Connect with us

Lajme nga vendi

EDHE PAS 20 MUAJVE, BUJQIT E TETOVËS AKOMA NUK JANË DËMSHPËRBLYER

Published

on

Bujqit e Tetovës sot në shenjë proteste kanë shprehur pakënaqësitë para komunës së Tetovës, pasi akoma nuk kanë marr asnjë dëmshpërblim nga breshëri  që u dëmtoi të mbjellat në vitin 2024. Bujqit e Pollogut kërkojnë të trajtohen njëjtë sikurse rajonet tjera.

Bujqit thonë se edhe pse dëmi ishte 100%, nga ana e Komunës së Tetovës dhe Ministrisë së Bujqësisë në atë kohë u premtua se do dëmshpërblehen 35 % por ata deri më tani nuk kanë marrë asnjë denarë apo 10% siç edhe u është thënë me vonë.

Bujqit presin që Komuna e Tetovës t`u paguaj 5 %  ndërsa qeveria 5% , por as nga njëra dhe as nga tjetra ende nuk i kanë marrë mjetet.

OSMAN ADILI – Bujk 

“ Ne kemi dalë para komunës për çështjen e breshrit që u bë para dy vjetëve në 2024 vet na premtoi kryetari në 2024 me ministrin e bujqësisë, ishin në tokat në të mbjellat dhe i panë të gjithë dëmet që janë bërë , na premtoi së shpejti 35 % na premtoi nuk lëshojnë 35 % pesë përqinë qeveria 5 % komuna. Njëherë ishte problemi dokumenteve , qeveri, ministri komunë s’dimë ka ishte problemi , më pas ne ishin u takuam me kryetarin në dhjetor, na premtoi në janar, janari shkoj ka ardhur shkurti , njëjtë na premtoi para zgjedhjeve nuk i lëshoi edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve .”

Advertisement

MUHAREM ISAKU- BUJK 

“  Ne jemi mbledhë këtu për dëmet që na u bën në 2024 dhe asnjë përgjigje nuk kemi , jemi nga fshati Xhepçisht dëmi ka qenë në rajonin tonë më shumë , të dëmtuar 100% , komisioni që doli në terren e vlerësoj dëmin 100% dhe nga ajo ditë e deri më tani asgjë s’kemi. Asnjë informatë nuk kemi   nga komuna s’kemi as 5 % dhe ne kërkojmë  jemi barabartë me Maqedoninë Lindore , në perëndimore jemi pas dore Bujqit, dhe ne jemi qytetarë të këtij vendi. Për tatime jemi barabartë me tjerët a për dëmet të shmangët.”

Nga komuna e Tetovës në një përgjigje me shkrim na thanë se deri në fund të këtij muaj, bujqit e Tetovës do të marrin mjetet financiare.

KOMUNA  E TETOVËS 

“ Institucionet përkatëse kanë përfunduar procedurat administrative të nevojshme, duke hapur rrugën për realizimin e pagesave. Sipas dinamikës së paraparë, kompensimi për bujqit e dëmtuar pritet të ekzekutohet deri në fund të këtij muaji.” 

Advertisement

Në qershor të vitit 2024 një breshër që kaploi rajonin pollogutdëmtoi të mbjellat në atë kohë ministri bujqësisë, bashkë me kryetarin e komunës dolën në terren për të vlerësuar dëmet, të dy u zotuan se bujqit do të dëmshpërblehen.

Por nga ajo kohë e deri më tani afati i dëmshpërblimit vetëm është shtyre, ndërsa bujqit thonë se janë në borxhe në barnatoret bujqësore pasi që nuk kanë paguar farat e të mbjellave.

Lajme nga vendi

Struga nuk heq dorë nga Korridori 8, Qyra: Projekt strategjik për zhvillimin e rajonit

Published

on

Komuna e Strugës ka rikonfirmuar përkushtimin për realizimin e Korridorit VIII, duke e cilësuar këtë projekt si domosdoshmëri strategjike për zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor të qytetit, vendit dhe rajonit. Në një njoftim zyrtar, Komuna thekson se Korridori VIII nuk është çështje zgjedhjeje, por një projekt me ndikim të drejtpërdrejtë në ndërlidhjen infrastrukturore dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, raporton gazeta KOHA.

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, vlerëson se realizimi i segmentit Trebenishtë-Qafë Thanë është i domosdoshëm dhe duhet të vazhdojë pa ndërprerje. Sipas tij, institucionet duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar dhe të përgjegjshme, duke gjetur një zgjidhje që balancon nevojat zhvillimore me rekomandimet e UNESCO.

Në këtë drejtim, nga Komuna rikujtojnë se çështja është trajtuar edhe në një takim të nivelit të lartë të mbajtur në Paris gjatë muajit shkurt, ku janë diskutuar mundësitë për harmonizimin e projektit me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë. Komuna e Strugës ka dhënë tashmë një mendim të qartë dhe pozitiv për realizimin e projektit, duke e konsideruar atë thelbësor për të ardhmen e rajonit. Ky qëndrim, sipas njoftimit, i është dorëzuar Ministrisë së Mjedisit Jetësor.

