Lajme nga vendi
Vranësira e intervalen me diell sot, temperaturat në rritje
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -4 deri në 3 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 6 deri në 11 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht me vranësira dhe erë të dobët deri në mesatare nga juglindja. Temperatura minimale do të bjerë në -1, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 9 gradë.
Nga e mërkura moti do të jetë pjesërisht me vranësira me shira lokal, ndërsa në malet më të larta me reshje bore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa të mërkurën erë e fortë nga juglindja. Temperaturat do të rriten.
Lajme nga vendi
Dimitrieska-Koçoska: Paga minimale, vendoset nga punëdhënësit dhe punëtorët
Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në emisionin “360 Gradë” në RTVM deklaroi se vendosja e pagës minimale duhet të udhëhiqet nga dialogu mes punëdhënësve dhe punëtorëve, ndërsa Qeveria do të pranojë çdo marrëveshje të arritur mes tyre.
Dimitrieska-Koçoska theksoi se, megjithëse paga e asnjë punëtori nuk është kurrë e mjaftueshme dhe gjithmonë duhet të jetë më e lartë, ekzistojnë rregulla ekonomike që duhet të merren parasysh.
“Le të ulen dhe të dakordohen mes tyre për atë që punëdhënësit mund të përballojnë, sepse ata janë ata që duhet të paguajnë pagat. Më tregoni, ku në botë shteti i mbulon pagat e sektorit privat? Qeveria mund të mbulojë pagat e administratës dhe të pensionistëve, por këtu po flasim për sektorin privat. Nuk mund t’i përziejmë gjërat,” tha ministrja.
Ajo shtoi se Qeveria ka rritur pagat në shëndetësi, arsim dhe MPB dhe ka kujdesur për punonjësit e saj. “Ky është një dialog që duhet të udhëhiqet nga punëdhënësit dhe punëtorët. Qeveria thotë: ‘Ne e vendosëm ligjin, dhe nëse mendoni se duhet të shkojmë përtej ligjit, dakordohuni mes jush’,” përfundoi Dimitrieska-Koçoska.
Lajme nga vendi
VLEN: Me Fetain në krye, nis goditja reale ndaj pasurisë së paligjshme
Lajme nga vendi
Ulet numri i të punësuarve në industri
Numri i punëtorëve në industri në periudhën janar – dhjetor të vitit 2025 krahasuar me periudhën janar – dhjetor të vitit 2024, është zvogëluar për 3,5 për qind, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.
Ndërkaq, numri i të punësuarve në industri në dhjetor vitin e kaluar, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2024 është zvogëluar për 2,8 për qind.
Numri i punëtorëve në sektorin Minierat dhe gurorët gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie për 6,0 për qind, në sektorin Industria përpunuese për 2,7 për qind, ndërsa në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 0,5 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, numri i të punësuarve në industri gjatë muajit dhjetor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, shënon rënie tek Energjia për 2,5 për qind, Prodhimet kapitale për 4,3 për qind dhe Prodhime jo të qëndrueshme për konsum të gjërë për 3,3 për qind dhe Produktet intermediare, përveç energjisë, për 1,8 për qind, ndërsa rritje vërehet te Prodhime të qëndrueshme për konsum të gjërë për 4,0 për qind.

