Lajme nga vendi
Toshkovski: Kemi rekordmenë, dy shoferë në Maqedoni kanë nga 40 ndalesa për drejtim të automjetit!
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mbrëmë në emisionin “Fli nëse mundesh” në televizionin Alfa, prezantoi të dhëna shqetësuese mbi kulturën e komunikacionit dhe efikasitetin e sanksioneve të deritanishme, duke zbuluar se në Maqedoni ekzistojnë shoferë me një numër ekstremisht të lartë ndalesash për drejtim automjeti, të cilët megjithatë vazhdojnë të shfaqen në trafik.
Sipas statistikave të MPB-së për katër vitet e fundit, shumica e shkelësve – gjithsej 55.435 qytetarë – kanë nga një ndalesë të shqiptuar. Megjithatë, shifrat për përsëritësit e shkeljeve janë alarmante. Plot 7.987 persona janë përballur me ndalesën e dytë, ndërsa 1.863 shoferë kanë nga tri vendime të formës së prerë për ndalim të drejtimit të mjetit motorik.
Ministri vuri theks të veçantë te “rekordmenët” në kuptimin negativ, duke theksuar se ka persona që dhjetëra herë e kanë shpërfillur ligjin.
“Ne kemi 687 persona me katër ndalesa, 291 me pesë ndalesa, por kemi edhe rekordmenë – dy shoferë që kanë nga plot 40 ndalesa të shqiptuara për drejtim të mjetit motorik”, deklaroi Toshkovski.
Ai theksoi se këto shifra tronditëse janë dëshmi e dobësive të deritanishme në kontroll, por siguroi se me zbatimin e sistemit të ri “smart”, një sjellje e tillë në komunikacion nuk do të jetë më e mundur.
“Me këtë sistem inteligjent, nuk do të mund të vozitet më në këtë mënyrë”, shtoi ministri, duke theksuar se qëllimi i projektit “Qytet i Sigurt” është t’i japë fund mosndëshkueshmërisë së shkelësve më ekstremë të rregullave të trafikut.
Lajme nga vendi
Arrestohen 7 persona për organizimin e përleshjeve me qenë
Aksioni policor është realizuar në qytetin e Kumanovës, ndërsa të arrestuarit janë nga Gostivari, Tetova dhe nga fshati Çerkez i Kumanovës.
Një aksion i policisë së Kumanovës, ka rezultuar me arrestimin e 7 personave, që dyshohen për organizimin e “përleshjeve me qenë”.
Sipas informacioneve të parë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë, me datën 23 mars rreth orës 23:00, policia i ka arrestuar personat me iniciale S.R. (34), A.M. (31), A.M. (27), J.K. (38) të gjithë nga Tetova, pastaj S.A. (40) nga fshati Çerkez i Kumanovës, si dhe N.M. (62) nga Gostivari.
Ata janë kapur në momentin që po organizonin aktivitetet për përleshjeve mes qenëve.
Të dyshuarit menjëherë janë dërguar në Stacionin policor, ndërsa SPB-ja (Sektori per Pune te Brendshme) thotë se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojnë masat adekuate ligjore.
Lajme nga vendi
Taravari kritikon Mickoskin dhe VLEN-in: Pa ndryshime kushtetuese, vendi rrezikon izolimin
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili tha se “nuk ka kushte politike për ndryshimet kushtetuese”
Sipas Taravarit, një qëndrim i tillë, pa afate dhe plan konkret, është i paqartë dhe shqetësues për të ardhmen evropiane të vendit. Ai ngriti pyetjen nëse Qeveria ka vendosur të mbyllë përfundimisht rrugën drejt Bashkimi Evropian.
Ai i bëri thirrje koalicionit VLEN që të reflektojë dhe të përballet me përgjegjësinë politike, duke rikujtuar premtimin për realizimin e ndryshimeve kushtetuese brenda gjashtë muajve. Sipas tij, heshtja dhe pasiviteti i tyre janë të papranueshme.
Taravari kërkoi që VLEN të ushtrojë ndikim real mbi partnerët qeveritarë dhe të mos mbetet spektator në proceset kyçe që përcaktojnë të ardhmen e vendit.
Në fund, ai bëri thirrje për unitet politik dhe shoqëror, duke theksuar se integrimi në Bashkimin Evropian nuk është opsion, por domosdoshmëri strategjike për shtetin dhe qytetarët.
Lajme nga vendi
Mickoski: Kemi marrëveshje me OKTA-n prej sot ulet çmimi i naftës dhe benzinës për 3 denarë
Është rënë dakord për uljen e çmimit të karburantit me OKTA, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, përcjell TV21. Sipas tij, nga sot do të ketë një ulje prej tre denarësh në të gjitha pikat e karburantit të OKTA.
“Po, gjatë ditës së djeshme ministrja e Energjetikës zhvilloi bisedë me drejtorin e përgjithshëm të OKTA, dhe kemi një denar shtesë ulje. Kështu që, nga sot do të kemi tre denarësh ulje në të gjitha pikat e karburantit që janë klientë të OKTA. Nga këto çmime që janë maksimale, të vendosura dje nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, kemi tre denarësh ulje, që do të thotë se aktualisht kemi çmimet absolutisht më të ulëta të karburantit”, deklaroi Mickoski.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Sport2 months agoOLIMPIADA DIMËRORE ‘’MILANO CORTINA 2026’’ FILLON MË 6 SHKURT
-
Lajme nga bota2 months agoGjermania në krizë për punëtorë të kualifikuar, spitalet dhe shkollat kanë mungesa të mëdha