Në funksion të rritjes së transparencës dhe përfshirjes së qytetarëve në proces, Komuna ka mirëpritur iniciativën e kompanisë Bechtel Enka për organizimin e një takimi publik konsultativ. Takimi publik do të mbahet nesër (e martë) në ora 12:00, në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës, ku qytetarët dhe palët e interesuara do të kenë mundësi të informohen dhe të japin kontributin e tyre.

Autoritetet lokale theksojnë se mbeten të vendosura që projekti i Korridorit VIII të realizohet, duke e konsideruar atë jo vetëm si investim infrastrukturor, por si drejtim kyç për zhvillimin e ardhshëm të Strugës dhe rajonit përreth. (koha.mk)

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjendet pa jetë 38-vjeçari që rezultonte i zhdukur, pranë tij u gjetë një pistoletë

Published

on

MPB njofton se më datë 29.03.2026, në ora 16:47, në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Shkup është raportuar se në një objekt të braktisur në zonën e komunës së Aerodromit është gjetur i vdekur personi me iniciale M.K. (38 vjeç) nga Shkupi.

​Sipas informacioneve të para nga policia, pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një pistoletë. Vdekja është konstatuar në vendngjarje nga mjeku kompetent.
​Viktima ishte denoncuar si i zhdukur që nga data 03.03.2026, pasi ishte larguar nga shtëpia e tij dhe nuk ishte kthyer më. Ekipet policore kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion (autopsi) për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Devijimi i Korridorit 8-të, Nikollovski: S’mund ta rrezikojmë anëtarësinë në UNESCO, po kërkojmë zgjidhje të re

Published

on

Një rekomandim i UNESCO-s për Maqedoninë e Veriut për segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë ka mjaftuar që shteti ta rishikojë këtë projekt.

Ministri i transportit Aleksandar Nikollovski thotë se nuk mund të rrezikohet përjashtimi nga UNESCO për lëshimet që janë bërë nga projektuesit në kohën e pushteti të kaluar.

“Ndërtohet aksi për momentin, kështu që nëse s’do të kishim qëllim për të punuar nuk do të bëhej! Por, gjithashtu ka rekomandim shumë të qartë nga UNESCO për mbrojtje të mjedisit jetësor dhe të trashëgimisë kulturore, duke pasur parasysh se kjo zonë është e mbrojtur nga UNESCO, shkaku i relikteve të shumta arkeologjike që gjenden në këtë trase. Ne e kemi patjetër t’i përmbahemi rekomandimeve të UNESCO-s që për këtë trase nuk mund të merren vendime të pakthyeshme”, tha Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.

Nikollovski për TV21 tha se nuk do të mbetet pa rrugë të rikonstruar segmenti që lidhet me Qafë Thanën dhe aktualisht po përpiqen të gjejnë një modalitet për përshtatshëm duke respektuar rekomandimet e UNESCO-s por duke shtuar edhe lidhjen në akse të qytetit të Strugës dhe Aeroportit të Ohrit. Nikollovski tha se është në interes të shtetit që lidhjet të bëhen të gjithanshme.

 “Kjo zgjidhje e sjellë nga pushteti i kaluar i LSDM-BDI nuk parasheh lidhje me Komunën e Strugës me këtë autostradë. Dikush mund të thotë se mund të bëhet lidhje e re, por në projektin aktual nuk është, unë e kam këtu. Nuk ka lidhshmëri as me aeroportin sepse kalon mbi vendndodhjen aktuale të aeroportit dhe është e pamundur të lidhet me aeroportin që do të thotë nëse jeni nga Struga ose Ohri e keni patjetër të përshkoni përmes rrugës tjetër Ohër-Kërçovë”, u shpreh Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit.

Advertisement
Përveç për Korridorin 8 ka pasur edhe 7 rekomandime tjera të UNESCO-s për Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit të fundit të Komitetit të trashëgimisë botërore të kësaj organizate, shumica e shkeljeve janë të evidentuara në Ohër me ndërtimet dhe mbindërtimet pa leje në perimetrin e zonës së mbrojtur.

Këto rekomandime u diskutuan në një takim të autoriteteve tona me përfaqësuesit e UNESCO-s në Paris për mbrojtjen e statusit të kësaj zone në UNESCO dhe pas kësaj të punohet për një zgjidhje.

Ndryshe nga pjesa e Shqipërisë punimet po vazhdojnë për lidhjen e Korridorit 8 me autostradë drejtë vendkalimit kufitar Qafë Thanë, megjithëse fqinjit tonë UNESCO i ka bërë njësoj rekomandime për punimet në zonën e mbrojtur të Liqenit Ohrit.

Continue Reading

Më të lexuarat