Lajme nga vendi
SHUMË FJALË, PAK VEPRA – MAQEDONIA SA AFËR AQ LARG BE-së
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut, menzi presin që vendi të anëtarësohet në familjen e madhe të Bashkimit Europian, duke shpresuar në rritje të standartit të jetësës, ekonomisë, sigurisë dhe drejtësisë.
Por krejt çka po marrin prap janë deklarata retorike për pëfitim të poenëve politik ditor! Qeveria e re erdhi me premtimin se do të plotësohet kushti i Komisionit Evropian, pra që ndryshimet kushtetuese do të ndodhin dhe se vendi do të hapëroj drejt BE-së por deri më tani nuk është lëvizur fare në këtë aspekt.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut thotë se është pajtuar që ndryshimet kushtetuese të ndodhin, por kërkon garanca që nuk do të ketë kushtëzime tjera. Bullgaria siç duket nuk e ka me nxitim dhe nuk po e flet atë që Hristjan Mickoski dëshiron ta ndëgjojë! E kjo ka shkaktuar ngecje në integrimin e Maqedonisë!
Në pyetjen e Televizionit Koha, se çfarë tjetër mund të bëj Brukseli që të bind udhëheqësit e Maqedonisë së Veriut që të lëvizin përpara drejtë integrimit, Ambasadori i BE-së në RMV, Michail Rokas tha se të gjithë liderët e BE-së që kanë qenë këtu, kanë bërë apele, i kanë sguruar dhe u kanë ofruar mbështetje politikanëve të Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese dhe plotësimin e kushteve të tjera. Ai shtoi se pozicioni i BE-së është i qartë, se duhet me patjetër të implementohen kërkesat e tyre, që janë ndryshimet kushtetuese, pa të cilat vendi nuk mund të ec përara.
“Liderët europian të cilët së fundmi e kanë vizituar vendin, ata kanë pasur një mesazh të përbashkët, dera është e hapur dhe Maqedonia e Veriut e ka vendin në familjen europiane. Pra ne jemi gati dhe u kemi ofruar mbështetje në çfarëdo ngritje të besimit, nevojat që të pasojnë, dhe çfarëdo do mase ose ideje që do të vijoj me qëllim që të hapim negociatat. Pozicioni i BE-së është shumë i qartë, daton që nga viti 2022, dhe angazhimin që shteti e ka marr duhet patjetër që të implementohet”
Nga ana tjetër, në mungesë të hapava konkret të krerëve të shtetit për sa i përket integrimit në BE, qytetarët po ndërmarrin masa vetë! Qindra qytetarë presin çdo ditë para ambasadave të vendeve europiane, duke shpresuar për jetë më të mirë jashtë Maqedonisë së Veriut. Vetëm në rajonin e Tetovës, pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë, 120 nxënës kërkuan fletshpërngulje nga shkollat fillore, për të bërë bashkimin familjar me prindërit e tyre që tashmë jetonin në mërgim. Ndërkaq, secilin vit kemi shumë e më shumë persona që migrojnë dhe shifrat janë frikshëm në rritje. Se a po bëhet qëllimisht ky ngërç i integrimit që të shtyejn qytetarët e sidmos shqiptarët drejt migrimit, mbetet që ta komentin ju shikues të nderuar!
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

