dyshet e mundshme për gjysmëfinalen e kupës, kështu që fituesi i ndeshjes Vardari –Ohri do të përballen me fituesin Detonit Plaçkovica –Sileksi dhe fituesi i ndeshjes Struga trim Lum-Shkëndija në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Shkëndija Haraqinë-Rabotniçki. Ndeshjet çerekfinale do të luhen më 25 shkurt

