Connect with us

Lajme nga vendi

SHBA – RMV: MARRËVESHJE PËR TREGTI RECIPROKE ME HEQJEN E TARIFAVE!

Published

on

SHBA-të dhe RMV-ja arritën marrëveshje kornizë për tregti korrekte dhe reciproke, me të cilën hapen mundësi të reja për eksportuesit nga Maqedonia dhe thellohet bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve.

Sipas kornizës së dakorduar, Maqedonia e Veriut tërësisht do t`i shfuqizojë të dhënat doganore për të gjitha prodhimet industriale dhe bujqësore nga SHBA. Njëkohësisht SHBA-të do të mbajën 15% të tarifave për një pjesë të prodhimeve të Maqedonisë, por do ta shqyrtojnë mundësinë që disa kategori të caktuara të fitojnë shkalla doganore prej 0%.

Me vendimin paraprak të prillit të vitit të kaluar, Presidenti amerikan Donald Tramp miratoi vendimin për vendosjen e tarifave reciproke prej 33% për Maqedoninë e Veriut.Marrëveshja e re zëvendëson këto masa me tarifa më të ulëta dhe më fleksibile.

Kryeministri Mickoski vlerësoi se marrëveshja është tregues I qartë për thellimin e partneritetit strategjik me SHBA-të.

“Pas marrëveshjes për partneritet me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbylljen e dialogut postmonitoring me Këshillin e Evropës pas 26 viteve, mbrëmë vonë Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë të përbashkët midis SHBA-së dhe RMV-së për tregti reciproke. Kjo deklaratë paraqet sinjal të fuqishëm për mbështetjen që e gëzojmë nga SHBA dhe trason rrugën drejt marrëveshjes gjithë përfshirëse me tarifa jo më të larta se 15%, kurse për disa prodhime edhe 0%” – ka shkruar Kryeministri Mickoski nëpër rrjetet sociale.

Advertisement

Në komunikatën nga Shtëpia e Bardhë potencohet se dy vendet do të vazhdojnë të punojnë për finalizimin e marrëveshjes, gatishmërinë për nënshkrimin e saj dhe zbatimin e procedurave të nevojshme vendore për ta vënë në funksion.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat